Identifikohet autori që theu xhamat e Kishës në Tiranë

June 8, 2017 16:16

Identifikohet autori që theu xhamat e Kishës në Tiranë

 

Identifikohet autori i thyerjes së xhamave të Kishës Katolike në rrugën e “Kavajës” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, ndërsa policia pasditen e sotme tha se autori i dyshuar është E. R, 29 vjeç. banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se në orët e para të datës 08.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka thyer xhamat e Kishës Katolike” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kanë kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës dhe 29 vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë për akuzën e “shkatërrimit të pronës” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

June 8, 2017 16:16
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 June 8, 16:25

    sipas këtyre fotove duket që mund të jetë një akt vandalizmi dhe jo tentativë vjedhjeje!!

    Reply to this comment
  2. Mark uk June 8, 16:59

    Veprimi i tij duhet cilesuar akt dhune kunder nje kulti te nje besimi tjeter.Ky eshte veprim i qellimshem mendoj une.

    Reply to this comment
  3. fteri June 9, 02:14

    Duhet të kontrollohet mendërisht ky vandal ,në të kundërt të plaset në burg ky njeri qi sulmon objektet e kultit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*