Borxhe dhe fukarallëk, si flasin fqinjët për familjen e Albertit

May 20, 2018 20:17

Borxhe dhe fukarallëk, si flasin fqinjët për familjen e Albertit

 

Publikimi i videos së PD-së ku u zbulua identiteti i Albert Veliut si “Dëshmitari X” në audiopërgjimin me Agron Xhafajn, vëlla i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka bërë “zhurmë” në lagjen e tij në Vlorë.

Banorët e lagjes “Partizani”, të cilët jetojnë prej dekadash me “dëshmitarin X”, kanë mbetur të habitur nga shfaqja e videos ku fqinji i tyre për 16 minuta rrëfeu me zë e figurë se ka bashkëpunuar me Agron Xhafajn vite më parë në Itali në fushën e drogës.

 “Mori në qafë fëmijët, çfarë i duhej atij politika”, shprehen shumica e banorëve, të cilët për efekt të çështjes sensitive nuk pranojnë të identifikohen. Ata shprehen se nuk e kishin parë prej ditësh fqinjin e tyre Albertin.

Sipas tyre, edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij kanë braktisur banesën që ditën e mërkurë pasdite, pra, një ditë para se “dëshmitari X” i audio-përgjimit të vetëidentifikohej.

Në banesën e tij, sipas fqinjëve, nuk është parë këto ditë prezencë policie dhe as persona të tjerë civilë të panjohur për ta.

Fqinjët nuk kanë dijeni se ku strehohet bashkëshortja dhe dy fëmijët e Albert Veliut.

Adelina Dalipaj, shitëse në dyqanin e lagjes, jetonte prej 22 vitesh pranë tyre. Ajo rrëfen se familja jetonte në vështirësi ekonomike dhe se mjaft ushqime i merrnin me listë tek ajo.

Znj. Dalipaj, si e njihni ju familjen e Albert Veliut?

Kemi prej 22 vitesh që jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe kemi shkuar shumë mirë, mbi të gjitha me bashkëshorten e tij. Me të ndanim ditët, bisedonim shpesh dhe qëndronim gjatë së bashku.

E keni parë ju audio-përgjimin e fqinjit tuaj, publikuar nga Partia Demokratike?

Po, e kemi parë dhe nuk e di… nuk arrij ta kuptoj… Prej ditës kur ka dalë videoja, edhe ne pyesim njëri-tjetrin si banorë se si ka mundësi. Nuk e di, është një situatë që nuk e kuptoj dhe nuk di se çfarë të them. Nuk e di çfarë i duhej politika… Ka marrë fëmijët në qafë.

Thatë se kishit marrëdhënie të afërta me gruan e tij. Si ishte nga gjendja ekonomike familja e saj?

Janë të mbytur në borxhe. Edhe në dyqanin tim kanë një listë me ushqimet që merrnin. Ishin keq nga gjendja ekonomike. Një djalë u punonte si kamerier.

Pas publikimit të videos, keni parë ju këtu prezencë të policisë? Ka ardhur njeri, qoftë edhe për t’ju pyetur për ndonjë informacion rreth tij si fqinjë të tij?

Jo, jo nuk kemi parë polici, as persona të tjerë rreth e rrotull gjatë këtyre ditëve. Flas për persona që nuk i njohim, s’kemi parë askënd të tillë këto ditë këtu. Por as prezencë të policisë nuk kemi parë fare.

Familjarët e Albert Velisë janë larguar nga banesa që pas videos? Kur i keni parë ju ata për herë të fundit?

Po deri ditën e mërkurë në drekë, gruaja dhe fëmijët ndodheshin këtu. Pastaj pasdite nuk i kemi parë sërish. Prej së mërkurës në pasdite shtëpia e tyre është bosh. Ndërsa Albertin nuk e kemi parë prej disa ditësh këtu.

Me çfarë jetonin?

Po djalin e madh e kishin në punë, kamarier. Ndërsa gruaja e tij aktualisht ishte pa punë. Kohë më parë kishte punuar, ndërsa tani ishte pa punë. Më thoshte shpesh se shpejt do të futem në punë, shpresonte shumë.

Keni qenë ju në dijeni se fqinji juaj Alberti merrej me trafik?

Nuk e di, nuk them dot gjë. Çfarë të them… Alberti di që ka qenë në burg, por nuk di më shumë së kaq. Çfarë të themi…/ Panorama

l.h/ dita

May 20, 2018 20:17
Komento

8 Komente

  1. Fat man May 20, 20:45

    Bisede e shpifur……di qe ka qene ne burg por se per cfare jooooooo, mashtruese.
    Po plazhin privat qe hapte cdo vit Alberti (Babalja) ne Orikum dhe anijen private per peshkim dhe transport droge nuk e dinin ????
    Po te jesh bixhozci dhe pijanec jo pa leke por edhe pa breke rri.

    Reply to this comment
  2. Arben May 20, 20:56

    Me kete videon inshallah I ka mbyllur

    Hallet

    Reply to this comment
  3. Arlind May 20, 22:47

    O ti antiturku i betuar na keni care trapin me keto komentet jo turq jo kaur cte duhet me te tjeter se si do shkruajne shiko punet e tua rrot trapi te gjithe profesora ju

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic May 21, 01:57

    Eshte turp per Berishe dhe bashen(me falni se ket nuk dijen se c`eshte turpi) te merren me nje fukara ta perpunojne dhe ta nxjerrin ne tregun medjatike per pes cente.
    Keta mjeran politik qe se ershen ne krye te kesaj force politike qe ne fakte nuk eshte forc politike pore nje bande qe nga fillesat e saje e deri ne funde.
    Keshtu jan marre te jeten e ketyre 27 vjet. Keta ua nxin jeten shqiptarve dhe tani kthehen e lozin me to duke i perdori si tu doje qefi per intersa te piste.
    Keta “deshmite” te sajuar te cilet nuk jan gje tjetr vecse ne pasqyri i poshtersive te Berishes dhe te Bashes. te cilet tani ne grahmat e fundit kerkoj te marren si mburoj njerzore fukaraite qe vet kat i ben te tille.!

    Reply to this comment
  5. Alban Dega May 21, 09:12

    BABALJA APO HAVALJA E PDSH-SE DHE SALI BERISHES !?

    – KU… KU SA POSHTE KA RENE SALIKRACIA !?
    – MOZOMAKEQ !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    NARKOTRAFIKANTI….
    HUMANTRAFIKANTI….
    PIJANECI KRONIK….
    HAJDUTI I MAKINAVE…
    KUMARXHIU I FAMILJES DHE FEMIJEVE TE VET … BABALJA ESHTE BERE TASH PESE DITE JO VETEM KALI I BETEJES PER KARRIKE E PUSHTET POR EDHE EMBLEMA DHE SIMBOLI
    I PDSH-SE DHE LSI-SE , I OPOZITES SE PALLUAR E SHPARTALLUAR ME KEQ SE GJERMANET NE STALINGRAD !
    “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE KRYPESHQVE TE SAJ SALI LUL MUL MONA CIZME XEN ENKELED SALIANJIN EDI PALOKARIT …. ESHTE KATANDISUR SI MOS ME KEQ !
    BABALJA I TYRE, SIC E TREGOJNE DESHMI E PROVA E FAKTE TE PADISKUTUESHME ME ZE E ME FIGURE ESHTE KTHYER E DO TE JETE HAVALJA E KRYPESHQVE POLITIKE, JURIDIKE, MEDIATIKE, BIOLOGJIKE TE “ KESAJ MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT” NGA PANIKU DHE TMERRI I REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT NE DREJTESI E POLICÍ, NE ADMINISTRATE E
    POLITIKE !!!
    SHQIPTARE KUDO QE JENI!
    SHIHNI SA POSHTE KA RENE KARTAGJENA E SALIKRACISE !
    SHIHNI KE KANE KTHYER NE SIMBOL, EMBLEME E TOPUZ TE TYRE PER ARDHJEN NE PUSHTET ME KOMPLOTE, INTRIGA , MASHTRIME, POSHTERSI IDIOTESKE, QESHARAKE, TE NEVERITSHME DERI NE KRUPE !?
    NESE KINI DYSHIM HIDHNI NJE SY VETEM FOTOGRAFISE SE TIJ SY E FYTYRE KUQE NGA ALKOLI E STRESI I KRIMEVE TEPER TE RENDA TE TIJ TE PERMENDURA NE FILLIM TE
    SHKRIMIT
    CFARE NUK PRITET NGA NJE “BANDE GANGSTERESH “ QE PERDORI ARKIVOLIN DHE KUFOMEN E AZEM HSJDARIT, NJE VIKTIME E SALI BERISHES QE E NXORI NE PRITE, SI TOPUZ PER TE SHQYER DYERT E KRYEMINISTRISE DHE PET TE ORGANIZUAR GRUSHTIN FASHIST TE SHTETIT TE 14 SHTATORIT 1998 NE BASHKEPUNIM ME UDB-EN E SLLOBODAN MILLOSHEVICIT E STANISHICIT DUKE IA FUTUR FLAKEN SHQIPERISE DHE THIKEN MBAS SHPINE VELLEZERVE E MOTRAVE SHQIPTARE TE KOSOVES, MAQEDONISE, MALIT TE ZI DHE LUGINES SE PRESHEVES NE CASTET ME TE RENDA, NE KULMIN E HAZEPIT DHE GENOCIDIT ANTISHQIPTAR SETBOMADH NE KOSOVE TE VITEVE 1997-1999 !
    BABALJA I KESAJ BANDE GANGSTERESH NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE KRIJESE MJERANE NJE DRU ME PRE I HAVALES SE SHQIPERISE I KRYPESHKUT E KAPOBANDES SE KESAJ MAFIE TE KORRUPSIONIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERi ME EMRIN SALI RAM BERISHA E CO !
    SI I TILLE BABALJA PO DHE DO TE KTHEHET EDHE NE HAVALEN E HAVALES SE SHQIPERISE SALI BERISHA!
    KU… KU SA POSHTE KA RA SALIKRACIA !?
    JANE BERE PER TI MESHIRUAR E PER TI VAJTUAR PER SE GJALLI !
    ZOT FALUA MEKATET ! NUK DINE CFARE BEJNE TE GJORET, DO TE THOSHTE MARK ANTONI PO TE RINGJALLEJ !
    MOZOMAKEQ ( MOS ZOT MA
    KEQ ) THEMI NE MALESINE E GJAKOVES !

    Reply to this comment
  6. Mala May 21, 09:48

    Vetem te tillet,nivelin e vaferise qe solli Qeverisja tetevjeçare e PD, tash merren per tregti politike, duke çfrytezuar mjerimin e tyre, ish padronet mundohen te nxjerrin vjam politik nga pleshti politik.Ketu eshte gjithe e “verteta” e mjerimit aktual opozitar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*