“IDRIZËRIA” ose çerdhja e besnikëve!

Arben Duka October 10, 2015 14:50

“IDRIZËRIA” ose çerdhja e besnikëve!

Parti e Idrizit,
rezervë e skalionit,
shembulli tipik,
i prostitucionit!

Ngaqë ai bëhet,
veç me qeverinë,
s’e shoh dot me sy,
gjithë IDRIZËRINË!

Saliu i shkretë,
që s’i humbi vula,
e shumoi Idrizin,
direkt nga formula!

Por e tradhtoi,
Sala s’kish më fiq,
dhe ju ngul Edvinit,
si një tartabiq!

Idrizi një degë,
në Xhuvelëri,
dhe në opozitë,
dhe në qeveri!

Unë aspak çudi,
nuk bëj me Idrizin,
bëj çudi me Ramën,
fjalët si lëvizin!

Ka thënë tek “Top Stori”,
me shumë siguri:
“Idrizin s’e fut,
kurrë në qeveri!”

Dhe në këtë pikë,
Rama na gënjeu,
se Idrizërinë,
me pushtet shpërbleu!

Idriz tradhtarit,
i zgjidhi çdo hall,
e me aleatët,
u tall e u tall!

Dhe tani besnikët,
e Idrizërisë,
janë cep më cep,
pjesë e qeverisë!

Po të ketë Idrizua,
një më të mirë rast,
tetëshin Edi Ramës,
sot ja bën në çast!

Pavarësisht se çamët,
mbahen si besnikë,
kjo veti s’kërkohet,
hiç në politikë!

Dhe pse nuk e kishim,
në koalicion,
s’e dinim që Shpëtua,
do qe shpresa jonë!

Kur me të luftonim,
s’mendonte njeri,
se Shpëtua do futej,
tek kjo qeveri!

Është Idrizëria,
çudi e vërtetë,
kryetari kundër,
ka dy deputetë!

Dy më të shëndoshët,
kundër ç’ke me të,
që ta ketë një këmbë,
edhe në PD!

Se kështu kanë qenë,
gjithë Xhuvelëritë,
dhe në qeveri,
dhe në opozitë!

Ne që shkruajmë jemi,
një tufë fanatikësh,
e Idrizëria,
një fole besnikësh!

E Idrizëria,
një çerdhe besnikësh,
shpërndarë kudo,
si punë leshterikësh!

Por unë të dua,
moj Idrizëri,
të dua njëlloj,
si kripën në sy!

Arben Duka October 10, 2015 14:50
Komento

10 Komente

  1. Il mediterraneo October 10, 15:16

    Idrizeria tashme eshte bere sinonim i fjales kurveri.

    Reply to this comment
    • hajdari October 10, 18:47

      Nuk ka faj Idrizi
      Faj’n e ka piktori
      Nje cam futi brenda
      Tjetrin jashte nxorri

      Poeti i dites
      Le t’i flase te parit
      Kur ben faj gomari
      Mos t’i bjer’ samarit

      Reply to this comment
  2. Il mediterraneo October 10, 15:47

    Niveli i idrizerize (kurverise) ne politiken shqiptare eshte ne nivele alarmante.

    Reply to this comment
  3. LOVE October 10, 16:38

    aman mor shoke ,po cfare te bejme ne ??
    po ju ngelet duke u qurravitur more shoke, po nuk gjetet karar ….
    po ju donin greven e kurverise …ashtu urise …e berem ne te gjoret
    donit demostrate juve …perseri e berem ne …tani ju donit 13 mije te vdekur
    po ca te bejme ,nuk na vrau Saliu ,ne dolem atje te gjithe ,po ai nuk na beri deshmore
    donit te hanit ngjala ,mire tham neve ,ju hani ngjala se ne rrime dhe pa ngrene
    as buke ,as uje ,as drita nuk duam ne ,vetem ju mos te percaheni
    si tha Koco Devole …ju veterane jeni mesuar me sakrifica ,1 here ne jave hanit buk ne mal
    ju komuniste mund te hani dhe bar ,ka thene partia pra 😛
    ca ka te keqe te hash dhe ndonje bollokume nga Qifja ??
    per hallven e Havase te garantoj personalisht ,nuk gjen me te …embel
    ne nga Laberia e Kuvendit te Kuq , e kemi si tradite ,qe kur mami te ben hallven e mire
    ne nuk te flasim ne emrin e babes ,jo pra ,te flasim ne emrin e mamit …
    per respekt te mamit …..ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahhahahahhhahaahah
    cfare gazi shoke ,cfare gazi

    o shoku bejtexhi
    kthe pllaken e gramafonit , bej duva dhe ndonje nuske Idrizerise ,se ju hengret ngjala me hala dhe jo me hallve qe kalon pa pertypur fare 😛 😛 😛

    seriozisht tani
    me cfare parulle do dilni tani ?
    une mendoj
    Ne jemi te gjithe Idrizeri
    po mirpret partia dhe mendime te tjera ,hapni nje konkurs ,drejtohuni frontit kokepalar 😛

    [ e megjithate , me shume nder ka Idrizeria , sesa juve ]

    Reply to this comment
  4. zoti October 10, 23:21

    Camet njihen per besnikeri? ?

    Reply to this comment
  5. Patriote October 11, 04:37

    Love! Te ndjek me kujdes dhe per shume gjera te jap te drejte! Ti me filozofine tende tregon se e ke me poshtersine e te dy paleve, qe nuk mund te quhen te majte e te djathte , por :
    Prostituta Politike !!
    Mjere populli thuaj ! Idrizin na e la peshqesh Fatos Nano, se nena e Idrizit eshte tezja e
    Xhoana Nanos!
    Mjere shqiptaret qe kane rene ne duart e banditeve !!!!!!

    Reply to this comment
  6. Patriote October 11, 06:04

    Po keshtu motra e Idrizit ka qene sekretarja e Fatos Nanos ! Nepotizem ne kulm !

    Reply to this comment
  7. Ada October 11, 09:25

    Rama plehra po fut ne qeveri tere maskarenjte per te cilet populli votoi kunder ne 2013.
    Ky maskara i pashprese ben pakt me te gjithe ata qe i ka kundershtare dhe merr neperkembe e ekeqtrajton ata qe i ulen bythen e tij te stermadhe ne karrigen e kryeministrit.
    Ky i paafte, piktor i deshtuar, politikan mjeran, njeri i manger nga trute e kokes, po e sfilit kete popull te mjere, e ka katandisur per buken e gojes.
    Po ky popull idiot qe e zgjodhi le ta gezoje. Le ta mbaje mbi shpine kete batakci, kete pjelle te keqe, kete njeri qe urren prinderit e vet, kete maskara qe la rrugeve edhe femijen e vet.

    Reply to this comment
    • shqip October 11, 13:02

      Rama qenka plehra?!, Gjithesesi e ke nje te drejte ne konstatimin qe ben. Ashtu eshte,Rama eshte plehra,ku celin e shperthejne, vecse trendafilat…Ndersa gjembacet,si ti,(Motra e lloves), nga ky pleh, vec kalben,madje, deri ne rrenje!…

      E dini qysh me thoshte gjyshja mua: – O Ada e o love!,Eeee… A c’me hani mun !…
      .

      Reply to this comment
  8. Iliri October 11, 11:48

    ” Xhuvelizem ” thane ne fillim kur plaku i Agrares kaloi ylberin politik! Pastaj vazhdoi Ndokizem, Ngjelizem, Topizem, Idrizem etj. Por keto jane krrica te vegjel! Eshte LSI ajo qe i perfaqeson te gjithe bashke keto ylberiste politike duke qene corba e madhe qe mbledh gjithe ledhin e byth perdredhurve ne politike!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim