Armët në Rinas/ Zbardhet skema, identifikohet grupi kriminal

August 26, 2017 13:27

Armët në Rinas/ Zbardhet skema, identifikohet grupi kriminal

Në kohë rekord policia e shtetit dhe prokuroria e krimeve të rënda zbardhin trafikun e armëve me kuti postare nga Shqipëria drejt Anglisë, tregti e cila rezulton se është kryer me porosi në internet dhe pagesa online.

Sipas hetimeve të sektorit të antiterrorist në policinë e shteti dhe krimeve të rënda e cila po heton këtë trafik rezulton se dërgesat janë bërë nga DHL Durrës me destinacion transit Greqinë dhe adresë finale Anglinë.

Por si u dërguan këto pako me tre kallashnikovë?
Tre shtetas të ndryshëm janë paraqitur pranë postës DHL në Durrës ku kanë postuar me të dhëna fiktive pakot. Këto pako më pas janë kaluar në Tiranë dhe nga aty drejt magazinës “Cargo” në aeroportin “Nënë Tereza”.

Teksa përgatiteshin për tu hipur në avion, skaneri dhe agjentët e sigurisë kanë zbuluar peshën e dyshimtë të pakove dhe brendësinë e tyre me pjesë metalike. Në këtë moment ato i janë nënshtruar kontrollit më të detajuar ku ka rezultuar se ishin armë automatike të çmontuara.

Nga Durrësi këto pako kanë adresa të ndryshme dërguesish ndërsa pritësi në Angli është i njëjti, por deri më tani jo një individ por një kuti postare vetëm me numër.

ReportTv ka mësuar se pas zbulimit të këtij rasti qëndron një grup i strukturuar kriminal i trafikut ndërkombëtar të armëve ndërsa transaksioni dyshohet se është kryer me anë të internetit si porosia dhe pagesa për këto armë.

August 26, 2017 13:27
Komento

6 Komente

  1. Euro Maloku August 26, 15:45

    Po kjo kutia postare nuk ka pronar…sepse atehere i mbetet te jete e mbretereshes…!!!

    Reply to this comment
    • ??? August 26, 16:37

      Prandaj je i trashe ti!!! Idea e kutise postare eshte te mbash adresen sektet o koke tul!!!!

      Reply to this comment
  2. keshilltari Topollaj qe nusen naten e pare e provoi Sala August 26, 15:57

    kryetarafikantit leka zogolli ju bene nderime ne parlament nga BE NA ME….Berisha-Nano -Meta ndersa kryetrafikantit Sypeshkaqeni do i behet monumenti per se gjalli nga Edvini

    Reply to this comment
  3. Kuq e zi August 26, 16:24

    Kjo ishte zbardhja?

    Reply to this comment
  4. Mark uk August 26, 18:18

    Sa veshtirsi kan pasur per te zbuluar se kush ka nisur kur behet fjal per D.H.L.Sa te lumtur jemi nga ky zbulim qe pompozohet nga ushtart e Edi Rames.

    Reply to this comment
  5. S.B Family August 26, 19:24

    Na cate koken Bitcoin bitcoin gjithe veren…monedha e re ,nuk kemi pse te kemi frike e budalliqe Te tjera..keto jane pra pasojat qe nuk ka kontroll blu weeb.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*