Ikën LSI, Qeveria dyfishon fondet për rrugët

October 19, 2017 15:32

Ikën LSI, Qeveria dyfishon fondet për rrugët

 

Pas tre vitesh politike të shtrënguar, qeveria rikthen fokusin tek rrugët. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, fondet për ndërtimin e rrugëve dyfishohen, nga 130 milionë euro sivjet, në 280 milionë euro vitin e ardhshëm.

Në listën e veprave kryesore që financohen janë rruga e Lumit të Vlorës, dy bypasset e Fierit dhe të Vlorës, aksi Qukës-Qafë Plloc dhe Unaza e Madhe e Tiranës në segmentin e pandërtuar nga rrethrrotullimi i TEG deri tek ai i Shqiponjës në Laprakë, raporton Top Channel.

Por financimet e drejtpërdrejta nga buxheti nuk janë investimet e vetme që shkojnë për infrastrukturën rrugore. Paralelisht vitin e ardhshëm do të ndërtohen edhe rrugë me koncesion, duke filluar nga ajo e arbrit, ndërkohë që një aks tjetër i cili diskutohet është edhe ai Vorë-Rrogozhinë.

Rikthimi i fokusit tek investimet në rrugë përbën një ndryshim jo të vogël në politikën buxhetore të qeverisë dhe ndonëse arsyeja kryesore është gjendja më e mirë e financave të shtetit, ajo nuk është e vetmja.

Në mandatin e parë të qeverisë një pjesë e investimeve publike u zhvendosën nga Ministria e Transporteve, që drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, i cili ishte direkt në varësinë e kryeministrit.

Në vitin 2015, ky fond arriti deri në 93 milionë euro, një lëvizje që solli pakënaqësira edhe publike brenda koalicionit qeverisës.

Tashmë që Ministria e Transporteve, ashtu si të gjitha dikasteret e tjera do të drejtohen nga Partia Socialiste, situata ka ndryshuar. Ndërsa fondi i rrugëve të ministrisë është më shumë se dyfishuar, ai i fondit te rajoneve është thuajse përgjysmuar. Për vitin 2018 ai është reduktuar në 50 milion euro. Gjithsesi të dyja portofolet tani kontrollohen nga socialistët, çka e bën rishpërndarjen politike të këtyre fondeve, të parëndësishme.

October 19, 2017 15:32
Komento

6 Komente

  1. doni October 19, 17:31

    po normalisht qe do dyfishohen dhe vjen nga fakti se lsi ka pas vjedhur fondet duke ndertuar rruget cop cop ose thjesht i vidhte sic eshte rasti i elbasanit. bravo qeverise qe po i menaxhon shume me mire fondet pasi e di qe ne fund te 4 vjecarit do vehet re puna e bere dhe do jete shume shume e mire per popullin

    Reply to this comment
  2. Agimi October 19, 17:58

    Bravo qeverise per dyfishim e fondeve per rruget dhe infrastrukturen. Aty ku shkon rruga shkon jeta, pa harruar se ka dhe plot vend turistike ne Shqiperi qe nuk mund te vizitohen per shkak te rrugeve.

    Reply to this comment
  3. Shpresa October 19, 18:00

    Ju lumte zoti Rama qe po investoni edhe ne rregullimin e rrugeve. Kjo do ndihmoje shume edhe ne transportin e mallrave qe deri pak kohe me pare ishte gati e paarritshme.

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri October 20, 01:15

    Po i liheshin Likes pare neper ministrira, ai ishte i pangopur bashke me Monen dhe te tijte.Fatkeqesi qe u be President nje hajdut ordiner si Likja, per mua nuk eshte presidenti i im por zyren e Presidentit e ka.Ketu e kam llafin se per mua eshte thjesht hajdut.

    Reply to this comment
  5. Shqiptar nga veriu ne jug October 20, 02:19

    O krye-minister ose kokeminister si I shperndan kta fonde zotrote. Shqiperia nuk asht nga Tirana ne Konispol o koqe. Apo paguhesh me ba perqarje. O koqeminister nuk jemi ne maqedoni o kafsheeee.

    Reply to this comment
  6. Albani October 20, 16:19

    Pse qeveria e harron gjithmone rrugen Tirane Durres qe kalon nga Ndroqi? Gjithmone ben premtime, por asnjehere nuk mban fjalen. Kjo eshte nje rruge shume e kendshme dhe te ofron nje pamje te mrekullueshme, por qe eshte lene ne meshire te fatit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim