Igli Tare rrëfen karrierën: Oferta e çmendur e Lotitos

May 24, 2018 22:20

Igli Tare rrëfen karrierën: Oferta e çmendur e Lotitos

 

Igli Tare është një nga shqiptarët më të suksesshëm në botën e futbollit.

Në një rrëfim për “RTSH”, drejtori sportiv i Lacios, tregon për ecurinë e tij dhe arritjen në majat e futbollit.

Nga fëmijëria deri te sukseset me Lacion.

“Nostalgji pafund për klubin Partizanin, për atë fëmijëri shumë të bukur që kam kaluar. Në atë periudhë gati 8-9 vjeçare që kam pasur mundësi të luaj dhe të punojë me trajnerë si Luki Shaqiri dhe Muç Fagu. Më vonë Starova e Lika. Ka qenë një eksperiencë shumë pozitive që më ka ndihmuar shumë në karrierën time”, thotë Tare i emocionuar.

Ju vjen keq për kompleksin që nuk ekziston?

“Kanë ndryshuar shumë gjëra, një nga ato që ka ndryshuar është edhe klub sportiv. Nuk duhet të futem te çështjet politike. U mërzita shumë kur e mora vesh lajmin që ambienti i klubit sportiv qe kthyer në qendra banimi”.

Transferimi në Itali…

“Ka qenë lëvizje e dëshiruar. Për çdo futbollit kampionati italian ka qenë një ëndërr e madhe. Kam ardhur në moshën 27-vjeç. Një emocion i jashtëzakonshme. Nuk kam për të harruar kurë ndeshjen debutuese ndaj Milanit, me fanellën e Breshias.

Në atë periudhë imazhi i shqiptarëve nuk ishte i mirë. Na dinin të shkurtër dhe të zinj. Ishte një habi e madhe për të gjithë. Kur spikeri tha emrin tim u çuditen. Ishte përgjegjësi e madhe për mua, për t’ia dalë me sukses”.

Konkurrenca me Luka Tonin

“Atë vit luanim bashkë në sulm, dhe në fund fare ia dola unë të isha titullar”.

Tekniku Karlo Macone

“Macone është legjendë e futbollit italian. Trajnerët po ndryshojnë shumë gjera. Ishte trajner i shkollës së vjetër italiane. Shumë i vrazhdë në marrëdhënie, por shumë prezent. Nëpërmjet tij kam filluar që të njoh aspektin e vërtetë të fjalës profesionist. E kujtoj gjithmonë me shumë nostalgji”.

“Baxho dhe Guardiola”

“Impakti i parë negativ. Në atë periudhë Breshia ishte skuadër e madhe. Luante, Pirlo, Guardiola, Luka Toni. Gjëja më e çuditshme që vura re, ka qenë fakti që ishin njerëz shumë të thjeshtë. Ajo thjeshtësia i bëntd akoma më të mëdhenj. Kam miqësi flasim me mesazhd. Sidomos me Guardiolën. Kemi një mik të përbashkët.

Ai bën urën lidhëse. Me Baxhon kam folur 2-3 herë. Është një njeri që është komplet anti-futboll. Që në atë kohë ka qenë njeri i lidhur shumë me gjuetinë. Është një gjuetar profesionist. Ka një fermë një Argjentinë. Edhe në periudhën kur ishim bashkë, vëmendja e tij ishte fokusuar te gjuetia, futbolli ishte anti-stres”.

Periudha më e mirë?

“Periudha më e mirë ka qenë kur kam qenë te Fortuna Duseldorf. Kam qenë në momentin më të mirë të karrierës. Shënova 28 gola për 1 vit e gjysmë. Nga ana emocionale jam shumë i lidhur me atë qytet dhe atë klub. E kujtoj me shumë nostalgji. Ajo është periudha më e bukur që kam kaluar si futbollist”.

Goli i preferuar?

“Goli ndaj Juventusit është ai që e kujtoj me shumë vlera. Bufon është simbol i gjeneratës së artë. Është një ambasador i jashtëzakonshëm. Karriera e tij është e niveleve të larta. Të mbash këto nivele shumë të larta në këto moshë, është e lidhur shumë me mënyrën se si ti e jeton botën profesionale”.

Rikthimi i Macones te Bolonja dhe marrja e Tares me vete

“Ishte një dëshirë e jashtëzakonshme me shumë këmbëngulje nga ana e tij, që ta ndiqja. Raporti jonë ka qenë dashuri dhe urrejtje. Mbi të gjitha ka mbijetuar respekti i jashtëzakonshëm. E kam akoma në kokë fjalën e tij kur më mori në telefon kur ishte trajneri i Bolonjës. Kam dëshirë të flas me luftëtarin më tha, dhe dua që ai luftëtari të më ndjekë”.

Goli në derbi kundër Parmës

“Me trishtim se ishte një ndeshje mbijetese. Ai gol ka qenë vendimtar. Fituam në ndeshjen e parë, humbëm në Bolonja 2-0. Ai është momenti më i trishtueshëm. Nuk e kisha përjetuar kurrë ndjenjën e rënies nga kategoria. Ishte një skuadër që pretendonte Europën. Çdo gjë negative ka një gjë pozitive. Ajo gjë më hapi mundësinë që të transferohesha te Lacio.

Një nga eksperiencat më të bukura. Emocionohem shumë kur kthehem në Bolonja. Të gjithë tifozët e Bolonjës më përshëndesin, më përqafojnë. Ndihem shumë keq, sepse ika në një moment jo të përshtatshëm. Vlerësimi nga ana e tyre më bën të ndihem krenar”.

Qëndrimi i Macones për transferimin te Lacio

“Macone në atë periudhë u largua përfundimisht nga futbolli. Afrimi im te Lacio ishte më tepër aksidental se sa i kërkuar. Ndjej një lloj keqardhje sepse e pata këtë mundësi në momentin e gabuar. Isha 32 vjeç kur erdha te Lacio. Drejt fundit të karrierës si futbollist. Do kisha shumë dëshirë të isha më i ri. Si koha e Strakoshës, Berishës, apo Canës”.

Lidhja e Lacios në 3 vite

“Isha i formuar nga ana profesionale. Raporti që kisha me skuadrën, dhe presidentin, u konsolidua çdo vit, deri sa arritëm në një zgjedhje të çmendur. Nuk e prisja. Nuk kisha asnjë lloj formimi për këtë profesion. Po i thoja të lutem mos u tall, sepse nuk ka asnjë logjikë që të jem drejtor i klubit.

Ai më tha, ajo është dera, po të jap mundësinë ta dalësh nga dera kryesore dhe të futesh po nga dera kryesore në një klub të madh dhe çdo gjë është në dorën tëndë. Shpresoj të më japësh shumë të drejtë dhe të më nderosh. Unë kam besim se një ditë do ma paguash. Me kalimin e viteve, kur e mendoj si kanë rrjedhur ngjarjet, ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme. Sfidat më ka tërhequr gjithmonë”.

a.s/dita

May 24, 2018 22:20
Komento

3 Komente

  1. Bledi May 25, 01:48

    Ky eshte model.
    Pak llafe dhe shume pune
    Mbi te gjitha modest krenar dhe jo mendjemadh
    Keto i ka vetem 1 inteligjent
    Personalisht e kam takuar ne 2002 ne 1 qender komerciale po hante pice si njeri i thjeshte ne 1 kohe qe ishte VIP
    Nga ky fakt humba dhe 1 bast 50 euro me 1 kushuririn tim qe tha eshte Igli kurse une thashe qe jo eshte dikush qe i ngjan duke ecur me mentalitet Shqiptari qe jemi mesuar me Deputetet dhe Bosat qe nuk i shikon kurre ne pozicion qytetari po modestia e ketij njeriu me beri te humbas bastin
    Sidoqofte ja vleu me shume se 1 autograf.
    Urimet me te mira per ty Igli Tare. Hallall plako

    Reply to this comment
  2. Franci May 25, 06:39

    Bravo Igli.RESPEKTE !

    Reply to this comment
  3. Goni May 25, 12:26

    Krenar Per Iglin,
    Goni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*