IDEJA BRILANTE / Si vendosi Zeno Këmisha të merrej me tregtinë e boronicës

July 28, 2020 14:59

IDEJA BRILANTE / Si vendosi Zeno Këmisha të merrej me tregtinë e boronicës

TIRANE, Vicidol, Rethina – Në fillim i shkoi mendja tek bathët. Këto bishtaja kurative me vlera të jashtëzakonshme do ishin një tregti më shumë leverdi. Dhe pastaj, do kishte mundësi që më në fund t’i tregonte plakut se mund të ecte me këmbët e veta.

Por u kujtua që bathët përdoreshin në kohët e vjetra edhe për të parë fatin.

“Nuk bën,” tha me vete, “do thotë hasmi, ç’ne ky çun modern, merret me tregtinë e bimëve supersticioze. Se kaq duan qelbësirat. Dhe gjithë ky emër i mirë që kam ndërtuar me kaq mundime, shkon për lesh”.

Por Zenua nuk e humbi toruan. Kërkoi në internet dhe zbuloi se edhe qiqrrat ecnin goxha në tregjet globale. I erdhi në mendje që edhe e fejuara hante vetëm bukë me qiqrra, me pak ose aspak gluten, për një trup të shëndoshë dhe tru pa dhjamë. “Hajvan,” qeshi me vete, “thuhet: Për një trup pa dhjamë dhe tru të shëndoshë”.

Në momentin që po e vendoste, iu kujtua një shprehje e fundit e plakut, që thoshte: Ky Luli më duket se po kërkon qiqrra në hell.

“Ça domethënë, baba?”, e pyeti Zenua.

“Kërriç. Kur të provosh vetë të fusësh qiqrrat në hell, do ta kuptosh,” ja ktheu plaku.

Zeno Këmisha e anulloi edhe projektin e qiqrrave, por nuk u zbraps. Ishte mësuar që goditjet t’i kthente në avantazhin e vet. Dhe të paktën këtë veti e kishte marrë nga i ati, Salo, që kishte zbritur nga bjeshkët vetëm me një këmishë dhe si për ironi të fatit, arriti deri në pikën që për të birin të thoshin dynjaja se kishte lindur me këmishë.

“E bukur, hë,” thosh këmishëlinduri me autoironinë që nuk i mungonte, “do Allahu dhe nuk kam lindur me këmishën që solli Salua nga mali, hahahah”.

E në realitet, mësoi t’i durojë tekat e fatit, po ashtu si i ati dikur shtrëngonte dhëmbët nga halli me tekat e të birit.

Kur një shkrimtar amerikan e quajti Sy-peshkaqen, Zenua e mori në sy rrezikun dhe ngriti një media që e quajti Syri. Duke qenë se kishte alergji ndaj rrumbullakësisë si koncept, drejtor vuri një kokëcepsh dhe e porositi: Hap sytë! Mua mos më nxirr gjëkundi, kjo media është e jotja por ruaje si sytë e ballit.

“Do bëhem si peshkaqenët, që nuk i pulisin sytë kurrë, pa merak,” e siguroi drejtori, dhe projekti nisi me këmbë të mbarë. Me ç’treguan bathët, këtë herë Zenua nuk po kërkonte më qiqrra në hell.

E kishte këtë kompleks që në rininë e parë, kur Salua teksa e shihte që bridhte nga njëri benz në tjetrin pa e vrarë mendjen, e kishte bërë leckë:

“Kanë fëmijë të gjithë, kam dhe unë! Ore copë mishi, po shokët e tu janë zjarr more, i hyjnë detit me këmbë, ndërsa ti bredh pas fustaneve! Apo as këtë nuk e bën vallë, dhe fustanet i vesh për vete?”

Zenua atëherë ishte zemëruar. I ishte ngulur në kokë që vërsnikët e tij ishin zjarr ndërsa ai…

Po pikërisht kur për inat të plakut, biznesi që ngriti po shkonte për bukuri, dyqanit i ra zjarri. Zenos i kishte vajtur gjaku në fund të këmbëve asokohe, se flaka e shpërthimit u dallua dhe nga satelitët. Por për çudi Salua e qetësoi. “Mo u mërzit,” i tha, “ti për mirë u nise. Rëndësi ka që ke iniciativë, po herë tjetër mos tregto gjëra të ndezshme”.

Këto i kujtoheshin së fundi Zeno Këmishës, dhe buzëqeshi kur mendoi që pordhët nuk ja kish dëgjuar plakut, por porosinë ja kishte çuar në vend. Ja, kishte hapur një dyqan brekësh, apo siç i thoshin tani, lanxhëri. Kishte hapur dhe studio ligjore ku shiste ligje me shumicë dhe pakicë.

Por kunji i vjetër i dyqanit të djegur nuk i hiqej nga mendja. Dhe e mblodhi mendjen. Do hapte një magaze të re mu mbi truallin e djegur të dikurshëm.

I ati i tregonte sesi në vegjëli, këmishën e vetme e paloste si trajse dhe e mbushte me boronica. “Haja unë, hanin dhe dhitë, dhe prapë tepronin për të çuar në kullë,” rrëfente Salua, “ehhh, çfarë kohësh”.

Po po, as bathë dhe as qiqrra. Do shiste boronica. Do t’ja sillnin nga malësia, pastaj ai do hiqte paketimin e vjetër fshataresk dhe do t’i ambalazhonte bukur, për tregjet e huaja.

“Boronicat nuk marrin flakë,” tha me vete, “edhe po shpërthyen, maksimumi do ngjyhesh me bojë dhe do përlyhesh me vitamina dhe antioksidantë.”

E kishte vendosur. “Hajde Zeno, hajde, mendje femër që më paske,” llastoi veten ai. Por këtu u frenua, se iu kujtua akuza e vjetër e plakut…

——-

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pro- bimëve medicinale, por anti Medicinës. Ju do pyesni, kush është ky…     

July 28, 2020 14:59
Komento

16 Komente

  1. SPAK ESHT PAK July 28, 15:22

    Ky biznes eshte maja e aizhergut po ta krahasosh me cfare ky dhe familja e tij zoterojne. Edhe ndarja me te shoqen eshte nje loje per tia kaluar ne emer te saj pjese te pasurise se tij. Kete tyryfylen e mban sa per teater. Keta kane gllaberuar gjysmen e Shqiperise po ti mbledhesh, Zeni, Sadija, Jamarberi dhe Argita. Pronat e tyre duhet te kalojne ne siten e SPAK.

    Reply to this comment
  2. Arturo UI July 28, 15:25

    trusti lulelakres

    Reply to this comment
  3. mirel July 28, 15:30

    E or e, talluni ju, po Zeni eshte biznesmen. Nuk ka te drejte njeri te paragjykoje nje njeri te lire.
    Skandal thote avokati, vellai i viktimes se Gerdecit.
    Nuk ka asnje skandal ketu.
    Ligjerisht Zeni nuk ka bere shkelje ne kete rast.
    Nuk diskutohen “skandalet” por fajtoret qe na sollen te jetojme nje “panorame” te tille me dy aspektem, nje me Zenin qe mbjell boronice, dhe nje tjeter me Zenin qe gjymton njerez.
    Kjo eshte jeta. Leri maskarenjte ne shtet, lere drejtesine te zaptohet nga maskarenjte, leri te kriminalizohen te gjithe qe nga Kryeministri, Presidenti, dhe gjithe larot qe i ndjekin, dhe pastaj kujtohemi e therrasim “skandal”.
    Skandal eshte qe ky kriminel nuk ju nenshtrua ligjit dhe drejtesise per viktimat qe shkaktoi dhe per tregetine e armeve, Skandal eshte bashkepunimi i Berishes me krimin dhe serbe. Skandal eshte qe Ramut qelbesira ne vend te ngrinte KPKte qe te denonte Berishen, ju turr shitesve te bananeve ne rruge per tollonin. Ndersa Berishen na e ktheu nga kriminel ne objekt humori per kohe dreke. Liken na e beri President dhe kriminelet e 21 Dhjetorit i shperbleu. Ca i coi ne Londer per studime, dhe ca i beri kryetare bashkie.
    Skandal eshte qe dhe kriminelet qe kane fallcifikuar dokumentet dhe kane nderruar emrat jane pronare televizionesh, deputete, kryetare bashkie, dhe skandal eshte qe SPAK, KPK, KLK, kurva dhe kriminele bashke, kane kurajo dhe ngrihen e thone qe jane te paster si kristali. Si Kristali i Berishes.
    Dhe tani qaheni te gjithe pse bleu Zeni. Po dhendri i Berishes sikur ka blere dhe ai toka, te kinema Partizani, qe Veli kurva ja ka dhene lejen per ndertim.
    Zgjohuni milet. Kjo eshte pasqyra e skandalit te shtetit kriminel, jo e Zenit.
    Zenit i duhet nje pastrim parash, dhe po e ben.
    Skandali i Unazes u pastrua me nje 6 mujor per Dobin sportelist, ndersa Ulaj dhe kriminelet qe pranuan fallcifikimet nuk u ndeshkuan.
    Skandali eshte termeti qe vrau 50 njerez dhe qe Gjushit nuk i hyri gjemb ne kembe per lejet e ndertimit qe mund te vrasin prape shume shqiptare.
    Tani u kujtuat per zenin.
    Merruni me Arminen, se ashtu ju mesoi Ramuti dhe Mero qelbesira. Ne vend qe te gjykonit krimet shteterore merreshit me rrobat e banjos se Armines.
    Sidomos Mero kurva.
    Keshtu e kane keto pune.
    Ju hedhin nga nje camcakes, dhe harrojne krimet shteterore.
    Zgjohuni. Spak po akuzohet per institucion korruptiv, ndersa ne akoma me zorraxhinjte qe te vetmin faj qe kane, eshte qe nuk jane me ne pushtet, se po te ishin me shume te keqia do kishin bere nga sa kane bere me pare. Se keshtu bejne te gjithe pushtetaret, qe nga ramuti dhe deri te berisha. Po te ishin ne pushtet do ju conim dekorata ne drekat e Veliut.
    Eee si jane keto pune..

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri July 28, 23:55

      Ha ha ha…mireeeeel, je me shqupis se gjith shqupisat e tjere me kete analize, na e fute te tereve. Si ty i don shqupisat Salikadavra. Une jam shume dobet. ngela pa koromanen e kalamaqve.

      Reply to this comment
      • mirel July 29, 17:03

        Po si qenkam une Shqupsi mor zgjebe e ndyre e Berishes?
        Hy mor qen muti i Ramut vucicit. Po une po them qe se pari duhet te ishte futur ne burg Berisha per krime kunder shtetit, dhe ti me quan shqups, o zagar i ndyre i Ramut Dules..
        Po a e ke menduar ndonjehere qe Ligji duhet te denoje kriminelet, dhe jo te merret me historia fshati?
        Pse nuk u denua Berisha per Gerdecin o kurve e Dule Ramut Vucicit..?
        Dhe me thua Shqups o vrrome e qelbur e Berishes?

        Reply to this comment
  4. aty ku ka K shume dihet rezultati July 28, 17:38

    SPAK,KLK.KPK KCK, PKK, RRK e shume e shume K te tjere, dihet fundi i kesaj pune do te jete Vari K……

    Reply to this comment
  5. fteri July 28, 18:34

    Hjdut ,i biri ,kriminel i ati ,mafje ,shqiprisë i kanë bë gjëmën .

    Reply to this comment
  6. Adih July 28, 19:28

    Keto qe shkruani ju per humor jane pupla ,por serjoze dhe permbindeshe eshte se Ramuti ,i jep ketij Zenit Saliut eksluzivitetin ,qe eshte gjithshkaja ne tregeti .Nje shok i imi i kerkoj Balles se Rames me ane te nje shoku te Balles nje gje te tille per te punuar ,afroi 30 mije euro per Taulantin ,dhe pergjigja e shokut te ngushte te Taulantit ishte :::Taulanti fshin bythen me kete shume .(Nuk jam genjeshtar e citoj jo direkt me taulant Ballen )

    Kurse ky cuni Saliut , do te pastroje leket e kjo nuk diskutohet .Bile doja ti thoja Rames ,po te jete “kundershtare ” me Saliun te shkoje e te kontrolloje ne ipoteken e Vlores ,ka Saliu me letra te regullta ka 30% te trojeve ne bregdet te ISMAIL;BEJ VLORES QEMALIT dhene me kusht kur ishte kryeminister ,niperve te I qemalit me kusht te fitojme te dy palet .U tha dhe u be .Kurse ju zagaret si Saliu dhe ti o Rame po i terhiqni zvare te gjithe pronaret e trojeve ,por une nuk jap edhe nje milimeter ,jo se jam kurnac ,por jam me principe.Dhe eshte respekt per brezin e vjeter tone qe nuk jetojne dhe i kane vene kto troje me pune dhe me djerse .Te fala o Rame sypeshkaqenit ,bravo i dhe eskluzivitetin e boronices .

    Reply to this comment
  7. ne jemi peshe pupel... July 28, 22:02

    @ Adih dallon nga shumica e kommentuesve, dmth e ke seriozisht dhe e perjeton tragjikisht situaten ne vend,por pak gja ndryshon vetem me paroles…. semundja nuk largohet vetem tuj kendue duhet vetem nderhyrje gordiane besoj se me kupton, e kete nuk kemi B ta bajme as une e as ti, ASNJE shqiptar vetem te pjerdhim ketu ne blogje…..!!!!!

    Reply to this comment
  8. alphade July 29, 11:34

    Zonja e nderuar Yuri Kim,Ambasadore e shtetit aleat i
    pazevenesueshem i Shqiperise, SHBA ne deklaratat e
    saj per SPAK-un ka perdorur nje refren popullor,citoj:
    “gur,gur behet mur” ! Kjo eshte saktesisht i vertete por
    jo i plote ! Shqiptaret Kane edhe nje refren tjeter qe e
    ploteson me se miri kete ide dhe ky eshte: “Demi kapet
    prej briresh”, dhe “demin” Ja ku e keni me fotografi siper,
    (ketu e kam fjalen si familje) , ndersa SPAK-u me sa po
    shikojne shqiptaret “demin e ka kapur prej bishti”…..!!!
    SYPESHKAQENI,si familje duhet te kryesoje listen e
    DSJEVE te SPAK-ut, pastaj me radhe:Meta- Rama- Ba-
    sha, etj. jo me shume se nje dyzine individesh qe perbej-
    ne kupolen politike shqiptare qe pergjate 30 vjeteve kane
    plackitur,vrare,mashtruar,shitur …….Shqiperine dhe
    shqiptaret……!

    Reply to this comment
  9. eg July 29, 12:49

    Te investigohen te ardhurat e personit qe ka paguar 4000 euro ne muaj per qerane e apartamentit.
    Ky person qe ka paguar kete qera duhet ti kete patur te ardhurat vjetore te pakten 70000 euro gross qe te perballoje qerane e apartamentit dhe shpenzimet ditore.
    Ky person me te ardhura 70000 euro ne vit duhet te kete paguar taks rreth 14000 euro ne vit kalkuluar 20% tax.
    Nese nuk I ka keto te ardhura dhe nuk ka paguar kete shume takse ky person duhet te arrestohet per pastrim parash.

    Gjithashtu Shelzeni duhet te kete paguar 9600 euro taks per 48000 euro te ardhura nga apartamenti.
    Nese nuk ka paguar duhet te arrestohet per evazion fiscal

    Eshte teper e thjesht dhe nuk e di ca ben kontrolli I shtetit?
    Keto jane shkelje flagrante dhe kontrolli i shtetit duhet te kete pushtet te padiskutueshem deri ne kontrolle pa leje nga prokuroria.

    Mospagimi i taksave eshte aktivitet krminal dhe duhet te shenohet ne rekordet personale te cdo personi duke e ndaluar ate te merret me ndonje aktivitet politk ne te ardhmen.
    Te vjedhesh taksat do te thote the vjedhesh parate e shqiptareve qe do te thote sherbim I keq shendetsor, policer, arsimor etj.

    Pse nuk ftoni nje financial advisor te beje nje analize ose te shkruaj nje artikull ku te analizoj katapultimin e pasurise se SH. B nga creditor ne milioner.

    Reply to this comment
  10. Kosovari July 30, 15:20

    Me cka ka mbetur pa u marr ky “cerogorski unuk”?!!

    Reply to this comment
  11. Penaearte July 31, 12:11

    Te lumte pena. Shkruan pak dhe sakte

    Reply to this comment
  12. Qeni leh e ujku pjerdh, August 1, 18:20

    Po mer po, Qeni leh e ujku pjerdh.

    Reply to this comment
  13. demo August 6, 00:03

    Kontrolloni boronicat,se shejtan idioti edhe kur nuk e ben te keqen nga shejtanlleku,e ben nga idjotlleku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim