Igli Tare: Shqipëri, na bëre krenar!

June 20, 2016 18:32

Igli Tare: Shqipëri, na bëre krenar!

Ish-futbollisti i kombëtares tonë shqiptare tashmë në rolin e drejtuesit në ekipin italian të Lazios ka folur pas ndeshjes së mbrëmshme ku Kuqezinjtë kanë triumfuar kundër Rumanisë.

Ai u shpreh: Kjo skuadër më ka pëlqyer në këto 3 ndeshje sepse ka përfaqësuar me të vërtetë vlerat e popullit shqiptar dhe që ata kanë dëshirë të bëjnë mire deri në fund. Këta djem në këto dy javë po na përfaqësojnë më së miri. Të shohësh stadiumin e Lionit me 30.000 shqiptarë dhe festat e tyre të mëdha pas dy humbjeve me Francën dhe Zvicrën janë emocione që do të mbahen mend gjatë. I gjithë populli shqiptar është krenar për punën e bërë nga De Biasi dhe djemtë e tij.

Për mundësitë e kualifikimit të Shqipërisë ai shton: Edhe nëqoftëse nuk do të kualifikohemi ne i kemi treguar mbarë botës që kemi qenë të mrekullueshëm.

Dhe në fund ai u shpreh për një talent të kombëtares të cilin ai e ka ndjekur me vëmendje: Në këtë kombëtare nuk ka shumë talente të mëdha, por që zgjedh Milot Rashicën, ai aktualisht luan me U-21 të Shqipërisë por që mendoj se është një lojtar tepër i talentuar dhe që do të ketë një të ardhme të sukseshme.

June 20, 2016 18:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*