Identifikohet shqiptari i vrarë në atentatin e Torinos. E ndoqën pas 150 metra

October 23, 2017 14:09

Identifikohet shqiptari i vrarë në atentatin e Torinos. E ndoqën pas 150 metra

 

Policia italiane ka identifikuar shqiptarin 39-vjeçar i qëlluar për vdekje një natë më parë në qytetin e Torinos.

Ai quhet Shpëtim Frashëri, i thirrur shkurt Çimi, dhe është qëlluar me armë zjarri nga dy persona rreth orës 3.15 minuta të së dielës 22 tetor, përballë lokalit “Chic Bar” në lagjen Pozzo Strada të Torinos.

Viktima Frashëri nuk ishte me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali.

Vrasësit e ndoqën pas 150 metra

Hetimet e para të policisë italiane kanë zbardhur se vrasësit kanë pasur si qëllim pikërisht vrasjen e viktimës pasi pas plumbit të parë të marrë në gjoks, Shpëtim Frashëri ka tentuar të largohet por është ndjekur nga killerat për rreth 150 metra duke marrë dy plumba të tjerë në trup.

39-vjeçari Frashëri ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spitalin Martini të Torinos, ndërsa autorët e krimit janë larguar pa lënë gjurmë.

Gjatë atentatit plumbat kanë goditur dhe dritaren e një apartamenti aty pranë.

Policia italiane hedh dyshimet se ky atentat vrasës është një larje hesapesh mes bandave kriminale shqiptare. Autoritetet italiane po hetojnë mbi jetën e viktimës e lidhjet e tij miqësore e jo vetëm.

Janë sekuestruar telekamerat e mbikqyrjes së lokalit dhe të rrugëve përreth në shërbim të identifikimit të autorëve të vrasjes së 39- vjeçarit shqiptar./ Alba Kepi/Ora News

October 23, 2017 14:09
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 October 23, 15:32

    “Janë sekuestruar telekamerat e mbikqyrjes së lokalit dhe të rrugëve përreth ”
    çfaaaaaar??
    janë sekuestruar telekamerat apo regjistrimet e tyre?!
    telekamarat si hyjnë në punë kujt!!regjistrimet e tyre po!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*