Pas daljes nga SPAK-u, ish-kryeministri Sali Berisha u përplas me gazetaren Klodiana Lala, pasi kjo e fundit i bëri disa pyetje.
Ai i theksoi gazetares se nuk është në studio televizive dhe nëse nuk i pëlqen deklarata e tij mund të largohet. Kjo e fundit, e vendosur, vijoi me pyetjet ndaj ish-kryeministrit.
Diskutimi:
Klodiana Lala: Nuk mund të dëgjojmë ligjërata.
Berisha: Nëse nuk do të dëgjosh ligjërata ik dhe mos e zgjat muhabetin. Dhe ki kujdes.
Klodiana Lala: Aktakuza e prokurorisë thotë zoti Berisha që ju keni emëruar njerëz tuaj të besuar. A keni ju një qëndrim për këtë zoti Berisha?
Berisha: Që të gjitha këto janë trillime dhe mashtrime të prokurorisë. Mos ripërtyp shpifjet e tyre. Kontrolli nuk ka asnjë lidhje me privatizimin.
Klodiana Lala: A u denoncua gjenerali?
Berisha: Socialistët e larguan nga detyra gjeneralin. Ai mbante peng gjënë e blerë nga pronarët.