I zunë rrugën Ramës, mes 7 të arrestuarve edhe kreu i degës së PD

June 14, 2019 09:42

I zunë rrugën Ramës, mes 7 të arrestuarve edhe kreu i degës së PD

Rezultojnë 23 të proceduar dhe ndër ta 7 të arrestuar për protestën e paligjshme të organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit. Protestuesit hodhën kapsolla dhe tentuan t’i pengojnë rrugën Kryeministrit Rama gjatë fushatës dje në Librazhd.

Mësohet se mes të arrestuarve është kryetari i degës së PD-së Librazhd Bujar Vreto, si edhe ish- deputeti Aurel Bylykbashi.

Bëhet e ditur se policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit, ka arrestuar 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Me thirrjet “Rama ik” qytetarët janë përplasur edhe me policinë, e cila ishte vendosur para turmës së protestuesve në mënyrë që këta të fundit të mos cënonin eskortën e Kryeministrit.

Konkretisht janë arrestuar:

– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd)

– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD)

– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;

– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);

– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;

– L.O., 31 vjeç, nga Pishkashi;

– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 persona të tjerë.

“Arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike”, raporton Policia.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

j.l./ dita

June 14, 2019 09:42
Komento

14 Komente

  1. Referendumi i vertete June 14, 09:50

    Kjo diktature si ka te gjata ditet
    Edvini i droguar do kete fund tragjik

    Reply to this comment
    • e verteta June 14, 10:19

      O referendumo i vertete a i rreme qofsh nuk jemi para viteve 90,ne diktature se po te ishim ne diktature o nene o nene edhe te mendoje te beje proteste do dhisje ne breke nga frika lere po te guxoje do dhisje gjithe lagjen.Zbrisni me kemb ne toke o njerez.Amerika dhe europa thone keshtu duam ne ,duam Edi Ramen dhe pike dhe mos ju rrej mendja se mund ta bdryshoni,mos beni cubin kot se do ju marre muti shalet.E perse per milionat e politikaneve hajdute

      Reply to this comment
      • Referendumi i vertete June 14, 11:17

        Si kohen e partise punes qe sot eshte partia socialiste qe thjesht nderroi emrin mbase nuk eshte si atehere.
        Por ama po behet si putini erdogan apo maduro.
        Sepse te arrestosh nje ish deputet qe sot eshte nje bizmesmen i ndershem me mbi 300 puntore qe ka respekt nje elbasan i tere . Pse proteston nje njeri me super kulture dhe me tre shkolla te larta dhe nje familje me kulture .
        Kjo eshte diktatura
        Sepse nuk arrestohen. Suelat ,celat apo dhendrat e qazim sejdinit qe kane pushtuar elbasanin nga krimi nga gjobat qe i vejne bizmesmeneve .qe sulmojne policine dh easnke nuk guxon ti oreki me dore.
        Po ska gje ti do ta kuptosh kur te vij e keqa ne deren tende.

        Reply to this comment
        • Vicidolisti Digital June 14, 17:47

          O referendum i shpellave. Ju bageti dini vetem te dhunoni ligjin dhe kur ju fusin koken te suma ulerini per narkoshtet, per diktature. Po me sojin tuaj te shkerdhyer vetem HURRI ben derman. Vetem ate gjuhe njohin specie te padomestikuara si ty. I madh o Enver qe i paske njohur edhe eterit e tyre dhe prandaj ua lerrove deri ne katermbedhjete breza

          Reply to this comment
        • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli June 14, 21:15

          Zoti @Referendum… , hap fjalorin te shohesh se si perkufizohet protesta . Keto qe ti kerkon ti shesesh si te ligjershme , jane idjotesira fashiste , te dhuneshme , me perdorim te lendeve plasese e felliqesira qe po i denojne cdo dite edhe aleatet tane nderkombetare . Thirrini mendjes , sa nuk eshte teper vone , se ti dhe gomare te tjere qe iu vene pas atyre , do hane burgun per te mbrojtur kriminele vrases , hajdute dhe antishqiptare me damke ! Ketu llomotit sa te duash , por kur te zesh qeline e burgut , do e marresh vesh se ku te con kjo mendje !

          Reply to this comment
  2. BE June 14, 10:11

    Ore njerez te mire, o fshatare, dilni protestoni bertisni por jo ne kte forme se po ju shfytezojn kryetaret.
    Shteti eshte shtet, kujtoni perhere kohen e Enverit se dhe kush ishit…..

    Reply to this comment
  3. Nje shqiptar June 14, 10:59

    Protestat e opozites shqiptare dalengadale po mbushin burgjet. Ne Venezuele, opozita qe protestonte neper rruge, sot ndodhet ose ne burg ose ne emigracion dhe Maduro si diktator socialist se bashku me grupin e tij te trafikanteve te droges dhe hajduteve te pasurise publike, vazhdon te qendroje ne pushtet. Populli ka friken e spiuneve, policise, gardes nacionale, gjykates, paramilitareve, policise te fshehte SEBIn e tjere e tjere. Mos valle edhe opozita shqiptare do te kete fatin e opozites venezuelane: ose ne burg ose ne emigracion!!!

    Reply to this comment
    • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli June 14, 21:30

      Ti nuk je as gjysme shqiptari dhe jo @Nje shqiptar ! Po qe se i ke dy para mend ne koke , nuk do luftoje per te penguar zgjedhjet ! Se cfar kriminele jane serbet , e di mbare bota , por edhe ata nuk guxuan ta pengojne popullin e Kosoves per te votuar :Kosova Republike” , per miratimin e Kushtetutes dhe zgjedhjen e presidentit , edhe pse e kishin plotesisht nen kontroll ushtarak Kosoven ! A e sheh se sa primitiv dhe antikombetar eshte qeni , i biri i qenit (Vuk Karaxhic) , nga Vicidoli , qe po ua kalon edhe padroneve te tij , Milloshevicit me shoke ?!

      Reply to this comment
  4. Dash June 14, 11:14

    Ashtu eshte E VERTETA ,po ne jemi luane tastierash dhe sduam te dime per shtetin dhe rregullat ! Me duket se ca ketu kane qene ne gjume letargjik perpara 2013 , lere pastaj te dine ceshte diktatura…

    Reply to this comment
  5. Gege Kosova June 14, 13:56

    Kjo eshte deshmi qe ehte tejkaluar cdo kufi tolerance. Nga nevozizmi PD tash ka marr h apat e fundit te mosdurimit,pr8imitivizmit naiv,dalin e kryejne vepruime te r enda,zene rruget,gjuajne,shajne dhe nersejnE “ANALISTET GAZZETAR” se Balliu plak e I ri,Shkulaku e tipologjia e tille naïve,kampion te g enjeshtres,servilizmit dikur Enverit,tash pasuesit Salihut dhe klanit me krminel ne rajon.Thirren paguhen apo genjehen qyetaret te zene rruge te pengojne popullin te del ne zhgjedhje e fushate zgjedh ore.Kjo eshte shkelje elemetare e te drejtes se njeriu,popullit dhe shtetit

    Reply to this comment
  6. Arben June 14, 15:33

    Ndonje bombe nuk u gjend per kriminelin.

    Reply to this comment
  7. Arben June 14, 15:33

    Ndonje bombe nuk u gjend per kriminelin..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*