ICIJ: Në “Panama Papers” edhe organizata mafioze

April 6, 2016 09:31

ICIJ: Në “Panama Papers” edhe organizata mafioze

Drejtori i Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ), Gerard Ryle deklaroi se zbulimi i dokumenteve sekrete në rastin “Panama Papers” dëshmon se në çështjen e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal janë të përfshira edhe organizata mafioze.

”Ky rast me siguri do të shtojë presionin ndërkombëtar në ‘parajsën e taksave’ siç quhen shpesh vende të tilla si Panamaja, ku parregullsitë financiare kryhen përmes kompanive ‘offshore”, theksoi Ryle.

Ai shtoi se nuk dihet se cili ishte i pari që zbuloi dokumentet sekrete në Panama, ndërsa në ICIJ ato i kishte dorëzuar gazetari i “Süddeutsche Zeitung”, Bastian Obermayer.

“Në vazhdim të projektit do të publikojmë shumë lajme të tjera me qëllimin e zbardhjes së çështjes. Jemi duke bashkëpunuar me afro 180 kompani mediatike. Gazetarët tanë aktualisht janë duke analizuar materialet e mbledhura”, tha Ryle.

“Kemi gjetur llogaritë e tre kompanive ‘offshore’ dhe disa individë të cilët janë të lidhur ngushtë me regjimin sirian. Një shembull është kompania që furnizon Assadin me karburant, e cila mundëson bombardimet dhe vrasjen e popullit të tij”, tha Ryle.

Duke theksuar se në mesin e njerëzve të cilët kanë pastruar para nëpërmjet llogarive ‘offshore’ në Panama ndodhen edhe anëtarë të dënuar të mafias, Ryle tha se dokumentet “Panama Papers” zbulojnë veprimtaritë edhe të mafias japoneze dhe italiane.

April 6, 2016 09:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*