Idrizi dëshiron të bëhet ministër!

Arben Duka May 29, 2016 18:32

Idrizi dëshiron të bëhet ministër!

Idrizi i çamëve,
kurrë s’më ka çuditur,
nga skaji në skaj,
kur është vërvitur!

Në zgjedhjet e fundit,
me Saliun qe,
po Sala për të,
s’kish më koqeve!

Ndaj Idrizi-SHQUP-in,
urgjent e braktisi,
dhe një rrugë të re,
me “Rilindjen” nisi!

E mbaj mënd Idrizkën,
se ç’tha atë ditë:
“Neve duam poste,
të nivelit të dytë!”

“Nivele të dyta,
dhe asgjë më shumë,
dhe sa më shumë çamër,
të futen në punë!”

Na tha me pak fjalë,
s’pjerdh për ideale,
dhe se aleancat,
këtu janë formale!

Unë gjithnjë do shkoj,
mbrapa qeverisë,
se kështu ja zgjidh,
çështjen Çamërisë!

Idrizi për vete,
kërkoi Kuvendin,
ndoqi Vangjel Dulen,
dhe i zuri vendin!

Po Idrizi vetes,
s’i vë dot kapistër,
tani do patjetër,
edhe një ministër!

Po tani Reformat,
duan vota shumë,
dhe votë e Idrizit,
nuk ndreq ndonjë punë!

Sot në dy parcela,
është ndarë qeveria,
një e ka PS-ja,
tjetrën LSI-ja!

Dhe me dy parcela,
punët janë ibret,
pale po të shtohet,
parcela e tretë!

Parcela e tretë,
me Idrizëri,
këtu do të bënte,
plot tri qeveri!

Punët me parcela,
i dimë mirë sot,
tek parcelë e Metës,
Rama s’ndërhyn dot!

Parcelë e Idrizit,
nëse miratohet,
pushteti i Ramës,
më shumë kufizohet!

Unë habitem shumë,
që s’e thoni dot:
“Shefi i qeverisë,
nuk është fuqiplot!”

Tek pjesë e PS-së,
ai ka fuqi,
po nuk ndërhyn dot,
ku ka LSI!

Mendohuni pak,
ç’katastrofë do jetë,
sikur të na shtohet,
dhe parcelë e tretë!

Një parcelë ka,
produkte të arta,
se Njëshit i vë,
sinore të qarta!

Po Idrizi do,
një parcelë patjetër,
dhe pse dy që kemi,
janë ca si tepër!

Se si venë punët,
që të gjithë e dinë,
kur nuk ke kontroll,
mbi gjithë qeverinë!

Po Idrizi do,
në kolltuk ta ulin,
dhe pastaj në zgjedhje,
të shkojë prapë me Lulin!

Do shkojë prapë tek Luli,
të ndezë bateritë,
se shumë-nga formula,
merr parti e dytë!

Dhe nëse tek Luli,
do të ndjejë shumë vapë,
s’ka problem të kthehet,
tek “Rilindja” prapë!

Arben Duka May 29, 2016 18:32
Komento

3 Komente

  1. toni May 29, 21:31

    Bjeri bjeri se i bie mire o poet,kete qe Idrizi e ben sot te tjeret Shqiptare e bejne qe ne kohe te Skenderbeut,e qe te ngas fjalen o poet per camet e vertete nuk ka vend ne politike e qeveri,ata jane te zene me bisnes,se qe thua ti per te bere politike ne Shqiperi duhet goje e madhe dhe byth te forta,prandaj ti jepit gojes dhe poezise se Idrizi i ka bere mire llogarite.Do ishte mire qe te njejten poezi te shkoje ta recitoje para Shpetimit tete a tete se ndoshta kshu do ishte me burre.

    Reply to this comment
    • elio May 30, 10:34

      Idrizi dhe familjet e tjera came kane ardhur ne shqiperi nga greqia dhe nuk kane patur as toka dhe as prona…cuditerisht dolen me prona te shkuara dhe me tapi…shkaterruan me ate pallatin e xhaferit qendren e tiranes dhe bergdetin e qyteteve te jugut…Le te bejne c’fare biznesi te duan, prape cemer mbeten…Partia a tyre eshte parti hajdutesh dallkaukesh e oportunistesh…pa principe e pa programe…

      Reply to this comment
  2. alphade August 10, 17:46

    Jepi gishtin te te rrembeje krahun ….!!! Babezitje per
    kolltuqe, kolltukofage ….!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*