Idhujt e mi…

February 28, 2018 11:48

Idhujt e mi…

Idhujt edhe bien,
këtë mirë e di,
po nuk bëhet fjalë,
për idhujt e mi!

Nuk kam pasur idhuj,
mbretër me kurorë,
se idhujt e mi,
janë më madhështorë!

Se idhujt e mi,
janë më madhështorë,
janë mbretër mbi mbretër,
dhe mbi perandorë!

Janë mbretër mbi mbretër,
dhe mbi perandorë,
mbi ballin e tyre,
zbehet çdo kurorë!

Ata që unë dua,
koha dot s’i tret,
për ata i vogël,
ka qënë ky planet!

Mbi gjithë planetin,
janë margaritarë,
asnjëri prej tyre,
s’iku me fanfarë!

Asnjëri prej tyre,
s’iku me fanfara,
Ylli im Polar,
Ernest Çegevara!

Ernest Çegevara,
profet mbi profetër,
një vullkan i zjarrtë,
mbi botën e vjetër!

Ai është shpresa,
që ka vegjëlia,
veç nga emri i tij,
dridhet tirania!

Lirinë e të tjerëve,
e pagoi shtrënjtë,
dhe u bë njëlloj,
sa Krishti-i shënjtë!

Zëmra legjendare,
nuk rreh-po buçet,
për të shumë i vogël,
ishte ky planet!

I shtrenjti Ernesto,
popujt kur të zgjohen
,për ty -o Titan,
do të përgjërohen!

Për ty-o Titan,
do të përgjërohen,
ti do jesh Altari,
ku do gjunjëzohen!

Unë e di-patjetër,
do vijë ajo ditë,
kur në varr do futen,
gjithë padrejtësitë!

Unë që ligësive,
dua t’u vë zjarrin,
kam për kryeidhull,
revolucionarin.

Mund të thotë ndonjeri,
pse s’ke një poet,
s’mund të kem të tillë,
se poet jam vetë!

Shkrova për Lirinë,
gjer një mal me letër,
kur ke çegevarën,
nuk të duhet tjetër!

Arben Duka

February 28, 2018 11:48
Komento

23 Komente

  1. Mark .uk February 28, 11:58

    Idhujt tuaj Jan oficert e sigurimit te shtetit.

    Reply to this comment
  2. Lili February 28, 14:11

    Comandante Ce Gevara revolucionari i paepur i te gjitha koheve.Bota e qyteteruar i kendon me respekt kujtimit te Tij.S,ka te shtune ne Paris, apo tek canale 5 i Frances(ne mbremjet e saj),qe te mos kendojne per te paharruarin Ce

    Reply to this comment
  3. intelektuali February 28, 14:36

    CHE GUEVARA ISHTE VRASTAR
    ME ENVER HOXHEN BARABAR
    SHOKU FIDEL E BONI TRADHTAR
    MOSKA S’E DESHI SI HYZMEQAR
    PRANDAJ O BEJTEXHI GAZTAR
    KUSH ESHTE HYLLI YT POLAR?

    Reply to this comment
  4. vasili February 28, 15:45

    Ne rastin me te mire,mendoj qe ti z.Duka,vazhdon te jesh nje femije qe nuk don te rritesh:
    Une kurre nuk kam qene as dua te jem as i majte as i djathte as cdo sojsorollopi drejtimi tjeter,por mundohem(se nuk eshte aspak e lehte)te ndjehem njeri.
    Me ate histori dhe filma te paanshem qe kam pare,mu zhduken dhe ato iluzione qe mund te kisha per ce Guevaren,nje mjek aventurier argjentinas,qe u shndrrua ne nje revolucionar kriminel i pa meshirshem dhe feminist i paskrupullt,krejt ne te kundert te asaj per tu marre shembull.
    Guxo te rritesh Duka dhe te lexosh drejt,se vazhdon te jesh shume i hallakatur dhe me marrje mendsh te theksuara.

    Reply to this comment
    • Tartufi February 28, 16:41

      Leviz o beni ,nga aty ku je
      dhe mos ha shume,te kesh pak vlere.
      bajge je sot,kake dje
      si krenar dhe i permjere.

      Nuk shkojne dhe lirija dhe terroristi se bashku o beni me illullin tend ,,, shkruana dicka te bukur dhe mos na hap barkun ,me karagjozer me mjekera qe vrasin njeri tjetrin.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 28, 17:13

      ti je gërk dhe të mjafton o vasilis!!
      për të tjerat mos fol!!
      ti thua se je njeri por në atë moment që flitet për gërkun ti je një kafshë e tmerrshme anti kushdo qoftë që përballet me të!!
      mos ha mut kur thua se je njeri!!

      Reply to this comment
  5. info analitike February 28, 16:01

    O Neti me sa shoh une duhet ti blesh nje bluze me Che Guevaren ketij kalamanit me mysteqe. Ka pare ata kalamajte ne perendim qe e veshin e tani e do edhe ky nje te tille.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA February 28, 19:52

      Nuk mund ti mohosh, jo Arbenit,
      por askujt idhujt e tij!
      Une e admiroj Guevaren per shpirtin e tij rebel, per nje bote pa shtypje dhe shfrytezim, por Guevara ish nje figure komplekse e marksistit revolucionar, udheheqes i Luftes guerile, Mjek dhe Autor , Diplomat dhe Teoricien ushtarak.
      Per shume te rinj ne bote, eshte i dashur si Luftetar i Lirise, cilesohet si nje nder 100 njerzit me me influence te Botes ne shekullin e 20-te, por me shume nje Ikone mediatike!
      Ne SHBA, psh une kam pare shume te rinj, kryesisht nga Amerika latine qe e simpatizojne Guevaren!
      Per mendimin tim Guevara eshte nje simbol i revolucionarit marksist, , nje Stalinist fanatik i definuar per nje politike pa kompromis kunder kundershtareve!Shume e cilesojne si nje Takticien brutal, qe ka kryer tortura dhe vdekjen e qindra te burgosurve kubane.
      Trupat guerile te tij, sipas taktikes se mjafton nje Shkrepse per ti vene Zjarrin e Revolucionit mbare Botes, pra nje berthame revolucinaresh mund te kryejne Revolucionin… gje qe eshte e pamundur pa mbeshtetjen e masave te popullit.
      Skrupulloz dhe brutal per nje skenar zjarrvenes te Botes, Guevara mbetet nje idealist utopik!
      Kur erdhi ne Shqiperi, thone se e priti Mehmet Shehu.Shkembeu me te mendime dhe me ne fund, pasi ja lexoi Mendjen, i fali nje Kallac,( qe te vriste vehten…!),
      sic u vra ne lufte me ushtrine boliviane, u plagos dhe me vone u masakrua, i ndjekur vetem nga pak luftetare, ne 9 tetor te 1967-es!…
      Ka plot qe e simpatizojne Guevaren!
      Ka qe jane kritike ndaj tij!
      Shume simbole te Guevares shiten, me teper per perfitime tregetaresh, ashtu sic ka te rinj qe e kane idhull!…
      Njerzit jane te lire te zgjedhin Heroin e tyre!…

      Reply to this comment
      • info analitike February 28, 21:01

        O Neti une nuk i rashe gjate me compañero-n Che e nuk i mohova gje askujt, madje te nxita ta kenaqesh bejtexhiun me nje bluze me fytyren e idhullit te tij. Vec nje gje nuk shpjegohet, se kudo ku sunduan keta “revolucionaret” sollen mjerim e dhune.

        Reply to this comment
        • N.V. February 28, 21:23

          Leri ironit info djali dhe porosit per te tjeret….
          Ti do gjĕ pĕr vehte?….
          Psh nje Harte te tokave qe Ahmuti i Burgajetit i fali Pashiçit?!…
          Apo do nje Harte me planet e Esat Toptradhetise per coptimin e Shqiperise?!…
          Apo do nje Harte te 150 km katrore Det te falura Greqis me firmen e Luluçit dhe bekimin e Doktorrrrrrrrr Morrrrrrtjes!?….
          Lĕre Guevaren nĕ shĕnjterine e tij apo dhe Kumanarin , se edhe sot e kesaj dite po ha Tagjinĕ e shqiptareve nen Kumanarin, pyete nje here Marshallin sa shiti me sekseret serbe nga magazina e atyre “qe mbollĕn mjerim”….!?
          Po nuk ta mban ta beshĕ kĕtĕ,
          se te pret Ylyfenĕ Marshall Marrezia….!

          Reply to this comment
          • N. February 28, 21:38

            Korigjim:
            Jo 150,
            Por 350 km2….!

          • anticensurë25642654 March 1, 07:13

            o net ti çfar je tu bo??
            hartën e detit dhe të tokës që po i fal gërkut??
            apo thjesht po e mbështet si fillim dhe pastaj i bën hartat??
            të plaçin trutë se sy nuk ke fare,a i bie në fije “zgjerimit të teritoreve minoritare”se çdo të thotë??këtë po e bën rama!!
            a i bie në fije se ço të thotë “kuota fikse të përfaqsimit në administratën lokale dhe qëndrore të minoritetit”??
            me 300€ e pe sa gërkë të thekur u bënë??përfytyro se duke qënë “gërk” ti ke një punë të siguruar në shqipëri,të paguar nga taksat tona,jo të tuat,sa shqipo do të greqizohen??sa prej tyre do të bëhen më gërk se gërku??
            berish ai bëri dje dhe u bllokuan!falë këtij tradhëtarit të sotëm dhe mbështjes sonë!sot i njëjti po përpiqet ta bëjë të njëjtën tradhëti!
            dhe ata që e kundërshtojnë janë shumë,shumë më pak se dje!!këtu nuk përfshihet sali shashka,që në fakt po e ndihmon duke e paraqitur kundërshtimin tonë si vepër të tij!
            ti po bën të njëjtën gjë!!
            akoma nuk ke pafytyrësinë që të më quash mua,personalisht si berishisht,shqupist,por i mëshon fort idesë se kunëdërshtimi vjen nga saliu!!
            dhe një herë po ta them me bindje të plotë se saliu është pjesë e lojës së ramës!
            dhe jo e kundërta!
            përpiquni sa të doni që ta paraqisni si kundërshtar!!

          • info analitike March 1, 15:59

            Ja do te shoc hartene cunit te Sules qe po karkatiset moteleve me Kotzias. Ay po qe do ta benje Shqiperine. Sa per camerine ja sa ti marre leje grekut nese duam ta permendim apo jo. Ore per ato camet qe nuk i lane te shkonin te vizitonin tokat e te pareve ne Preveze e ngriti zerin qy cunaku i Sules apo batutat i ka vec per Kuvendin?

      • Kris 1 February 28, 21:57

        I sakte Vjosa..Po ti shtosh dhe faktin qe pas lufterave revolucionare ne ameriken latine dhe azi fshihet nje trafik gjigand droge apo mbeshtetjen qe kish nga Fidel Kastrua(revolucionar dhe trafikant i fuqishem del se shoku Ce u perdor nga mafia si mish per top

        Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 February 28, 17:22

    ben duka
    sigurisht që është idhulli tënd!!
    por të të kuptojnë të tjerët!
    vetëm e vetëm për duhanin!!
    ma merr mëndja se ai shkonte më shumë për uiski dhe rum,dh ejo për verë si ti!!
    një pyetje kisha unë,kështu duke dalë nga kjo puna e pianecllëkut a tymosjes!!
    a i ke hedhur një sy këtëj shkrimit të ditës,meqënëse je dhe në redaksi”Negociatat për kufirin detar, Athina emëron komisionin e “Basha-Bakojanis””??
    jo për gjë o ben pijaneci,por po e sheh se si po shkojnë punët!!
    gërku nuk ka ndërmënd të lëshojë gjë,kurse kata shokët e tu të tradhëtisë kapen me like floririn,jo autorizim po prokurë!!
    hape gojën ndonjëherë beno se me zgjerimin e teritoreve minoritare po të fusin dhe labovën pastaj!!
    jo për gjë por do të të duhet të marrësh 300€ në muaj pastaj!!
    ti pa 300she dhe nuk po e hap gojën,kur të marrësh ato ke për tu bërë gërk e kaluar gërkut!!
    apo thjeshtë ke për të bërë vargje për “arvanitasit pallëkari” që drejtojnë gërkun e sotëm?
    rri nja dy ditë pa pirë beno!!
    të garantoj se do ta kuptosh që po na tradhëtojnë dhe se të kanë tërhequr dhe ty pas si rrimorkio alkooholi!

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku February 28, 23:40

    Kush dridhet nga emri i ketij te deshtuari mor badalla. Po ju shkon jeta duke adhuruar te vdekur, se me te gjallet nuk merreni dot. Ky Çe-ja qe thua zotrote ishte nje bandit me kallash ne dore qe kujtonte se po shpetonte boten, pastaj e vrane si qen dhe vetem ca si puna juaj rrini-rrini dhe e kujtoni.

    Reply to this comment
  8. Duka ka te drejte ... March 1, 10:39

    Po ku e njihni ju Ce-n
    o shqipcare ,qe e masni Boten me hapin tuaj !
    Si s’u bet njiher njerez e reagoni si njerez para ksaj Bote .
    Ate e kann vlereesuar dhe vleresijne studjues te niveleve Boterore ,Perendimore o tru i mjere qe s’dini asgje tjeter pervecse me derdellit e shfry gazra medieve ato qe ju mbushin tollumbacen koke .

    Po na hiqet katunari e shpellari “Kapitalist” !
    Cfar prodhon vec pordheve e shajakut halldupi Kapitalist mbasi ka ngrit sumen nga qielli dhe ata qe falen shpellave te lashta ,me nji kulture anadollaku mesjetare e pasion krimineli ?!
    Karagjozet e perjetshem qe sditet njiher te shikoni
    se mbi cfar bazamenti qendroni vet e kakarisni si Kaposh

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit March 1, 13:41

    dhe Ce Gevara si Robin Hudi, te dy jane shembull per te gjithe te shfrytezuarit dhe rruga qe duhet te ndjekin.. “Po nuk keni arme, gjeni/ ia rrembeni atij qeni….”- thoshte kenga popullore. Bravo Ben Duka qe rikujtove çe Gevaren, qe u nis me nje moto te vjeter per te çliruar Ameriken Latine nga kthetrat e shfrytezuesve koloniale.

    Reply to this comment
  10. Gezim Caca March 2, 22:55

    O i madhi Arben Duka.Jam nje lexues i rregullt i poezive te tua por kjo poezi per Ce Guevaren me ka emocionuar me shume se te tjerat sepse jam vete nje adhurues i madh i tij.Ka patur president te shquar bota por asnje nuk po vazhdon te kete popullaritetin e Ceguevares .Ne Ameriken Latine Vazhdon te qendroje ne 5 njerezit me te shquar te te gjitha kohrave.Eshte kthyer ne njeri legjende sepse dhe njerez qe nuk e kane jetuar e nuk kane dijeni se kush eshte e cfar ka bere kane nje adhurim te trasheguar si ato legjendat e treguara nga brezi ne brez.Cfar mund te doje me teper nje njeri se sa te lere nje emer qe kujtohet perjete.Dhe une o Arben te perulem e te respektoj pa mase per kete dedikim te bukur per nje idhull edhe timin..Shume faleminderit mik qe edhe pse nuk njihemi personalisht te respektoj shume per patriotizmin e madh qe ke .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*