Ikardi e bën “sefte” në Champions: Bëmë detyrën
Nga Arkiva
Fitorja e Interit nuk është një gëzim thjesht për tifozët, por të njëjta emocione ka përjetuar edhe kapiteni i “zikaltërve”, Mauro Ikardi.
Argjentinasi pothuajse deri në fund ta takimit ishte në hije, por 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, sulmuesi barazoi shifrat në 1-1 me skuadrën angleze të Tottenham.
Teksa kishin mbetur edhe pak minuta, ishte Vecino që çoi peshë të pranishmit në “San Siro” duke përmbysur miqtë anglezë në kohën kur po luhej minuta e 90+2’.
Pas takimit ka folur kapiteni i skuadrës së Interit.
Ai premtoi se skuadra italiane tani nuk ka frikë asnjë, por shtoi se është koha për të ruajtur qetësinë.
“Një natë spektakolare, bëmë atë që duhej të bënim.
Kemi një skuadër të fortë, dhe mund të luajmë me këdo, pavarësisht atij starti që kemi bërë në kampionat.
E kemi pritur këtë ndeshje prej tri muajsh, kështu që pas kësaj fitoreje, kemi akoma më shumë forcë për t’u përmirësuar edhe në kampionat.
Fitorja na jep forcë të ecim përpara, por duhet të mbetemi të qetë.
Nuk e di nëse është ndeshja e kthimit për ne, por të shtunën është e sigurt që do luajmë një ndeshje me mentalitet tjetër nga ato që kemi luajtur këto 4 javët e para”, tha Ikardi.
M.H/ Dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento