Arrestohet autori i vrasjes së biznesmenit Memli Begalla

February 26, 2018 11:44

Arrestohet autori i vrasjes së biznesmenit Memli Begalla

Zbardhet vrasja e biznesmenit Memli Begalla në zonën e ish-bllokut, ndodhur më datë  14.02.2018.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, në një deklaratë për mediat u shpreh se ka prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë se Denis Demiri vrau biznesmenin në Tiranë në datë 14 shkurt.

Pista kryesore e hetimit janë borxhet e pashlyera të biznesmenit.

Gjithashtu gjatë operacionit është sekuestruar edhe makina me të cilën dy autorët u larguan pas vrasjes së Memli Begallës.

Memli Begalla u ekzekutua me silenciator poshtë pallatit ku banonte në zonën e Bllokut në Tiranës.

Deklarata e plotë e policisë

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:

– Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.

– Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

o.j/dita

February 26, 2018 11:44
Komento

6 Komente

  1. MH February 26, 12:24

    Uuuu,kenka vesh Sali Berisha polic!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    E pa besushme.Ish presidenti,ish kryeministri Berisha te vishet polic.Pergjegjesin duhet ta mbaj ministri Xhafa per shperdorim detyret.Nuk tolerohet dhe nuk ka lojna me Vettingun.Te cvishet automatikisht dhe ti vihen prangat.

    Na falni i nderuari ushtarak i policise.
    Fajin e ka pergjasimi me Berishen.

    Reply to this comment
    • redaktor February 26, 13:27

      Ore me ke e ke nga keta ne foto?
      Bravo iu qofte dretuesve te rinj te policise e treguan veten.
      Ne si qytetare deshirojme me shpirt qe koha e shprehjes “vrasesit iken ne drejtim te paditur” te kete ikur njehet e pergjithmone

      Reply to this comment
  2. MH February 26, 15:46

    redaktor !

    Nuk ta thithin organoleptika per te kuptue se kush asht Saluku i Vicidolit.
    Ky ne krahun tone majtas.Ose ne krahune atij ne mes qe flet djathtas.

    Reply to this comment
    • POLIC February 26, 16:15

      HAHAHAHAA
      AI ESHTE DHIMTRAQ ZIU ZV.DREJTORI I POLICISE SE TIRANES
      HAHAHAHAA
      O M.H. ME KE SHKRIRE GAZIT
      DHIMITRAQI SI SALIU

      Reply to this comment
  3. Fiore February 26, 16:03

    Ja pra kjo tregon qartë që kur në krye vendosen njerëz që e meritojnë, arrihet sukses. Urime z.Skënderaj në detyrën tuaj të vështirë, të cilën e nisët me këmbë të mbarë. Saje Qorri mund të shohi tani se Zoti vonon, por nuk harron!

    Reply to this comment
  4. MH February 26, 18:44

    POLIC
    Ky vertet asht Dhimitraqi.Te besoj.Une nuk e njoh.Po Saliu asht qyrraci.E thone per Salin.Kur erdhi sefte ne teknikumin Mjekesor ne Tirane.I kullonin hundet per beter.Nuk kishte jo shami por as edhe ndoj cope rrutan(zhele)dhe i fshinte qyrrat nga brryli i krahut te dores e deri ne kyc te dores dhe anasjelltas me vajtje ardhje pa pushim.Se dhe qyrrat nuk pushonin.Mandej fillonte pune detyren krahu tjeter.Ja ky asht saliu pip/fidan ardhur nga Vicidoli.E mbajti me buke e veshmbathje monizmi deri ne ripertritje te shendetit duke ia stopue qyrrat njihere e pergjithemon.Per konsiderat iu kundervue monizmit thue sa ai ia sillte qyrrat ne kullim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*