Identifikohet kufoma e gjetur në Dajt

February 16, 2016 15:40

Identifikohet kufoma e gjetur në Dajt

Policia ka identifikuar kufomën e gjetur në fshatin Priskë të Dajtit.

Mësohet se viktima është një shtetas i shpallur në kërkim policor, pasi akuzohej se kishte shitur disa herë të njëjtat apartamente, duke mashtruar qytetarët.

Paraprakisht thuhet se viktima dyshohet se është shtetasi Vasil Biba, 36-vjeç.

Për identifikimin e kufomës, që rezulton se ishte qëlluar me dy plumba pistolete 9 milimetër, në kokë dhe në zemër, janë kryer disa ekzaminime.

Rastet e denoncimeve janë të shumta për shitje të tilla, çka e bën të vështirë gjetjen e autorëve të krimit.

Denoncimet e larta dhe numri i paktë i provave të gjetura në vendin e ngjarjes e bën thuajse të pamundur identifikimin e autorëve të krimit. /Dita/

 

February 16, 2016 15:40
Komento

5 Komente

  1. nesuno February 16, 15:44

    ouuuuuuu po si quhet apo “një shtetas i shpallur në kërkim policor”. leshko gazetare.

    Reply to this comment
  2. Hahaha February 16, 17:32

    O leshko. Lexoje deri ne fund artikullin. Apo porton dhe te lexosh. Ke ber dhe koment pa le….

    Reply to this comment
  3. # February 16, 23:03

    Ne c’vend u gjet.Prane shishes qe ka vendosur msheftas Berisha apo tehu.

    Reply to this comment
  4. shqip February 17, 04:52

    Ngushellime familjareve te viktimes. Me keqeardhje mund tu them se me se verte aty ne atdheun tone behet keto maskaralliqe, pra shitet nje apartament per disa bleres, kjo eshte me KRIM se krimi me arme. Ata emigrante qe enden rrugeve te botes, thane zoren per te blere nje strehe per familjen dhe femijet, dhe nga Ana tjeter nje uligane qe I vjedhe pa te keq, e per me teper nje shtete qe Ben sehire, doemos qe do ti shpjere njerezit nje vete gjyqesi. Paret e emigranteve jane pare me gjak, e ku kopuk I ha rrehat-rehat. Mire ja bene pra….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*