Ideja e çmendur, Kroacia në Kupën e Botës me trajner Ancelottin

October 19, 2017 10:12

Ideja e çmendur, Kroacia në Kupën e Botës me trajner Ancelottin

 

Carlo Ancelotti së shpejti mund të ulet në stolin e një ekipi kombëtar.

Ky është lajmi i bujshëm, raportuar nga “La Gazzetta dello Sport” për të ardhmen e ish-trajnerit të Bayern Munich. Emri i Ancelottit, i cili të mërkurën ishte në “Stamford Bridge” për të parë ndeshjen Chelsea-Roma, këto ditë do të jetë mbi të gjitha i bujshëm në Kroaci, ku ëndërrojnë t’i besojnë drejtimin e kombëtares.

Për më tepër, pas shkarkimit të papritur të Çaçiç, trajneri Daliç është një zgjidhje emergjente, jo afatgjatë.

“La Gazzetta dello Sport” bën me dije se trajneri i tanishëm me siguri do ta çojë Kroacinë në “play-off”, në nëntor, kundër Greqisë.

Por edhe në rast të kualifikimit mund të shkarkohet për t’ia besuar stolin një tekniku më me përvojë.

Ëndrra në këtë drejtim, siç u përmend, është quajtur Carlo Ancelotti, të cilin Kroacia do ta angazhojë si trajner që në periudhën e Kupës së Botës.

Një propozim që, nëse konfirmohet, mund të gradojë trajnerin italian.

Gjithashtu, për shkak se Kroacia, ku luajnë kampionët e kalibrit Modric, Rakitic, Kovacic, Perisic dhe Mandzukic, Botërori i Rusisë nuk mund të jetë një shëtitje e thjeshtë. Kjo kombëtare, me Ancelottin në stol, do të jetë në gjendje të trembë çdo kundërshtar.

October 19, 2017 10:12
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu October 19, 18:24

    Ne cdo ekip qe ka vajtur Car-lo i ka marre ne super forme dhe i ka dorezuar si mos me keq, sic beri me Milan ka mbi 10 vjet qe nuk e ngre koken, Juven, Realin, Bajernin, tani e paska rradhen Kroacia.
    Prisni se nuk keni pare gje akoma, cfare muti do te gatuaj ky buf pulash, me Kfroacine ne Boteror.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*