Ideja e rrezikshme ruse për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

May 13, 2020 10:20

Ideja e rrezikshme ruse për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Shaban Murati

Pasi doli për dere nga Kosova njëherë në qershor 1999 kur NATO zboi forcat ruse që pushtuan aeroportin e Prishtinës, dhe njëherë në 2003 kur arka e zbrazët ruse i zboi forcat ruse nga Kosova, Moska po kërkon të rikthehet në Kosovë duke hyrë nga dritarja e Këshillit të Sigurimit të OKB. Diplomacia ruse i ka intensifikuar përpjekjet për të shitur ndërkombëtarisht  idenë e saj të zgjidhjes së dialogut Kosovë-Serbi në Këshillin e Sigurimit. Ambasadori i Rusisë në Serbi dhe njëkohësisht i dërguar i posaçëm i pashpallur rus për Ballkanin, Aleksandar Bocan- Harçenko, në datën 9 maj deklaroi: ”Një zgjidhje përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të OKB, duke miratuar një rezolutë të re, që zëvendëson rezolutën 1244”.

Duhet thënë që në fillim se diplomacia ruse ka dalë me qëndrimin e një zgjidhjeje përfundimtare në Këshillin e Sigurimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi, sepse e ka të qartë se Këshilli i Sigurimit i OKB nuk e zgjidh dot çështjen e marrëveshjes Serbi-Kosovë, dhe sepse Rusia ka interes strategjik që të mos zgjidhet konflikti midis Serbisë dhe Kosovës. Intriga diplomatike ruse fillon qysh në terminologji, kur ambasadori rus flet per “zgjidhje përfundimtare për Kosovën”, në një kohë kur nuk ka “çështje të Kosovës”, sepse ajo është e mbyllur që në 2008, por ka çështje të dialogut dhe të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Diplomati i vjetër rus e din fare mirë se me rezuolutën e OKB të 10 shtatorit 2010 është përcaktuar çështja e dialogut Serbi-Kosovë dhe mbi bazën e kësaj rezolute të OKB, që e ka pranuar edhe Rusia, u hapën bisedimet në Bruksel në 2011 midis Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE.

Këshilli i Sigurimit i OKB e ka dëshmuar disfunksionalitetin e tij në çeshtjen e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ky disfunksionalitet i Këshillit të Sigurimit për raportet Serbi-Kosovë është meritë e diplomacisë ruse, e cila vazhdoi traditën e “njet-it”, (“Jo”-së) së famshme të ministrit të jashtëm sovjetik, Andej Gromiko, që në Këshillin e Sigurimit të OKB thonte vetëm “Njet”, sa që mori edhe nofkën “Mister Njet”. Rusia e pengoi zgjidhjen e drejtë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës në vitin 1999, kur bllokoi me veton dhe njet-in e saj rezolutën për ndërhyrjen ndërkombëtare në Serbi për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të popullit shqiptar të Kosovës nga forcat ushtarako-policore të qeverisë së Millosheviçit. Rusia ishte me qendrimin që Serbia të lejohej të vazhdonte politikën kriminale të spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë. Kështu që 19 shtetet demokratike të Aleancës Atlantike ndërhynë në Serbi në zbatim të ligjit ndërkombëtar humanitar për të shpëtuar një popull të tërë nga gjenocidi serb.

Rusia e bllokoi edhe një herë tjetër në mënyrë flagrante zgjidhjen në Këshillin e Sigurimit, kur në vitin 2007 i vuri veton e saj miratimit të rezolutës për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, rezolutë e hartuar mbi bazën e planit të njohur të të dërguarit të posaçëm të OKB për bisedimet e statusit të Kosovës, ish presidentit finlandez Marti Ahtisaari. Rusia e bllokoi vazhdimisht, sepse ishte kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Moska ishte dhe është që Kosova  të mbetet koloni e Serbisë. Ishte në 1999, ishte në 2007, por është edhe sot e kësaj dite, sepse ambasadori i Rusisë Harçenko në 1 gusht 2019 sapo shkeli në Beograd afishoi në mënyrë kategorike: “Kur ne kërkojmë zgjidhje për Kosovën ne nisemi nga ajo që Kosova është pjesë e Serbisë”.

Me një fjalë Moska e propozon Këshillin e Sigurimit si forum për një zgjidhje në funksion të objetivit strategjik të diplomacisë ruse që Kosova të mbetet koloni e Serbisë. Pyetja e thjeshtë që del është se përse duhet të shkojë dialogu dhe marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës në Këshillin e Sigurimit, kur Rusia e ka vendosur paraprakisht se është kundër pavarësisë dhe lirisë së Kosovës. Diplomacia ruse këmbëngul ta çojë në Këshillin e Sigurimit, sepse synon që të mbetet e pazgjidhur çështja e marrëveshjes përfundimtare midis dy shteteve dhe që konflikti i ngrirë midis tyre të vazhdojë, sepse me ekzistencën dhe fryrjen e këtij konflikti mbështetet ndërhyrja dhe prania ruse në Ballkan.

Për të argumentuar nevojën e kthimit në Këshillin e Sigurimit të OKB diplomacia ruse shtrembëron me ndërgjegje realitetin historik dhe kuadrin juridik të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës si në planin rajonal, ashtu dhe në planin ndërkombëtar. Ambasadorit rus në Serbi, si eksperti kryesor diplomatik rus për çështjet ballkanike, që ka marrë pjesë si përfaqësues i diplomacisë ruse në Konferencën e Dejtonit, pastaj në Konferencën e Rambujesë dhe më vonë në trojkën e bisedimeve ndërkombëtare për statusin e Kosovës, nuk i falet të mos e dijë më mirë se kolegët e tij në MPJ ruse se kuadri juridik dhe diplomatik i çështjes së marrëdhënieve Serbi-Kosovë është krejt tjetër nga ai që paraqet zëdhënësja Zaharova në brifingjet e saj argëtuese.

Si ekspert kryesor i Moskës për Ballkanin ambasadori duhet ta ketë të qartë se Serbia nuk ka asnjë lidhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Nuk ka lidhje për këto arsye:

Së pari, se rezoluta 1244 nuk e përmend në asnjë rresht dhe nen të saj emrin “Serbi”. Referenca e rezolutës për një farë sovraniteti të shtetit “RFJ”, është për një shtet tjetër, kurse Serbia është shtet i ri i krijuar në vitin 2006.

Së dyti, në bazë të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2004 Serbisë nuk i takon asnjë e drejtë, asnjë referencë dhe asnjë pretendim për OKB dhe për rezolutat e saj, për kohën kur Serbia nuk ka qenë anëtare e OKB. Serbia është pranuar anëtare e OKB në fund të vitit 2000. Me këtë argument juridik Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hodhi poshtë në vitin 2004 padinë e Serbisë kundër SHBA, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe vendeve perëndimore për gjoja agresionin e NATO-s në 1999. Serbia nuk ka qenë anëtare e OKB kur është miratuar rezoluta 1244 në 10 qershor 1999. Kështu që Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pretendojë se rezoluta 1244 i takon asaj.

Së treti, MPJ ruse e din fare mirë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik 2010 me kërkesë të OKB shpalli verdiktin se pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244. Tribunali më i lartë ndërkombëtar i drejtësisë sanksionoi të drejtën e pavarësisë së Kosovës si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare. Rusia është e detyruar të respektojë vendimin e këtij tribunali të OKB.

Së katërti, Serbia është larguar nga Kosova me vullnetin e saj në bazë të marrëveshjes së Kumanovës, të cilën e ka nënshkruar qeveria serbe. Pra sipas ligjit ndërkombëtar, Serbia është larguar nga Kosova në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare të firmosur prej saj.

Së pesti, Serbia është larguar me vullnetin e saj nga Kosova dhe i tërhoqi forcat ushtarake, policore, kufitare, administrative të saj nga kufijtë aktualë të Kosovës. Kufijtë administrativë të Kosovës u shndërruan automatikisht në kufij shtetërorë midis dy shteteve, sipas praktikës dhe parimit të pranuar ndërkombëtarisht që kufijtë e shteteve të reja, që dolën nga ish Jugosllavia, do të ndërtoheshin mbi kufijtë administrativë, që ata kanë pasur në kohën e federatës. Ndaj është i pabazuar juridikisht qëndrimi i presidentit serb për ndryshimin e kufijve dhe për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës.

Ajo, që në idenë ruse është e papërputhshme me normat dhe praktikën diplomatike dhe juridike ndërkombëtare, është fakti se nuk merr parasysh që marrëveshja përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës është marrëveshje midis dy shteteve fqinjë për njohjen midis tyre. Njohja diplomatike midis dy shteteve nuk ka asnjë arsye që të bëhet objekt i Këshillit të Sigurimit. Njohja reciproke është çeshtje ekskluzivisht dypalëshe e vullnetit dhe e kompromisit midis tyre në tavolinën e bisedimeve. Realiteti i ri politik dhe gjeopolitik i Kosovës i krijuar pas viti 1999 të çlirimit të saj nga NATO dhe pas vitit 2008 të shpalljes si shtet i pavarur i njohur nga mbi 100 shtete të OKB, imponon rrugën e vetme të mbylljes së dialogut midis dy shteteve me njohjen reciproke midis tyre. E vetmja kornizë juridike, ku Këshilli i Sigurimit mund të fusë në rendin e ditës Kosovën, është pranimi i saj si anëtare e OKB.

Diplomacia ruse, që është e obsesionuar nga strategjia e lënies me fund të hapur të konfliktit Serbi-Kosovë, po kërkon të rikthejë mbrapa historinë dhe flet sot në vitin 2021 për “çështje të Kosovës” në një kohë që nuk ka “çështje të Kosovës”, por ka çështje të normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës si dy shtete të pavarura. Duk pasur si objektiv moszgjidhjen e konfliktit midis dy shteteve, ideja ruse e dërgimit të çështjes së dialogut Serbi-Kosovë në Këshillin e Sigurimit të OKB është tepër e rrezikshme për shtetësinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Është e rrezikshme, sepse synon të neutralizojë politikën e drejtë të Perëndimit, SHBA, NATO-s, etj. të cilët kanë mbështetur fuqimisht të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Është ide e rrezikshme, sepse ideja e mësipërme ruse ka gjetur hapësirë në dosjet dhe në qendrimet e diplomacisë burokratike të BE. Në datën 31 janar 2020 shefi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrell, deklaroi në Beograd se “pa një marrëveshje të Këshillit të Sigurimit të OKB Kosova nuk mund të jetë një shtet i njohur nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo varet jo vetëm nga Uashigtoni”. Nuk është e qartë përse spanjolli Borrell në entuziazmin për t’i bërë qejfin Serbisë dhe Rusisë, duhet të atakonte Uashingtonin. Pëlqimi i diplomacisë së BE për idenë ruse bëhet në një kohë kur shtete kryesore perëndimore SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, etj. nuk e kanë mbështetur idenë ruse.

Idea e diplomacisë ruse për Kosovën në Këshillin e Sigurimit po bëhet e rrezikshme, sepse për fat të keq ka qarqe qeveritare në Prishtinë që po shprehen në favor të asaj. Kështu në platformën zyrtare të bisedimeve të Kosovës me Serbinë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 7 mars 2019, në pikën 17 të Platformës, me titullin: “Kosova si pjesë e komunitetit ndërkombëtar”, thuhet: “Marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme do të duhej të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në çfarëdo rasti”.

Qeveritë në Kosovë, kushdo qofshin ato, duhet të shprehen me forcë kundër idesë ruse të rikthimit të “çështjes së Kosovës” në KS të OKB. Duhet të shprehet kundër me forcë edhe qeveria e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB, sepse heshtja për kurthet e rrezikshme të diplomacisë ruse kundër Kosovës dëmton rëndë pavarësinë e Kosovës dhe interesat jetike të kombit shqiptar.

***
Botuar në DITA. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni një herë në javë. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

May 13, 2020 10:20
Komento

35 Komente

  1. Lala May 13, 11:22

    Shkrimet e z. Shaban janë studime dhe jo thjesht shkrime. Por, ka një por. Ata që takohen me Vuçiçin i lexojnë që të mësojnë apo shkojnë si capi te kasapi? Nuk dua të besoj se shkojnë për të mar rrogën?

    Reply to this comment
    • Une May 13, 16:46

      Shume e vertete. Diplomacia shqiptare ka bere nje krim ( jo gabim) duke i nxjerre ne lendion njerez te ketij kalibri ne fushen e diplomacise. Ka bkedh aty ca kalamaj qe nuk i hyjne ne pune dreqit.

      Reply to this comment
  2. Xhevat Limani May 13, 11:38

    Një analizë konkrete me fakte dhe argumente bindëse për ata që mendojnë Shqipërisht. Respekte për shkrimet e z Shaban Murati

    Reply to this comment
  3. Niku May 13, 12:17

    Analize e persosur z. Murati, sepse mbeshtetet në ligjet nderkombetare. Politikanet me dije ose pa dije, nxjerrin idera qe jane në kundershtim me juridiksionin nderkombetar. Pikerisht ketu qendron vlera e shkrimit, per t’i bere politikanet qe te risin zgjuarsine e tyre, qe te mos bejne veprime te papergjegjeshme.

    Reply to this comment
  4. Gege Kosova May 13, 12:22

    “Thirrjen” e Rusise sikur e kerkuam dhe e beme vet ne shqiptaret e kesaj hapesire qe, mundi dhe gjaku yne, me ndihmen e miqeve dhe vecmas me ate te atdheut ame, e shpetuam nga fanitja.qe I kernohej.Tash shemtia e percarjes mes nesh,deri ne mosdurim,po na sjell “ujkun ne torishte”.Nese Kosova,sic e dijme, eshte projket Amaerikan.pervec amerikaneve dhe BE,po jo me ruset e “dreqin e t’birin”, te rikthejme hsitorine mbrapa,Kur edhe GJN ka dhene verdict per ligjeshmerine e shtetesise se Kosoves.Po valle,cka behet kur tash 6 muaj degjojme e shohim, vetem urrejtje e perbaltime te vlearve materiale e shpirterore, nga dhe mes politikaneve e qeveritareve shqiptare.Deri kur,keta njerez qe, po deshmojne cdo dite, se nuk e kane dashur e as nuk e duan kete vend e kete popull!! Kush mund te me deshmoje ndryshe, do t’i shkoj te themberrat!!

    Reply to this comment
  5. Besniku May 13, 12:23

    Faleminderit i nderuar Profesor Shabani. Jeni nga burrat e rralle te ketij kombi, qe jo vetem e mbroni me kulture, trimeri e dinjitet, por edhe na ndriconi mendjen te gjitheve.

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 May 13, 12:31

    o trimat e selfo qorrit!!
    ku e ekni ben dukën??
    përse nuk e hapni rubrikën e tij dhe online??

    Reply to this comment
  7. xxx May 13, 12:59

    prof. Shabani faleminderit. Cfare Rusia luan momentalisht kane qene te planifikuara me kohe prej tyre ndersa neve sot na zbulohen kokretisht para syve tane.

    Reply to this comment
  8. Marku May 13, 13:48

    Zoti Murati eshte nje strateg I persosur I ceshtjeve te mprehta kombetare rationale dhe me gjere I atyre nderkombetare .
    Eshte I pamohueshem fakti se si perhere edhe tani qarqet shoviniste rajonale te ballkanit
    si dhe ato ruse kane gjetur dhe vazhdojne te gjejne perkrahje tek tirana zyrtare antishqipetare .

    Reply to this comment
  9. Gzim Kulufi May 13, 14:04

    Edhe nje here Shabani con uje ne mullirin e nacionalisteve serbe dhe pansllaviste. Argumenti i sjelle prej tij, se Rezoluta 1244 nuk ka te beje me Serbine por me Jugosllavine e mbetur, eshte aq feminore, sa nuk ka mendje ta imagjinoje dot. Nese kjo rezolute nuk ka te beje me Serbine e sotme, atehere kjo do te thote, se Serbia mund te beje c’te doje me Kosoven. Me argumentin e tij Shaba i thote indirekt Serbise, ejani e hyni ne Kosove, sepse rezoluta nuk ka te beje me ju, por me Jugosllavine e mbetur te asaj kohe!!! Te shkretet kosovare thuaj, ne dore te kujt kane rene per ti mbrojtur!

    Reply to this comment
    • ... May 13, 15:41

      Gzim, si nuk e kupton qe komenti qe ke bere eshte absurditet?! Ri morr burre mos e diskredito veten si njeri pa tru. E di qe nuk je serb, se ndryshe nuk do te beja kete koment. Duhet te dish qe Bota drejtohet me ligje dhe jo me deshira. Serbia nuk ka asnje te drejte juridike qe te quaje Kosoven pjese te territorit te saj, dhe kjo nuk varet nga deshirat e tyre. Nuk ka baze ligjore dhe pike. Rezoluta qe permend ti eshte me Jugosllavine ku bente pjese edhe Mali I Zi dhe jo me Serbine, keshtu qe ajo rezolute eshte nul. Po te futet Serbia në Kosove, atehere quhet agresion I nje vendi ndaj nje vendi tjeter, njelloj sikurse te pushtohej Shqiperia. Nuk ka baze ligjore dhe pike. Behuni me te zgjuar dhe mos flisni si “e ema Zeqos në maje te thanes”.

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi May 13, 20:01

        … Duket se juve nuk ju flet llogjika, por emocioni. Pa nisur te jepni mendimin, ju thoni: e di se nuk je serb. C’lidhje ka kjo me mendimin qe solla une dhe c’lidhje ka mendimi juaj me nje serb!? Nuk jane njerez ata? Apo cfare kuptimi ka?
        E dyta, rezoluta nuk u permend nga une, por u soll nga Murati si nje argument i mosdiskutimit te saj ne lidhje me shtetin e sotem serb. Ky argument eshte mjaft feminor dhe i demshem per kosovaret dhe shtetin e Kosoves, sepse e nxjerr rezoluten teresisht pozicion jashte loje! Kjo eshte si t’ia futesh vetes! Nese nuk e kupton kaq gje, atehere jemi ne dy kostelacione te ndryshme dhe nuk ia vlen diskutimi.

        Reply to this comment
        • ... May 14, 00:20

          Gzim, une skam emocion, por po shikoj se te anon pesha nga ana e serbeve. A nuk jane njerez edhe ata, ben pyetjen ti! Njerez jane, por historikisht jane treguar te padrejte me shqiptaret. Bogomilet e mesjetes kane qene serbe dhe jo arber. Në fillim te shekullit te XX masakruan shqiptaret, bashke me nenen e gjyshes time shtatzene. Po keshtu edhe në luften e Kosoves. Nuk kerkojne te falur sepse nuk I vret ndergjegja e tyre. Kaq besoj se te mjafton per pyetjen tende “a nuk jane njerez edhe ata”!!! Sa per rezoluten nuk po e zgjas se ti je nje injorant në ceshtjet ligjore dhe nuk I kam vene vetes detyre qe te zbraz timen dhe te mbush tenden.

          Reply to this comment
          • Gzim Kulufi May 14, 18:54

            … Pse i ngaterron ketu gjerat? C’lidhje ka argumenti im me masakrat serbe? Nwse ti vazhdon me kete gjuhe, duke i futur serbet te gjithe ne nje thes, do te thote qe ti mezi po pret ti perzesh ata serbe qe ndodhet tani ne Kosove. Si Shabani si ti nuk po beni gje tjeter vecse me kete urrejtje patollogjike (e njejte me ate te serbeve nacionaliste) po coni uje ne mullirin e nacionalizmit serb. Nuk me ngelet vecse te paralajmeroj kosovaret te ruhen nga keto zerat tuaj. Ju po ia fusni vetes, nese vertet jeni kosovar, sepse jam i sigurte, edhe nje serb nacionalist qe flet shqipen, nuk do te thosh tjeter gje nga sa thua ti dhe Shaba.

    • mirel May 13, 16:12

      Gzim Kulufi eshte bere telef nga nacionalizmi shqiptar. Shko mor legen se nuk denjon te te hedhi syte dhe nje jevg serb.

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi May 13, 20:13

        Mirel-kacurel, je mesuar ti me ofendime ketu neper komente! Je si nje fuci boshe qe kur i bie, ben vetem dang-dang!
        Dukesh qe nuk je nga ata kosovaret qe pritem ne ’99-en, e i futem neper shpia, se ata ishin te urte; por ti do jesh ndonje race e perzier pa le se me cfar, ndaj dhe hiqesh si patriot, nga komplekset qe s’te lene rehat. Kam njohur edhe jevgj serb, por duke pare komentet qe leshon, dalloj menjehere qe jevgu serb eshte me njeri nga ti.

        Reply to this comment
        • ... May 15, 02:57

          Gzim, ti me kujton Shaban Qosen, në rast se e ke degjuar. Ai kishte nje ves qe po ta prekje, do te ndiqte nga mbrapa deri sa të të prekte i fundit, se keshtu nuk e quante veten të mundur.

          Reply to this comment
          • Gzim Kulufi May 15, 12:05

            Argument i forte! Fitove!
            (Pse shkove aq larg, deri tek i shkreti Shabon, edhe Gzim Kulufi, ndjeste paste, nuk tu ndante, po ta ngacmoje. Apo Gzim Palluqja, p.sh.)

  10. pirro May 13, 14:08

    Kosova ka fituar pavaresine por njehja nga shtetet e Ballkanit dhe sidomos nga Serbia do te arrihet me mareveshje. Me urrejtje nuk ka mareveshje.
    Prof. Shabani ka harruar Shqiperine si negociator sepse Kosova eshte pjese e Shqiperise.
    Sa per Rusine edhe ajo le te marre pjese. Pse jo?

    Reply to this comment
  11. kokepalari May 13, 15:07

    Dhe te mendosh qe gjigandi i Surrelit gjeti bashkejetuesin e te bijes se Lindes per minister te jashtem dhe Besen per
    arsimin !!
    sKANDALET E KETIJ NJERIU NUK KANE FUND!!
    NJE PLEHRE E QELBUR

    Reply to this comment
  12. Sali Bollati -Çam Shqiptaro Amerikan May 13, 15:59

    Personalitete te tilla Shqiptare;
    si z.Sh.Murati i nevojiten Shqiptarizmes dhe Politikes se Jashtme Jashtme per te gjitha Trojet Etnike Shqiptare!
    Berishat, Ramat , Thacet dhe xhuxhi Meta qe “shqiptarizoi” antushqiptarin me te madh-janullon: nuk i duhen Shqiptarizmes!

    Reply to this comment
    • xxx May 14, 16:59

      atehere njerez te tille te dobishem te ndihmohen te bashkohen, unifikohen e mbeshteten nga mendimi i shendoshe popullor.
      Forca e tyre e bashkuar nevojitet kundra felliqesise se politikes ne fuqi.

      shkrimi ne gazete eshte vec hapi pare

      Reply to this comment
  13. Sali Bollati -Çam Shqiptaro Amerikan May 13, 16:09

    Personalitete si z. Sh. Murati i nevojiten Shqiperise se Vertete, sidomos ne politiken e Jashtme,Faleminderit i Nderua z. Shaban Murati!
    Albin Kurti dhe Vjosa Osmani si Shqiptare te Lindur; s’kane pse ti “falin” serbise shoviniste pushtuese Trepcen-burim shume i rendesishem i Kosoves Shqiptare! Ashtu si me 1999, me Ameriken e Bekuar te Clintonit(jo te Trapit re sotem); dhe Shpirtin e Brymosur Shqiptar RROFTE KOSOVA E VERTETE SHQIPTARE

    Reply to this comment
  14. mirel May 13, 16:14

    “Kështu në platformën zyrtare të bisedimeve të Kosovës me Serbinë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 7 mars 2019, në pikën 17 të Platformës, me titullin: “Kosova si pjesë e komunitetit ndërkombëtar”, thuhet: “Marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme do të duhej të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në çfarëdo rasti”.
    Tradhetare te poshter, fajin ja vene rusit, bolshevizmit, dhe bile dhe komunizmit. ndersa vendimet i marrin vete.

    Reply to this comment
  15. Karaburuni May 13, 16:25

    Gazeta Dita me botimin e Rubrikes me shkrime te Profesor Shaban Muratit, po jep nje kontribut te pa llogaritshem ceshtjes kombetare.

    Problemi qedron tek zbatimi pik per pike dhe pa ekuivok I ketyre aksiomave.

    Argjentino-Spanjolli Josep Borrell, aktualisht, Perfaqsuesi i Larte i Bashkimit Evropjan
    ne nje interviste te para disa diteve me gazetaren e EeuroNews, te jepte pershtypjen se ose eshte totalisht
    i sklerorizuar, droguar, apo me kufizime mendore te theksuara, si dhe hutuar e trembur nga gazetarja.

    Gazetarja, si tigre, me pyetjet e saj te herepshershme e vuri ne veshtiresi te tilla qe nuk ju pergjegj dot as nje pyetje sakt. Djersa nuk arrinte ti rrithte se i thahej me njehere.

    Kush e zgjodhi pikerisht kete Borrell, te drejtoje politikat e jashtme te Bashkimit Evropjan dhe te deklaroje sic shkruan autori “Kjo varet jo vetëm nga Uashigtoni”?!

    Po nga kush varet? Nga ata qe humben dy luftra boterore, dhe pikerisht ai i Washingtonit, Rusvelti
    qe nul lejoji qe Gjermania te ndahej ne 4 pjese sic kerkonte Stalini, sic u nda Berlini?

    Apo Rusia e ish BRSSH qe u shkermoq vetvetiu? Apo ajo e diteve te socme me nje Prodhim te Pergjithshem Bruto (PPB-GDP) me te vogel se te shtetit te Kalifornise dhe perafersisht sa Italia, megjithse sundon mbi 17 miljon kilometer katrore (shteti me siperfaqe me te madhe ne bote)?!

    Ironia e fabules qendron ne ate qe, Borreli mund te marre nje raport mjeksor si i papergjegjshem mendor, dhe ata qe e kane vene (kuptohet lehte kush) te mbrohen se nuk mund ti nderhynin ne kompetenca.

    Problemi me i madh qendron, ne ate se, e keqja si gjithmon vjen nga vejta: politikanet e vjeter te Kosoves dhe ata qe vendosin ne Shqiperi me kufizime te theksuara dijenish e pervoje per te drejtuar nje shtet te ri.

    Keto qe shkruan autori, duhet te shkruhen me pika dhe te jene baza e politikes/veprimeve te atyre qe drejtojne dhe te zbatohen me perpikmenin me te madhe:

    Nu ka ashtu apo keshtu, por do bisedohet vetem me termat qe ka skalitur autori.

    Reply to this comment
  16. Ismail May 13, 22:14

    Jemi me fat si komb(do duhej të ishim edhe si shtet, por ja që s`e kemi shtetin), që kemi një ekspert të tillë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
    Për ata që njohin veprën e Ambasadorit tonë të shquar Shaban Murati, lind vetiu një pyetje: -Sa shtete në Europë, nuk do dëshironin ta ksihin një ekspert të tillë? E po kaq natyrshëm vjen pyetja tjetër: -Cili shtet në botë, përveç shtetit hipotetik shqiptar, do ta linte “pa punë” këtë pensionist, i cili nuk ka asnjë lidhje me pensionistët e zakonshëm, pasi është përditë në punë? Kaq “të menqur” janë këta “tanët”, apo kanë misionet për të cilat kanë firmosur?
    Sa i takon “ekspertëve të kulufërisë”, lerini, se kanë edhe ata, misionin e tyre. Kushedi se ku kullosin…
    Përgëzime, Ambasador i shquar!

    Reply to this comment
  17. fieraku May 13, 22:43

    nuk e keni mare akoma vesh o komentatore qe ky KULUFI BLLOKUT , eshte tradhetari mbareshqipetaro-kosovar dinaku i pabese ramuti surelit ciraku i kriminelit vucic qe e priti me te gjitha nderet ne Tirane kriminelin e vellezerve kosovare , raca e keqe e ardhur ne shqiperi..

    Reply to this comment
  18. Pesa (5 ) May 13, 23:57

    Mè pèlqen shumè shkrimi i zotit Murati e veçanèrisht 5 ( Pesè ) argumentet qè parashtron. Kushedi se sa qeshin nèn buzè dipllomatèt perendimorè qè justifikohen me llojè llojè konspiracionesh nè gjithè kèto vite bisedimesh e kundrejt njè pagese tè lartè …. Ironikè èshtè dhe vetè fakti qè Russia èshtè mèse e ndèrgjegjèshme qè Kèshilli i Sigurimit nuk mundet tè bèjè asgjè nè lidhje me bisedimet Kosovè – Serbi e megjithatè ambasadori rus
    bèn atè qè : – “mè ka çu nona me la gojèn”! Tani gjèrat janè tè qarta, Rusia nuk e dèshiron kurrè mbylljen e bisedimeve, pasi ato do tè çonin menjèherè nè unifikimin e plotè tè Europès. Me njè Europè te plotè nè arenèn ndèrkombètare do tè flitej ndryshe, ku Rusisè do ti duhej zgjidhja pèrfundimtare me Ukrainèn dhe viruset do tè mbeten atje ku prodhohen.

    Reply to this comment
  19. DRENICA E KUQE May 14, 08:48

    Nje analize e shkelqyer e gjendjes aktuale, qe e don nje mbeshtetje shqiptare per tokat e coptuara te Shqiperise (siç eshte Kosova, por edhe me thelle – Sanxhaku i Nishit etj.) Ambasadori i Rusisë Harçenko duhet ta dije se Kosova eshte toke puro shqiptare, qe me fajet e Rusise cariste dhe aleateve te saj ne BE eshte shfrytezuar dyfish si koloni nga Serbia dhe Jugosllavia dhe aleatet e tyre “shqiptare” te Prishtines qe edhe sot po i bien te njejtit kavall te shqyer…
    Por duhet ta dime se fajet per kete gjendje te Kosoves se pushtuar shqiptare trefish, fajet i ka edhe Tirana zyrtare, e cila nuk eshte dashte t’i besoje per asgje dhe per asnje rast “diplomacise” dhe “politikes shqiptare” te Prishtines e cila i ka perfaqesuesit e saj jo vetem ne Tirane dhe gjithandej tokave te coptuara shqiptare, por edhe kudo ne Evrope, Amerike, Australi, Afrike, Azi e gjetke…
    Çdo njeri ne bote duhet ta dije se Kosova, para se te jete pjese e “komunitetit ndërkombëtar” a evropian (siç e o Prishtina “shqiptare”!), eshte pjese e patjetersueshme e Shqiperise dhe e shqiptareve.
    Prandaj diplomacia shqiptare duhet te jete e zgjuar dhe syçele per pjeset e saj qe kullojne gjak shqiptar dhe plaget e saj nuk mund te mjekohen me Prishtinen “shqiptare” te LDK me kompani!…
    Respekt per zotin Shaban Murati dhe per diplomatet e tjere te karrieres shqiptare!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • xxx May 14, 17:19

      politika profesionale ne shqiperi nuk egziston
      momentalisht egziston vetem amatorizmi i edvin rames

      ki parasysh qe ky kungull u ul ne bisedime me rusine si kryesues i OSBE-se dhe doli andej si rruar qethur, prej aventurizmit te tij politik.

      shkaku qe kryhesohemi nga aventuriere e tradhetare eshte mungesa e establishmentit te brendshem shqiptare. Rusi greku serbi investon ne shkaterrim te zhvillimeve te brendshme tona.

      BE nuk mbeshtet ndersa SHBA e ndryshon mbeshtejtje si ndryshon klima

      Reply to this comment
  20. Epo kjo pune May 14, 09:25

    Or miq, relaks, po pate Ameriken pas, ke gjithshka, le te llape serbi e rusi e greku, spanjolli e dreqi e biri, shkopin e ka Daj Sami, e ka ndare Amerika ke mbeshtet, jemi fatlum qe Amerika eshte me vepra per ne, qysh ne fillim mbrojti sovranitetin tone, edhe kur na ndau ideologjia, nuk lejoi grek e Serb te ndanin Shqiperine, kot nuk e la monizmin te binte vete se nuk ishte Amerika kunder shtetit shqiptar megjithse komunist ndersa te tjerat nuk ishin kunder komunizmit por vete shtetit te shqiptaret e donin ta conin 1913 deri ne fund. Mos harroni pastaj clirimin e kosoves, ruajtjen e shtetit ne 97, futjen ne NATO, Amerika gjithmone pas, boll te mos votojme e largojme te shiturit mes nesh, e te jemi super korrekt me Ameriken me reforma etj, kaq te bejme ne se pastaj vendos cecoja ate pune

    Reply to this comment
  21. Anonim May 14, 16:37

    Vleresoj mendimin e z. Murati por kam bindjen se vendimet e institucjoneve ” nderkombetare” te Perendimit, sherbejne vetem per vendet e pafuqishme dhe per vete oborrin e Perendimit ( edhe ketu sipas raporteve te forces), ndersa vende si Kina, Rusia, Israeli, biles edhe vete Amerika nese ja do interesi, mund ti injorojne plotesisht vendimet e institucjoneve, duke qene te lire te bejne ate qe duan dhe te negocjojne mes tyre pa i plasur shume per vendime OKBje apo gjykatash nderkombetare. Ne fund te fundit historine e bejne Ata, Te Medhenjte, jo vendimet e gjykatave.
    Nese Rusia ka forcen, durimin, kembenguljen, ne pritje te momenti te duhur dhe ja del te terheqe ne nogocjime Perendimin per Kosoven, Ne shqiptaret vetem mund te rrijme e te veshtrojme fatin tone si mall shkembimi. Pa ushtri, pa ekonomi, pa bujqesi, pa industri barre ne xhepat e Europes, pa ndergjegje dhe kujtese, jemi nga te paktet kombe qe nuk e kuptuam kurre se cfare na duhet shteti. Ja pse Rusia insiston. E dine qe konsiderata e Perendimit per nje komb arkaik si ne eshte e ulet, e dine se aftesia jone reaguese luftarake dhe politike eshte zero, e dine sic kane bere 200 vjet me rradhe me Perendimin, se fati i popujve te keputur eshte mall i shkelqyer kembimi ne harten e botes qe e kane ndryshuar sipas qejfit, pikerisht atehere kur kane dashur te negocjojne, te formojne aleanca njeri me tjetrin, te shmangin luften mes tyre apo te bashkjetojne te lumtur.
    Te medhenjte jane pragmatike. Eshte nje gjuhe komunikimi qe e njohin mire. Vetem ne qe sduam veten, kujtojme se ” dashuria” e te tjerve do na mbaje gjalle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim