Ibra sfidon FIFA-n: Nuk më ndalon të luaj në Botëror

April 10, 2018 14:34

Ibra sfidon FIFA-n: Nuk më ndalon të luaj në Botëror

Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer edhe njëherë të flasë për Botërorin ‘Rusi 2018’, teksa tregoi se ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do të marrë pjesë apo jo.

Sulmuesi shtatlartë suedez sfidoi edhe FIFA-n, duke thënë se organizmi më i lartë i futbollit botëror nuk mund t’ia ndalojë pjesëmarrjen në ‘Rusi 2018’.

FIFA ka akuzuar sulmuesin se ka shkelur nenin 25 të kodit etik të futbollistëve, pasi ka nënshkruar kontratë sponsorizimi dhe bashkëpunimi me një kompani bastesh.

“FIFA nuk mund të më ndalojë. nëse dua të jem në Botëror, do të jem. Kjo nuk është nëj çështje për FIFA-n, por për mua dhe atë çfarë unë dëshiroj”, tha gjiganti suedez.

Zlatan u transferua në muajin mars në MLS-në amerikane, ku po luan me Los Angeles Galaxy, duke shënuar edhe dy golat e parë në debutim.

o.j/dita

April 10, 2018 14:34
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku April 10, 17:52

    Zllatko ,mos e krruj kot me FIFAn se po iu tek le jasht komplet Suedine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*