Makina u qëllua me plumba, zbulohet pronari

January 31, 2016 10:51

Makina u qëllua me plumba, zbulohet pronari

Të premten në mëngjes, një automjet i qëlluar me plumba u gjet në afërsi të Kryqëzimit të Shën Kollit në Lezhë. Automjeti ishte braktisur, ndërsa shkaqet mbetën mister.

Por, policia ka arritur të identuifikojë pronarin e mjetit. Ai është një shtetas i huaj që banon në Shqipëri.

I pyetur mbi ngjarjen, ai ka deklaruar se makinën ia kishte dhënë një të njohurit të tij, shqiptar.

Policia nuk e ka bërë publik emrin e pronarit të mjetit dhe as të mikut të tij, i cili është shpallur në  kërkim. /Dita/

January 31, 2016 10:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*