Idrizi: Përmbarimi ka bllokuar llogaritë e Flamurtarit

December 3, 2015 11:30 Updated

Idrizi: Përmbarimi ka bllokuar llogaritë e Flamurtarit

Rreth gjashtë muaj pa pagesa. Trajneri Levy dhe lojtarët e huaj të larguar, ndërsa pjesa më e madhe e futbollistëve shqiptarë që nuk pranojnë të zbresin në fushë prej rrogave të prapambetura.

Te Flamurtari që duket në kolaps financiar dhe sportiv, administratori i klubit Sinan Idrizi zbulon arsyet e krizës: “Jam thjesht një financues i këtij projekti.

Nga data 20 tetor 2015 përmbarimi ka bllokuar të gjitha llogaritë e Flamurtarit. Të gjithë ata që flasin për alibi në mospagesa, për shkak të borxheve të mbartura nga viti 2011 llogaritë janë të gjitha të bllokuara. Bëhet fjalë për rreth 150 milionë lekë”.

Administratori i klubit vlonjat ka bërë thirrje që palët të ulen për zgjidhjen e krizës, por edhe kërkesa më e fundit drejtuar Bashkisë më 19 nëntor nuk ka marrë përgjigje.

“Kemi njoftuar Bashkinë e Vlorës, ku i kërkojmë të marrë përgjegjësinë financiare. Ose, në rast se Këshilli Bashkiak nuk ka mundësi t’i shlyejë, të gjejmë një të mesme të artë. Flamurtari ka qenë, është dhe do të mbetet.

Kryetarit të Këshillit të Qarkut i kërkova mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak për zgjidhjen e situatës. Kontaktet me Bashkinë? Në datën 19 nëntor është letra e fundit për Bashkinë, marrje përgjegjësie.

Nëse Bashkia nuk është e aftë t’i zgjidhë të bëjë kontratë me ne. Nuk paguaj faturat e hotelit ku Rubio ka qëndruar në Vlorë”.

Idrizi nuk kurseu as batutat, ndërsa theksoi se i ka ofruar zgjidhje Bashkisë në mënyrë që skuadra e Flamurtarit dhe tifozët të mos vuajnë.

“Nuk e di sa larg është zyra e Bashkisë, por unë nuk po marr dot përgjigje. Kam qenë në dijeni të borxheve të klubit edhe përpara se të nisnim investimin.

Në kontratë të gjitha borxhet janë obligim i Bashkisë, pasi unë nuk jam pronar i klubit Flamurtari, por thjesht financues për dy vjet.

Kemi paguar shumë borxhe edhe pse nuk e kishim detyrim, por për respekt të institucionit kam heshtur.

Flamurtari nuk luan në 5 pasdite, sepse kontrata e vitit 2011 nuk është ekzekutuar nga Bashkia dhe KESH e kërkon nga unë sot”.

December 3, 2015 11:30 Updated
Komento

3 Komente

  1. raimond Vlonjati December 3, 13:32

    Tani gazeta Dita te intervistoje edhe ndonje nga Bashkia e Vlores qe te degjojm dhe versionin e tyre per ket problem

    Reply to this comment
  2. Ajaxs December 3, 14:57

    Ne perendim ne mbarim te çdo faze te kampionatit ,kontrolli i shtetit kontrollon buxhetin e klubeve. Kush nuk ka buxhet te mjaftushem largohet menjehere nga kategoria superiore dhe e fillon karieren ne kategorine e katert, sezonin e ardheshem. Kjo gje ka ndodhur shpesh ketej ,ku rasti i fundit nje ekip mbaroje fazen e pare ne superlige ne vendin e trete me pretendime per te dale kampion, per mungese buxheti nuk e lejuan te vazhdonte kampionatin dhe e çuan ne kategorine e katert.

    Reply to this comment
  3. lato December 3, 15:37

    Ky qe sot thote jam financieri i klubit,e filloi sikur erdhi Abramovici tek Flamurtari,me ndeshkime futbolistesh,me largime disiplinore,me fjalime pleniumesh te Komitetit Qendror.Ky bente formacionin,ky zevendesonte tranieret,ky gjobiste futbollistet,.Vlora,ju nuk mbaheni per qorra qe t`ju sjelle per hunde nje katundar! Hidheni ne kosh te sodes kete Albert Xhanin e Vlores,se ju mori ne qafe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*