Idrizi debat me strukturat në Vlorë: Tahiri ka axhendë të ndryshme nga PDIU

April 25, 2015 19:17

Idrizi debat me strukturat në Vlorë: Tahiri ka axhendë të ndryshme nga PDIU

Takimi i Kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, me strukturat në Vlorë është shoqëruar me debate, pasi baza e kësaj force politike ka kërkuar shpjegime se përse nuk ishte pjesë e takimit edhe deputeti Dashamir Tahiri.

Burime nga mbledhja, që u mbajt në Pallatin e Kulturës të qytetit, thanë se Idrizi u është përgjigjur duke thënë se deputeti Dashamir Tahiri “mesa duket ka një axhendë tjetër me atë të kryetarit të PDIU-së”. Ndër të tjera në takim, Idrizi ka deklaruar se PDIU është “një”, përpos qëndrimeve të Tahirit.

Sipas Idrizit, PDIU do të ketë përfaqësi në qeveri, pasi do të kërkojë postin e zv/ministrit të Jashtëm. “ Do kërkojmë zv/ministrin e Jashtëm. PDIU rikonfirmohet një forcë politike e fortë. Jemi në koalicion, do të mbështesim koalicionin. Deputeti Dashamir Tahiri ka një axhendë tjetër. Tahiri s’është në linjën e kryetarit të PDIU. PDIU është një edhe pse Tahiri nuk është. PDIU do të ketë përfaqësi në qeveri”, tha Idrizi në takim me strukturat në Vlorë.

Burime nga takimi bëjnë me dije se debatet në takim kanë qenë të ashpra sa është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë. Idrizi e mohoi, por tha se çamët janë shqetësuar për legalizimet pasi u rrezikohen shtëpitë.

April 25, 2015 19:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*