Ikën Ladi. Deputeti i PS dorëhiqet me gjuhë shoferësh

July 11, 2016 22:26

Ikën Ladi. Deputeti i PS dorëhiqet me gjuhë shoferësh

Deputeti i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Vladimir Kosta ka dhënë dorëheqjen nga përkatësia politike, por jo nga mandati, përmes një letre publike të shpërndarë fillimisht në tre drejtime mediatike: Te lapsi.al, Koha jonë dhe News 24. Letra e hapur me titull: “Po iki nga ti Edi Rama, mosmirënjohës!”, i drejtohet Kryeministrit dhe Kryetarit të PS, si dhe për dijeni anëtarëve të grupit parlamentar të PS.

Por etika minimale për një letër që është destinuar që në fillim të jetë “e hapur” mbaron në rreshtat e parë. Kosta nis një enumeracion pakënaqësish dhe ankesash personale ndaj Ramës, ku është e pamundur të mos bjerë në sy një fjalor vulgar dhe banal që edhe kamionistët e sprovuar do t’i bënte të skuqeshin. Kosta rendit gjithë mundimet e tij dhe fushatën që ka bërë për Partinë Socialiste, duke e akuzuar Ramën se nuk e ka vlerësuar aspak për këtë kontribut. Ndërkaq gjithë tekstin e përshkon pakënaqësia ndaj ministrit Ahmetaj. Deputeti nga ana tjetër nuk ngurron ta akuzojë kryetarin e partisë se i ka harruar socialistët dhe njerëzit e thjeshtë, por një pronar televizioni lokal në Berat e quan, “jevgu i Beratit”. Ja disa pasazhe:

“…Mirë që ja fale bashkinë PD-së, por më nxore dhe si koqe, pa asnjë vlerë para Tavos!”

“…Kam çuar shumë e-mail e sms në adresën tënde dhe ju nuk u kujtuat asnjëherë të merrnit në konsideratë shqetësimet e mia, përkundrazi jam i bindur se gjithçka pas leximit e ke kaluar në mendjen tënde; ç’na çau k…n ky lo…”.

“…U ke dhënë çamëve gjithë atë pushtet, ndërsa  socialistët që fituan zgjedhjet rrinë si trapa rrugëve të Shqipërisë dhe ne budallenj me duar prapa para tyre, kur ata na kërkojnë një vend pune…”.

Vladimir Kosta është betuar si deputet i PS-së pas dorëzimit të mandatit nga ministri, sot kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Para një viti qarkulloi një tjetër lajm mbi largimin e tij nga PS, që pas disa ngurrimesh, u përgënjeshtruar ose në saktë, u shty për më vonë nga vetë Kosta. Të gjitha ankesat e tij në “letrën e hapur” duket se janë një mbajtje shënim e rezervave të vjetra ndaj Ramës, sepse nuk vihet re asnjë incident i kohëve të fundit që do t’i kishte vënë vulën vendimit të largimit. Se përse biznesmeni i ndërtimeve që deri në vitin 1990 kishte si arsim maksimal kursin e shoferit, zgjodhi pikërisht këtë periudhë për të shpallur “divorcin”, do të zbardhet së shpejti.  / DITA

July 11, 2016 22:26
Komento

24 Komente

  1. Xha Temja July 11, 22:32

    Ladi do bente mire te kalonte njehere perballe shtepise se tij se u be kohe qe sja kemi pare fytyren te Beso!

    Apo ka qene me leje krijimtarie per kete te pamfletin qe lexova!!!!

    Reply to this comment
  2. Boston Al July 11, 22:36

    Nje injorant klasik,eshte turp qe nje parti te perfaqesohet nga alabak te till.E kam njohur qe ne vitin 91 kur nisi bisnesin,vuri shume lek,ai i di si i vuri,por gjithmon ka qene nje injorant.Kjo me cuditi kur ariti te behej perfaqesuesi i popullit ne parlamet.mjere populli shqiptare nga kush perfaqesohet.Kjo leter tregoje se kush eshte milioneri Lad Kosta.

    Reply to this comment
  3. krenar July 11, 22:38

    ai ka te drejten e tij per gjithcka qe mendon. Une e lexova te gjithe letren pa redaktime dhe ishte shkruar me mllef kunder Rames dhe ministrave te tij, por gjuha ishte shume popullore dhe e kuptueshme nga gjikush dhe e drejtperdrejte. Me ire hapur si V Kosta sesa me pazare te ndyra, sepse gjithcka populli e vuan.

    Reply to this comment
  4. TanLepri July 11, 22:40

    1. Me gjuhe shoferesh ishte dhe kur u zgjodh ne listen e deputeve.
    2. Ne liste u vu jo per gjuhen por per leket
    3. Ladi kishte gjuhe shoferesh nderkaq qe resti kane gjuhe trafikantesh.
    4. Gjuhe shoferesh e lac lagjeje perdor Kryetari i PS rendom me deputetet ministrat e tredhur.
    5. Me gjuhe shoferi ose jo, Ladi ka thene gjithcka te vertete.
    6. Lajmi per nja gazete serioze e te pavarur (qe nuk jeni) nuk eshte se me cfare gjuhe largohet deputeti , se deputeti ate gjuhe kishte dhe kur ishte deputet, por eshte qe Largohet nje Deputet.

    Reply to this comment
  5. daja July 11, 23:02

    Konstatimi juaj eshte tipik “konstatim i gazetes se partise”. Te pakenaqurit nga Rama jane te shumte ne rradhet e partise. Por me te shumta jane ne popull. Tjeter na u hoq e tjeter na doli KM yne.
    Persa i perket shkollimit dhe sjelljes se ketij per te cilin po flitet, une nja dy pyetje kam per ju: Rasti i pare eshte ky? Sa e sa injorante ka ne rradhet e PS? A e dini ju qe ky mund te jete nga me te zgjuarit ne rradhet e deputeteve te PS (sepse sic thone, ne mbreterine e qorrave, ai qe ka nje sy eshte mbret)?
    Nga dikush qe ka vene flamuret e PS naten neper shtylla gjate fushates.

    Reply to this comment
  6. Sokoli July 11, 23:16

    TE LUMTE PER GUXIMIN DHE BURRERINE QE

    KE TREGUAR,

    PO KA DHE TE TJERE BURA, QE I LEPIHEN E

    SERVILOSEN, E KATRANOSEN,

    PARTIA SOCIALISTE E NDERROJ FLAMURIN E

    SAJ ME BREKET E SHUKRIUT.

    PS E PRISHI MORALIM KUR U BASHKUA ME

    HAJDUTIN META,

    SHQIPERINE E SUNDON

    NIPI I SPIRO KOLERES..

    NE PS DO MBETEN VETEM BYTH LEPIRSAZ,

    Reply to this comment
  7. padrino July 11, 23:34

    Bravo Ladi, The te verteten, piktori legen, gjithe militantet socialiste, i la pa pune, ata qe u hegren dheme, per dheme, me berishovicin, dhe klanin e tij.

    Reply to this comment
  8. Sherifi July 11, 23:38

    Ne dukje, duket sikur nuk i jane plotrsuar tekat personale, prandai dhe perdor keto shprehje.

    Reply to this comment
  9. daja July 12, 00:39

    Sapo e lexova letren e plote. Te vertetat qe ka thene, permbysin fjalorin e perdorur.

    Reply to this comment
  10. Ben July 12, 04:17

    Keshtu eshte kur deputeti ka 4 klase shkolle.Nuk eshte faji i Ladit,eshte faji Ed Rames qe e boni deputet Ladin dhe ca te tjere si Ladi

    Reply to this comment
    • Arben July 12, 17:58

      PO TE GERMOSH PAK ME THELLE, DEL SE FAJI ESHTE I POPULLIT SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

      LADI ESHTE NJE NGA TE SHUMTET QE KA VOTUAR ME BINDJEN E PLOTE HEROIKO-KOMUNISTE, QE KA TE NGULITUR THELLE NE NDERGJEGJE, POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

      Reply to this comment
  11. Arben July 12, 06:19

    ASFALIA GREKE NE VEPRIM.

    HALLI ESHTE TEK DREJTESIA, JO TEK RAMA.

    KESHTU SIC ESHTE SHQIPERIA SOT, GJITHKUSH KA MUNDUR TE BEJE CFARE TE DOJE, POR

    TE GJITHE KRIMINELET DO TI PAGUAJNE NJE PER NJE KRIMET QE I KANE BERE KETIJ POPULLI.

    Reply to this comment
  12. Arben July 12, 06:31

    ASFALIA GREKE NE VEPRIM..

    HALLI ESHTE TEK DREJTESIA, JO TEK RAMA.

    KESHTU SIC ESHTE SHQIPERIA SOT, GJITHKUSH KA MUNDUR TE BEJE CFARE TE DOJE, POR

    TE GJITHE KRIMINELET DO TI PAGUAJNE NJE PER NJE KRIMET QE I KANE BERE KETIJ POPULLI.

    Reply to this comment
  13. perkthyesi July 12, 09:41

    Pavaresisht motiveve qe e shtyne kete deputet per tu larguar, te cilin nuk e njohem dhe nuk e degjuam kurre qe te fliste ndonjehere, (kontigjent i deputeteve memece), nje gje me ben pershtypje, dhe me cudit: Ku i gjen Rama keta njerez pa pike kulture dhe arsimimi? Jam i sigurte qe armata e madhe e socialisteve ka ne gjirin e saj njerez te devotshem, te perkushtuar, me dinjitet dhe me vizion, por ketij i eshte ngulitur qe ose te marre Doshra, Frrokra, Kokedhimra e ku ta dije une dhe sa e sa te tjere, se sa te krijoje nje ekip kompakt dhe te kualifikuar ne zgjidhjen e problemeve dhe halleve te popullit qe jane bere kala! Shkoni dhe shikoni te OSHEE, tek ky institucion i cuditshem, ku “punojne” analfabetet me proverbiale te administrates shteterore! Dikush mund te thote se ata i perkasin LSI! Dakord, dhe une ate e besoj, por mos te harrojme se mund te jene pikerisht keta dhe skraparlliu qe neser te marrin ne qafe PS, dhe ta dergoje ne Filifistun! Dhe gjasat jane qe te ndodhe! Mendoj, dhe qofsha i gabuar, se Rames i ka dale nga kontrolli pushteti dhe qeverisja! Gabimin ta kerkoje te vetja, dhe te askush tjeter!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 July 12, 17:30

      ” Mendoj, dhe qofsha i gabuar, se Rames i ka dale nga kontrolli pushteti dhe qeverisja!”
      rama se ka pasur asnjëherë nën kontroll,si fillim!!
      nuk ka pasur ndërmënd ta ketë dhe nuk i intereson ta ketë!!ai nuk ka ndërmënd të punojë për shtet dhe popull,ai do të bëjë “emër”!!dhe këtë “emër” do ta bëjë më budallëllëk!!
      deri më sot kemi disa shkrime të tij të periudhës së rënjes së komunizmit dh emë pas një person ndryshe ng të tjerët!!një person që u dallua nga të tjerët për ekscentrizmin e tij,që bëri disa budallallëqe që,si thashë më parë,ndryshonin nga budallallëku i përditshëm!dikush thotë se bëri tiranën e pordhë syfyri!!jo ai pothuajse nuk bëri asgjë më shumë se lyerja ekstravagante e pallateve!!pjesën tjetër e shikoni dhe vetë!!tirana nuk ka asnjë lloj sistemi në ndërtimin e saj!!është një mishmash që ska shkencëtar që ja gjen fijen!!ardhja e ramës në PS u duk si një ndryshim vetëm për shkak të veçansisë të tij dhe jo se solli ndonjë ndryshim të vërtetë!!kuptohet që ndryshim solli por jo për mirë!nëse para ardhjes së tij kishim njëfarë kolegjialiteti,ai e shkatërroi duke vendosur “unin”e të parit!faktet janë të shumta i fundit dhe më i tmerrshmi ishte votimi për referendumin e “mbajtjes së fronit”!!
      çvendosja e të vjetërve dhe zëvëndësimi me “gjak të ri”nuk ishte gjë tjetër veçse grumbullimi,formimi i “oborrit të kurtizaneve”!!
      një nga kurtizanet është dhe personi në fjalë!!një kurtizane me gjak të nxehtë!!vetë ai e thotë, se nuk është një sërbëtor i popullit por thjeshtë një, “Kjo ka të bëjjë me faktin se sa i pazoti je të vlersosh ata që punojnë për ty.”(e marrë nga shkrimi i plotë)!!
      ky njeri që ka shkruar këtë shkrim nuk është kundër të keqes që na ka pllakosur,por vetëm sepse e ka pësuar dhe vetë!!e ka pësuar nga ajo që ai vetë ka ndërtuar dhe mbështetur deri sot!!
      ky njeri po nxjerr pisllëqet e sefit të tij,në të njëtën kohë dhe të tijat deri dje!!ky njeri nuk po bën gjë tjetër veçse po tregon kalbësinë e sistemit në tërësi dhe të edi ramës në veçanti!!prepotencën dhe shfrytëzimin që ai i bën njeriut,të ndershëm apo jo,ska rëndësi!!
      ky është i dobishëm,është një mësim për ne!një fjalë e vjetër thotë”kur zihen dy fiton i treti”!
      nuk është gjithnjë e vërtetë!!normalisht fiton i treti i mëmçur!!ne nuk jemi të tillë,ne si popull jemi pak si shumë të trashë!!ne në vënd që ti kapim për veshi të dy,fillojmë e mbrojmë,në fillim të madhin por dhe në të njëjtën kohë të voglin!!e kam fjalën prë batakçinjt!!
      ne nuk kemi dhe nuk do të mësojmë kurrë!!ose në më të mirin e rasteve,shumë vonë!
      kjo gjuhë e të shkruarit të këtij gjeniu që e kemi vënë për të na drejtuar tregon:
      -nivelin e ulët të tij!!
      -nivelin e ndyrë të atij që e ka afruar afër vetes!kryetarit të përjetshëm të PS!
      -nivelin tmerrësisht të ulët të kësaj gazete që kërkon ta ulë dhe më poshtë se niveli me të cilin është prezantuar paranesh,me qëllim që të ngrejë lart atë që e ka zgjedhur për tiu bindur në çdo situatë!!
      e ashtuquajtura “rilindje”nuk ishte asgjë tjetër veçse një “bojatisje pallatesh në prag të shkatërrimit”!
      një mashtrim masiv,një piramidë sudeje a hajdin sejdie!!petët po i dalin çdo ditë lakrorit!!
      jemi me të vërtetë për të ardhur keq si popull!!

      Reply to this comment
  14. kris 1 July 12, 10:28

    Turp per nje gazete qe na ofendon gjuhen tone te bukur te shofereve.Ne jemi me diploma universitare te marra me mund dhe jo me diploma kristali.E meta jone eshte se nuk dime te vizatojme se nuk behemi dot udheheqes.
    Ladin e paralajmerojme qe mos e sulmoje piktorin me gjuhen tone te bukur.Po e perseriti do ta shpallim armik te shofereve ,te partise dhe te popullit te rilindur.
    Tani qe reformen e aprovuan dhe amerikanet dmth Saliu del Ladi e sulmon me gjuhen tone.

    Reply to this comment
  15. intelektuali July 12, 16:01

    LADI BOSI E KA NJE DIPLLOME SHOFERI, POR ENVER HOXHA PERBINDESHI NUK KISHTE ASNJE

    Keshtu eshte o gazeta DITA ne historine komuniste te Shqypnise dhe keshtu ka mbetur deri me sot, qe nga data e ZEZE 29 nentori jugosllav 1944 e deri ne ditet tona 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit, fati i ZI e ka ndjekur Vatanin qe te drejtohet nga DUDUME dhe DEBILE pa diplloma dhe pa shkolle

    sepse:

    PO EDI RAMA CFARE SHKOLLE KA MBARUAR O GAZETA DITA?

    Qe te mos dalim tek idiotet e Filoqylit rreth tij qe po drejtojne financat, ekonomine dhe shtetin te tipit Ahmetaj me soj e sorrollope nga pas.

    Reply to this comment
  16. sali opshtina July 12, 16:57

    po me shoferet cne ……fol per gjuhen e pasagjereve hajde tani o edukat…dor ..sa

    Reply to this comment
  17. Shqiptar July 12, 17:23

    Qe Ladi iku mire beri po ti ku e gjen te drejten te ofendosh shoferet?Ladi yt nuk foli me gjuhe shoferesh por me nje gjuhe te kulluar politikani shqiptar.nqs ke ndjekur ndonje seance parlamenti nuk do te bente pershtypje gjuha e Ladit.

    Reply to this comment
  18. nafta July 12, 17:56

    Ai shofer ishte kur e zgjodhet,tani u kujtuat se i jep dhe bicikletes.Pune horrash.

    Reply to this comment
    • Niko Shpiragu July 12, 18:29

      Dhe kur mendon se ne parlamentin shqiptar ka shume te tille nga niveli si ky (edhe sikur te kete te drejte), vetvetiu te vijne ne mendje fjalet e Nolit ” vaj vatani e mjere mileti”

      Reply to this comment
  19. i zhgenjyeri July 12, 18:56

    Nje pyetje :Kush e beri shpferin deputet ?Ja pra aty fillon e keqja .Shofera ,kaubojsa qe nuk dine as te lexojne perfaqesojne popullin qe sot ka djem e vajza te shkolluar ne shkollat me te mira te botes.Turp per ate qe i zgjedh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*