Identifikohet autori i dyshuar që vrau dhe i preu kokën shqiptarit në Greqi

May 17, 2016 17:09

Identifikohet autori i dyshuar që vrau dhe i preu kokën shqiptarit në Greqi

Policia greke duket se është drejt zbardhjes së autorit të vrasjes së shqiptarit që u gjet me kokë të prerë rreth një javë më parë.

I dyshuari kryesor sipas gazetës greke, “Tovima” është një bari shqiptar në fshatrat kufitar të Janinës.

Sipas gazetës, identifikimi i të dyshuarit vjen pas analizimit të thirrjeve të viktimës dhe informacionet e tjera.

Sipas gazetës, një shqiptar ka pohuar në polici se 26 vjeçari është vrarë për trafik droge dhe se autori mund të jetë fshehur në një shpellë ose në zona të izoluara në rajon.

Gazeta shkruan se nuk ka dyshime se autori mund të ketë hyrë në Shqipëri. Megjithatë, hetimet janë duke vazhduar intensivisht për të zbuluar plotësisht ngjarjen dhe motivin e saktë të vrasjes.

May 17, 2016 17:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*