Ik e mos leh më

Nga Skënder Tufa* September 9, 2013 14:51

Ik e mos leh më

Ajo gojë që për 20 vjet i ka sjellë këtij vendi shkatërrim, vuajtje, përçarje, vëllavrasje, varfëri, korrupsion, pasiguri, vartësi politike edhe minutat e fundit të pushtetit absolut diktatorial i mbylli me lehje kërcënuese.

Duke shkatërruar këtë vend dhe jashtë mandatit ligjor (humbjes së zgjedhjeve) ai si një korb lëshon ogurin e zi për qeverinë pasardhëse duke e mallkuar dhe paragjykuar për dështim, në një kohë që ajo akoma nuk ka hipur në pushtet.

Flet për një “opozitë të forte” pa analizuar shkaqet e humbjes, arsyet e dhunës, krimit e korrupsionit të instaluar që tmerruan një popull të tërë. Është e njëjta gojë që dje në cilësinë e sekretarit të Partisë së Punës godiste imperializmin amerikan, ndërsa sot përulet e ju lëpin këpucët dhe kur i preket interesi, fyen e sulmon dhe përfaqësuesit e SHBA, shan me fjalor rrugaç dhe kërcënon me jetë opozitarët, fyen dhe sulmon të dënuarit politikë, me të cilët ky monstër i politikës shqiptare tenton të luajë edhe në momentet e fundit të qeverisjes së tij.

Disa ditë më parë Ministri i Kulturës dhe një grup ish-bashkëpunëtorësh të Sigurimit zbuluan një pllakatë përkujtimore tek burgu i vjetër (nuk kishin patur kohë ta bënin më pare). Katër të përndjekurit politike, të përzgjedhur në këtë ceremoni kanë marrë (për shërbimet ndaj bandës kriminale) pension suplementar 500 euro ndërkohë që këtë pension duhej ta kishin marrë të 2000 të B.P.që janë gjallë. Sigurisht, ky veprim bëhet jo nga malli për këta persona, por nga nevoja për të parapërgatitur skaljonet e lehësve që i duhen për  “opozitën e fortë”. Ne do të jemi gjithmonë gati për t’ju përgjigjur.

Kjo gojë me parametra katallane u shpreh e habitur dhe ironikisht për premtimin e zhdëmtimit për 2 vjet. Ne do t’i themi atij e kujtdo tjetër se nëse qeveria e re do të mbajë premtimin para elektoral për gjetjen, ndëshkimin dhe sekuestrimin e atyre që abuzuan më arkën e shtetit, të dënuarit politik do të mundet të marrin atë që ju takon në një afat shumë më të shpejtë, pa e prekur arkën e shtetit.

Ne kemi besimin se qeveria e re do të mbajë premtimet dhe do të na mundësojë që problemet tona t’i menaxhojmë vetë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëpërmjet drejtimit të institucionit që na përket. Ne sot e mbështesim qeverinë e re duke ofruar dhe kontribut të e drejtpërdrejtë. Ndërsa laraskës pa pupla, shkaktarit të të gjitha fatkeqësive e dështimeve të këtij vendi, i themi MJAFT, PUSHO, IK E MOS LEH MË.

 

*Kryetar i SH.B.P.SH.

 

 

Nga Skënder Tufa* September 9, 2013 14:51
Komento

5 Komente

  1. bujari September 9, 16:31

    Skender , ke rast tani qe fitoj shefi yt te ri-hapesh bordelot andej nga liqeni. Te kemi shok me partishmeri te larte o shoku Tuf.

    Reply to this comment
  2. Sevim September 9, 22:05

    Pershendetje.Skender Tufa!!
    Sali Berisha punoi peer 23 vjet,qe shqiptyaret te ishin te PERCARE,qe ai te na SUNDONTE ME LEHTE!!1
    SAJOI FANTAZMEN E LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT,kur FASHIZMI I TIJ po GERRYENTE PERBRENDA te gjithe kombin shqiptar!!1
    Qeveria e re SOCIALISTE nuk ka per ta bere ate KRIM,qe beri ARMIKU I SHQIPTAREVE,SERBI Berisha!!!
    Boll me me LUFTE E URREJTJE KLASASH!!!
    Te gjithe jemi shqiptare,ndaj te punojme per Shqiperine!!!
    Secili te marre ate qe i takon me ligj!!!
    Mbeshtetje te fuqishme per Edi Ramen,ne menyre qe serbi Berisha te QEPE ZGURREN PERFUNDIMISHT!!!
    NUK DUAN T’I SHOHIM TURINJTE KETIJ BANDITI!!!

    Reply to this comment
  3. karaqejfi September 10, 07:49

    saliu dhe qente lehin,tani te na haje m.

    Reply to this comment
  4. studenti September 10, 09:16

    Keta prijes te peshtirosur, secili me kopuk dhe horr, na bejne t’i neverisim me gjithe zuzaret qe mbajne oborr.
    +++
    Iku kryeshpellari, vajti ne shpelle/bashke me lehesit hyri ne zgafelle/pasi na mashtroi e na lendoi thelle/bashke me zagaret u fsheh ne ferre.
    E beri gjak dhe kerme tufen e gjore/me syte e perskuqur e helimin ne goje/salariu i shpelles me kembe e dore/ ne veren e nxehte sillte dimrin me bore.
    Ky perbindesh i pashpirte, fytyrezi/ky gjarper qe kafshonte ne fshehtesi/ky kelysh i tiranit qe mbillte prapesi/do te ulerinte si djalli per liri-demokraci.
    Zeri i tij i ngjirur hyri neper frengji/ne emer te lirise duke ndjelle fatkeqesi/rriti lypsiare te zhytur ne mjerim e uri/rriti hajdute vrastare te fshehur ne arrati.
    Ky qe shpellar i mbytur ne poshtersi/mbytur ne hakmarrje, urrejtje e lakmi/qe vodhi me klanin dhe femijet e tij/duke u betuar ore e çast per ndershmeri.
    Njerezit e injoruar, te mbetur ne padituri/e votuan kete monster e bene kryesojli/por ky dogji vendin e beri pluhur e hi/vone e kuptuan se mbanin gjarprin ne gji.
    E perzune me ne fund kete zemrkatran/ne shpelle e çuan kete shpirtmjeran/si nje ari i plagosur hungerimen shperndane/qente e tij besnike ison ia mbajne.

    Njerezit e mire peshperisin ngadale:Neqoftesei shpetuam, vetes i qofshim fale!

    Reply to this comment
  5. pelivan September 10, 18:58

    Saliu me brire!,
    U duk qe kur erdhi,
    – Mosni,mos e qasni!-
    Pat thene dhe Enveri…

    Paskej fol nga varri:
    – Mos beni gabim,
    te vini ne krye,
    infermerin tim!…

    – Mosni,se eshte gjarper,
    dhe gjarper me hije,
    Ne fillim te duket,
    si gjarper shtepie…

    Qe nga anet tona,
    Vitore i flasin,
    biles e ushqejme,
    dhe me dore s’e ngasim…

    – Kur une e kuptova…
    (Jesha semur rende)
    Ndaj dhe dote s’ja q…
    hanen,mu ne v…

    Kaq pat thene Enveri,
    si gjithnje,i prere!
    Se nje llaf esnafi,
    s’ta thoshte dy here…

    Ndaj dhe ne s’e qasem,
    sali ulerimen…
    Ju kolis te djathtes,
    se i gjeti vrimen…

    Me avash o sal,
    s’ke pse shkon varvat…
    Me teser PP.je,
    hyre demokrat!

    – Shpejt,- Te tha ramizi,
    – Hiq futen e mjekut!-
    Dhe befas ti dole,
    ne ball te byrekut

    Gjithe Tropojen Tende,
    e bere kaejere,
    tani presin qente,
    qe ti besh kaptere…

    Dhe tani e ” djathta”
    kjo vater e zhgabes,
    po te mbane ne duar,
    si mikun e babes!…

    E djatht’ e vertete,
    ende nuk eshte thare,
    nga ky trung i hershem,
    kane celur lastare…

    Qe gjarperit ne vrime,
    (Tash mbledhur kular)
    do ja prishin vezet,
    ta shuajne si fare…

    Ndaj berish,bishe,
    mos na hajde rrotull,
    ik e prite ngordhjen,
    te vendi,ne strofull…

    Per gjema te tjera,
    mos mendo me kurr.
    Se me ne do piqen,
    dhe te tut’ ne furre!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*