IKJA E NJË LABI TË MENÇUR: Miqtë dhe kolegët shkruajnë sot në DITA për ndarjen e papritur nga jeta të mjekut dhe profesorit të njohur Sabit Brokaj

September 14, 2020 09:43

IKJA E NJË LABI TË MENÇUR: Miqtë dhe kolegët shkruajnë sot në DITA për ndarjen e papritur nga jeta të mjekut dhe profesorit të njohur Sabit Brokaj

Dje u nda papritur nga jeta në moshën 78 vjeçare profesori dhe mjeku i njohur Sabit Brokaj.

Prof. Sabit Brokaj lindi në Brataj të Vlorës në vitin 1942. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në vendlindje dhe Vlorë. Në vitet 1955-1959 kreu Politeknikumin Mjekësor në Tiranë dhe u emërua Ndihmës/mjek oficer në Brigadën e Nëndetëseve Pashaliman.

Në vitet 1964-1969 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Në periudhën 1974-1976 kreu specializimin për kardiologji në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitet 1979, 1982 dhe 1989 kreu disa specializime në Francë (Paris) dhe Gjermani për Kardiologji, Echokardiografi dhe Echo-Doopler.

Që nga mbarimi i studimeve universitare e deri në vitin 1984, punoi si Shef Shëndetësie Brigade në Shijak dhe më pas Mjek kardiolog në Spitalin Ushtarak Tiranë, njëherësh pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë që nga viti 1975.

Në periudhën 1984-1991: pedagog efektiv i Fakultetit të Mjekësisë. Në periudhën 1987-1989: Zv/Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, 1989-1991, Dekan i këtij fakulteti, dhe në vitet 1992-1993 dhe 1999-2012 pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë.

Në periudhën shkurt 1991-dhjetor 1991: Ministër i Shëndetësisë; 1991-2008: Deputet i Parlamentit Shqiptar; 1987-1988: Ministër i Mbrojtjes, Këshilltar për sigurinë në Presidencë në periudhën 1998-2004.

Autor dhe bashkëautor i disa teksteve në fushën e kardiologjisë, autor dhe bashkëutor i dhjetëra artikujve shkencorë të botuar në revistat shkencore, pjesëmarrës dhe referues në shumë konferenca dhe seminare shkencore të kardiologjisë; drejtues i disa doktoraturave dhe oponent i mjaft punimeve shkencore.

Kandidat Shkencash: 1982, Docent: 1987, Doktor Shkencash: 1989, Profesor 1990. Mbajtës i mjaft medaljesh dhe urdhërash vlerësimi, përfshirë titullin Veteran i UÇK, për kontributet e tij të çmuara në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Për doktor Sabitin, në numrin e sotëm të gazetës DITA kanë shkruar: Ksenofon Krisafi, Xhevdet Shehu, Bardhyl Agasi, Xhelal Gjeçovi, Xheladin Çeka.

 

-1-

Prof. Ksenofon Krisafi

Mëngjesi i djeshëm më erdhi i trishtë. Një telefonatë nga miku im, gazetari i mirënjohur, Xhevdet Shehu, e pazakontë për nga orari, të cilës nuk munda t’i përgjigjesha, u pasua nga  SMS e mëposhtme: “Mirëmëngjesi Profesor. Si jeni? Profesor Sabiti na la.” Ma dërgonte miku im, mjeku nga Lekbibaj, Lekë Hyseni, koleg dhe mik shumë i afërt me prof. Sabit Brokajt.

Një krisje e fortë dëshpërimi për lajmin e pabesueshëm për ikjen e një miku, e një njeriu të madh e shumë të mirë. Zemra e mjekut të talentuar të zemrës, një prej kardiologëve më të mirë të vendit, pushoi së rrahuri, duke shpërndarë ngado një valë të madhe dhimbjeje.

Faqja e parë e DITA

Sepse Profesor Sabit Brokaj ishte dhe do të mbetet një lab trim dhe i mençur, një njeri me parime të palëkundura dhe virtyte të larta.

Profesor, profesionist i shkëlqyer i kardiologjisë, personalitet i spikatur i mjekësisë shqiptare, erudit,  me njohuri të gjera e të thella në çdo aspekt të kulturës në përgjithësi, të historisë, atdhetar i përkushtuar, luftëtar i paepur, vizionar për progres në fushat e tij të interesit dhe çdo fushë tjetër të zhvillimit. Mendimin e tij politik, social e qytetar e gjen të shprehur,  në disa qindra faqe të shkruara me mjeshtëri e art, të botuara në DITA dhe organet e ndryshme të medias.

Orator, elegant, elokuent në të shprehur e në të shkruar, i thellë e bindës në arsyetimet dhe qëndrimet e tij. Intelektual i kulturuar, i përkorë në qytetari e në  sjellje njerëzore, i guximshëm, trim e kurajoz.

Jemi njohur rreth 50 vjet me parë, në mjediset e universitetit të Tiranes, në zbore ushtarake dhe aksionet e punës vullnetare. Tek ai dallohej buzëqeshja e bukur e një njeriu të mirë, të cilit e qeshura nuk i vinte nga jashtë, por i buronte nga thellësia e shpirtit. E lëshonte pa kursim te njerëzit e tij, miqtë, kolegët, pacientët, të njohurit e shumtë në terë Shqipërinë.

Shqipëria humbi dje një personalitet të rëndësishëm me vlera dhe kontribute të mëdha, veçanërisht në zhvillimet e tridhjetë vjetëve të fundit, humbi një mjek të shkëlqyer, një politikan human dhe një njëri të rrallë. Ai do t’i mungojeë familjes së vet të mrekullueshme, vendit, shqiptarëve dhe ne miqve që e deshëm dhe na deshi.

Ikja e tij e befasishme na la një boshllëk të madh. Ngushëllimi në rastin e të mirit Sabit Brokaj na vjen nga krenaria që patëm privilegjin të ishim në rrethin e tij miqësor.

-2-

Xhevdet Shehu

E kisha mik personal dhe kam ndarë më të momente gëzimesh të ndërsjellta, të cilat do t’i ruaj si thesar të çmuar. Si gazetar mund të them se e kam pasur një nga bashkëpunëtorët më të mirë dhe të përhershëm. I kërkoj ndjesë që e kam lodhur vazhdimisht me intervista dhe me shkrime të veçanta. Ai ishte i papërtuar të shkruante dhe të fliste, sa herë i kërkoja një mendim.

Pajtohem tërësisht me shprehjen e Prof. Ksenofonit në këtë faqe se “Profesor Sabit Brokaj ishte dhe do të mbetet një lab trim dhe i mençur, një njeri me parime të palëkundura dhe virtyte të larta.”

Për ne që patëm fatin ta kishim mik dhe shok Sabit Brokajn, ikja e beftë e tij është tronditëse. Në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit, është e pamundur të renditësh me skrupulozitet të gjitha vlerat e një njeriu si profesor Sabiti. Fatmirësisht qenë shumë miq të tij që duke dhënë mbresat e momentit të dhimbshëm, kanë bërë mozaikun e portretit të shokut dhe mikut tonë të dashur.

Para dy javësh, më 28 gusht kam botuar intervistën e fundit me Dr. Sabitin. Ai sapo ishte kthyer nga Vlora e tij e shtrenjtë të cilën e shihte dhe në ëndërr si Ali Asllani. Ishte kulmi i një debati për kufirin detar dhe unë mund të them se në atë intervistë, pa e ditur se do të ndahej shumë shpejt prej nesh, ai na la amanet detin. Po, po! Na la amanet detin!

Lakonik, i qartë dhe i prerë. Por edhe vizionar, me një bindje absolute te shpirti i këtij populli që i thotë të keqes tutje!

Të ndrittë shpirti, Profesor Sabit Brokaj!

-3-

Bardhyl Agasi

Sot (dje) më zgjoi herët në mëngjes telefoni me numrin e prof Sabitit. Një njoftim i shkurtër “profesor Sabiti ndërroi jetë”. S’po orientohesha.

E vërtetë! – m’u përgjigjën nga familja e tij. M’u desh pak kohë të mblidhja veten. Një mik tjetër nga më të afërmit u largua nga jeta… Ai që gjithë jetën ishte kujdesur dhe përkushtuar për zgjatjen e jetës të mijëra të tjerëve, po largohej krejt papritur vetë nga jeta…

Një intelektual nga më të shquarit në vend, një mjek nga më të aftët dhe më të përkushtuar, një politikan nga më të ndershmit dhe parimorë, një demokrat i vërtetë i papajtueshëm me çdo padrejtësi, sa i thjeshte dhe po aq i madh, një shtetar i madh i devotshëm dhe, shembull për ata që e marrin këtë mision, një Burrë me kontribute të çmuara në çështjet e mëdha kombëtare, sa i dashuruar me Labërinë e tij aq dhe i angazhuar për një Kosovë të pavarur, një kombëtar i vërtetë. Fjala e tij në foltoren e parlamentit, në forume brenda dhe jashtë atdheut, mendimi i tij vizionar i shprehur në sa e sa intervista e shkrime të shumta e bënë atë të nderohej e respektohej nga kushdo.

Unë humba një mik të zemrës, që i kisha besuar dhe zemrën time kapricioze, që i pulsonte në stetoskopin e tij. Vetëm dy ditë më parë në orar të drekës më telefonoi vetë dhe më sugjeroi një medikament të ri, që sigurisht do të më bënte më mirë. I tille ishte ai, i lidhur aq shumë dhe i kujdesshëm në marrëdhëniet me njerëzit, me miqtë dhe shokët e tij. Vetëm tri ditë më parë pimë një kafe bashkë, ku ishte dhe një mik tjetër i tij, dr L. Balili, biseduam gjatë, u hodhëm në kujtime të ndryshme, si për të qenë hera e fundit e takimeve tona të shumta.

Kush do ta besonte se sot do te përulesha para trupit tënd të ngrirë, të rënë në gjumin e përjetshëm… Si na ike kështu papritur? Më pate premtuar se do të mund t’i hidhje kujtime e tua në letër, sa shume kishe për të treguar, sa ngjarje, sa beteja, sa mund e sakrifica, ndoshta do të përbënin një histori më vete. Por ato do të mbeten sepse, ti i dashur Sabit, do të mbetesh vetë në kujtime pafund..

Lamtumirë profesor Sabiti, miku im i madh…

-4-    

Prof. Xhelal Gjeçovi, Uashington                                              

Me dhembje të thellë që s’mund të përshkruhet dot, në mëngjesin e djeshëm, përmes gazetës DITA, mora lajmin e kobshëm për vdekjen e shokut dhe mikut tim të vjetër të rinisë e të viteve më pas, që nuk u zbeh kurrë, me gjithë largësinë, distancën ku jetojmë dhe vitet që ikin si pakuptuar e që rëndonin, gjithnjë e më shumë, supet tona.

Sabiti ishte një figure e njohur, e dashur, dhe e respektuar. Një mjek i zoti, i dashuruar e i përkushtuar ndaj profesionit, që u shërbeu me devocion e humanizëm të rrallë njerëzve, pa dallim e paragjykim. Por ai ishte dhe një figure publike shumëdimensionalë, një politikan i rrallë, me vizion të gjerë e me një idealizëm të vërtetë e jo të stisur, që e shprehte në tërë qenien e veprimtarinë e vet, një njeri me shpirt të madh e interesa të gjera, i preokupuar e i shqetësuar për gjithçka që lidhej me jetën e vendit, të qytetarëve, gjithnjë në lëvizje, në studim, në kërkim, me kulturë e njohuri të gjera për jetën shoqërore, për historinë e kulturën kombëtare, një intelektual e patriot, që jetoi me hallet, me problemet e shoqërisë, me të sotmen e të ardhmen e Shqipërisë e të Kosovës, që i deshi e u përpoq që të ndikonte me mundësitë që kishte që ato të ecin në rrugën e duhur për të mirën e qytetarëve të tyre, për ardhmërinë e popullit e të kombit shqiptar.

Vdekja e parakohshme është një humbje e rëndë për familjen e të afërmit, më së pari, por dhe për miqtë e shokët në të katër anët e vendit, në Shqipëri, në Kosovë e në Diasporë, për shoqërinë që ende kishte nevojë për kontributin e tij, për fjalën e mendimin e tij, për përkushtimin e aktivitetin e tij. Uprehsh në paqe miku im, miku i njerëzve të varfër, të cilëve u përpoqe që tua lehtësoje dhimbjet, që u qaje hallet e u zbutje plagët.

Shqiptarët kanë tani një shembull më shumë, një figurë tjetër frymëzuese, kanë mençurinë, përkushtimin e kurajon tënde, që do t’i mësojë e frymëzojë për punë të ndershme në dobi të vendit. Ngushëllime të thella e të sinqerta familjes së tij të shtrenjtë, në këto ditë të vështira!

-5-

Prof. Dr. Xheladin Çeka

Kujtoj vitin 1990 kur Fakulteti i Mjekësisë drejtohej nga Dekani Prof. Sabit Brokaj, me zevendësa të tij, Prof. Kristo Pano dhe Prof. Rexhep Bregu. Autoritete të padiskutueshme qe seicili prej tyre. Fakulteti vinte pas një periudhe drejtimi nga dekani i atyre viteve, Prof. Veli Zogu, që po ashtu, përveç se qe një kardiokirurg i talentuar, njëherësh dhe një dekan vizionar.

Në kohën kur Dekan i Fakultetit të Mjekësisë ishte Prof. Dr. Sabit Brokaj, kurrikula ndryshoi në kohëzgjatjen e studimeve: nga pesë vjet në gjashtë vjet, ashtu siç ishte thuajse në tërë kurrikulat e fakulteteve të mjekësisë në tërë Europën.

Ishte pra koha e një ndryshimi esensial, që nga koha e hapjes së fakultetit. Po ashtu, një vit më pas, në përputhje me ndryshimet politike të kohës, u hoqën nga kurrikula lëndët shoqërore. U hoq gjithashtu puna prodhuese dhe stërvitja ushtarake. Ndërkohë u futën në kurrikul lëndë si: Psikologjia mjekësore, Filozofia dhe lëndë të tjera të karakterit social, përfshirë dhe ato që dikur kishin si bërthamë lëndën e Higjenës.

Në kompleks kurrikula u konsultua me ato të mbi 50 Fakulteteve të Mjekësisë në tërë Europën. Ndaj kjo mund të quhet me të drejtë kurrikula që parapriu ndryshimet komplekse që shoqëruan ato që lidhen me ndryshimet politike të kohës. Ёshtë koha, kur një numër pedagogësh të Fakultetit të Mjekësisë hartuan, firmosën dhe i dërguan një peticion pushtetarëve të kohës, nëpërmejt të cilit kërkonin ndryshimin e madh, duke u bërë kështu, siç do të shprehej Prof. Isuf Kalo në shkrimin e tij “Festa Jubilare dhe sfidat e rinovimit të Fakultetit ë Mjekësisë, 2012”, vatra më aktive në mbështetjen dhe më tej në udhëheqjen e Lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990, që solli lirinë dhe ndryshimin e rendit tonë shoqëror.

Ku padyshim, roli i Dekanit të asaj kohe, Prof. Sabit Brokaj, në këtë hap të guximshëm për kohën, për ideimin, mbështetjen dhe realizimin e këtij peticioni, aty në Sallën e Madhe (të quajtur më pas “Salla Blu”, apo “Aula Magna”) të Fakutetit të Mjekësisë, për mua si pjesëmarrës, si dhe për të gjithë ata që kanë qenë aty, bashkëfirmëtar në atë kohë, do të mbetet e paharruar.

Po në vitin 1990, ndryshuan provimet e shtetit në Terapi dhe Kirurgji, dhe/ose Temë diplome. U kompilua dhe u konsolidua kurrikula e plotë e specializimeve në mjekësi. Vazhdoi kjo kurrikul me këto rikonceptime, reformime dhe u konsolidua në 60 lëndë.

Kam patur rastin ta kem njohur shpejt Prof. Sabit Brokajn si bashkë-pedagogë. Po ashtu kam patur kënaqësinë të kem bashkëpunuar me Të në shumë veprimtari të fakultetit, sidmos në ato që kishin të bënin me kurrikulën e Fakultetit të Mjekësisë, me veprimtaritë e studentëve nëpër aksione dhe stërvitje ushtarake, si pjesë të kurrikulës së fakultetit të asaj kohe. U miqësuam shpejt dhe që prej atëherë e deri sa Prof. Sabiti mbylli sytë, mbetëm miq shumë të afërt me njëri-tjetrin. E njoha mirë Prof. Sabit Brokajn, njeriun me kulturë të gjerë, përfshirë kulturën e përgjithshme dhe atë politike, personin shumë vizionar, të drejtpërdrejtë, me cilësi të burrështetasit të suksesëshëm dhe trim, patriotin e flaktë dhe vendimmarrësin e guximshëm, drejtuesin modern, bashkëpunëtorin shumë komod.

Prof. Sabit Brokaj do të mbetet në kujtesën time dhe të atyre që e njohën, njëherësh si një kardiolog i shkëlqyer, intelektual i klasit të parë, shumë shoqëror dhe njëherësh njeriu i gjindur në vështirësi të të dobtit.

Në këtë ditë të trishtë, të ndarjes para kohe nga jeta të Prof. Dr. Sabit Brokaj, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, farefisit, kolegëve të afërt dhe Shoqatës së Kardiologjisë shqiptare dhe gjithë komuniteti mjekësor shqiptar, klasës politike shqiptare ku dha kontributin e tij të çmuar për një periudhë të gjatë kohe, si dhe Shoqatës Patriotiko-Kulturore “Myslim Peza”, si një nga bashkëthemeluesit e kësaj shoqate.

 

——–

Botuar sot si kopertinë e DITA. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

September 14, 2020 09:43
Komento

27 Komente

  1. Messerschmitt September 14, 10:15

    R.I.P burr i vertet pa pika e presje !

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 15, 04:01

      Ngushellime familjareve !

      U prehte ne paqe, se ishte shume njeri i mire .

      Nuk i falet qe iku nga kjo semundje . Ai ishte Doktor i Zemres dhe duhej ti kishte marre masat
      qe te mbronte veten e tij nga infrakti,

      Ketu ne Amerike nje doktor Amerikan , me origjine turk, qe ka nje emision ne tv,
      thote qe nqs ke probleme me zemren, pi gjithmone nje aspirine te vogel,
      ose 1/4 e nje aspirine te madhe , para se te flesh , ne menyre qe te parandalosh infraktin nese te bije ne gjume

      Ndersa gjate dites , mbaj me vete, ne nje qeske ne xhep,
      4 asprina te vogla, ose 1 aspirine te madhe —Dhe nqs nuk ndjehesh mire dhe ke shtrengim ne zemer,
      atehere direkt meri apsrinat kafshoi , bej copa me dhembe dhe mbaji nen gjuhe…

      Ne kete menyre ato shkojne direkt ne gjak, dhe te hollojne gjakun ,
      i cili kalon pa problem ne vena dhe ne arterie, dhe nuk krijohet dot carja e venes nga ataku ne zemer

      Nejse , ky iku i shkreti
      Ndjese paste !

      Reply to this comment
  2. Filoeuropiani September 14, 11:28

    Saliu s’e tha e s’e tha nje llaf sa per te lare gojen.
    Fjalet se ka dashur ta vrase s’paskan qene kot.

    Reply to this comment
    • Remo September 14, 13:17

      Filoeuropiani! Mesa di(mund te jem dhe gabim) kur Berishes i kane bere nje nderhyrje ne zemer(qe per fatin e keq nuk qelloi fatale) ka kerkuar vetem doren e Sabit Brokes! Vetem tek ai ka pasur besim,nga ana profesionale besoj. Saliu nuk flet se perkujton Azemin keto dite dhe qan grushtin e shtetit te mbetur ne tentative 22 vite me pare! Gjithe te mirat

      Reply to this comment
      • Filoeuropiani September 14, 14:31

        Sabitin e kishte mbi koke Saliu keshtu qe s’kishte shans mos kerkonte Shefin. Pas ’90 te 2 e lanë mjekesine per të menderosur Shqiperine. Shkelqyen të dy.

        Reply to this comment
  3. Shqiptari September 14, 12:02

    Ikja jo e papritur (se ishte 78 vjec) e nje enveristi te devotshem tere jeten i vetofruar dhe si sozia e Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
    • Filoeuropiani September 14, 12:28

      Nuk ka lindur 78 vjec Sabiti qe te ofrohej sozi e Enverit.
      Kur lindi Sabiti Enveri ishte 34 vjec. Kur vdiq Enveri ishte 43 vjec. Enveri ishte 1.85 i gjate kurse Sabiti 1.65 i gjate.
      I rrinte pak i vogel Sabiti.
      Gjej ndonje gje tjeter per ta share shqipe.

      Reply to this comment
      • xxx September 14, 13:05

        Mund ta shaje pse firmosi pranimin e Saliut ne parti, pse s’paraqiti objeksion por u konformua

        Reply to this comment
      • Shqiptari September 14, 13:10

        Nuk kam share fare por kam shkruar ato me te cilat mburrej vete i ndjeri. Sozite nuk maten nga shtati por mjaft te ngjasojne nga surrati.

        Reply to this comment
    • Remo September 14, 13:11

      Debil qe vetem Shqipetar nuk je! Te tjere burra kane folur per te ketej dhe matane kufirit. Lexo me pare e pastaj shkruaj!

      Reply to this comment
      • Shqiptari September 14, 13:44

        Une jam shqiptar or Rremo, debilin atribuoja vehtes. Sejcili burre andej e ketej kufirit ka mendimin e vet.
        Tani ma kap kete ketu poshte e mbaje si veth ne vesh –
        Zabit Brokaj gjithe jeten eshte mburrur me te qenurit enverist dhe ju kushdo qofshi nuk ja ndryshoni a zbukuroni dot te kaluaren qe ja njeh kushdo.

        Reply to this comment
        • Remo September 14, 15:03

          Po mire o Shqipetar une jam minoritar! Tani s’ka nevoje per te”kapur poshte e ti cojme vath ne vesh” secili ka te tijat dhe i leme atje ku jane. Si Enverist nese ke alergji eshte pune per ty. Doja te thoja se Prof.Dr. S.Brokaj ka qene nje profesionist i vertete ne punen e tij,si mjek kardiolog,ne Fakultetin e Mjekesise etj. Ne ministrine e Mbrojtjes po ashtu ne ate periudhe te veshtire dhe kontributin qe dha ne ndihme te UCK ne Kosove. Gjithesesi ndjese per frazen jo te denje qe perdora me lart.

          Reply to this comment
          • Shqiptari September 14, 17:30

            Remo, si mjek apo i mencur nuk di gje per te ndjerin S.B. e nuk flas per to. Po pranoj ato qe ti thua.
            Sa i perket politikes S.B. ka qene enverist i deklaruar para e pas 1990 e kjo dihet, Tjetra qe dihet eshte se si Minister i Mbrojtjes u shkarku nga ish kryeministri Nano me motivin se u zu Mat ne flagrance me sekretarken e tij. Kaq gjera dihen e nuk i shpika une.

  4. jo si..lab, si njeri PO September 14, 12:51

    po cjan keto LABI mirditoi cami e malesori mor’ te pa shkolle . keto “honorifikime” i gjene vec ne vendet pa demokraci ose per nostali arkaike . dhe perdoren si kontekst periferik . cudi ketu ne shqiperi . me keto proregativa ngrihet kariera me se shumti . kur ka stigmatizime si lal malok grekafon coban, vlere mere vetem kur je plotesisht ne fushen e talentit te artit a te shkences . ndryshe kur vihet krahinarizmi ose rraca ne pah, kemi vetem leber shkodran malsore korcar apo kosovare, qe rruget e suksesit te trimerise e te dije, i kane te hapura . dhe duam te quhemi..KOMB dhe duam te behemi..SHTET . pastaj, asgje s’u tha per punen e asaj maredhenjes me ate ..g..ocen ? ps. kjo psikologji duhet te ndryshohet .

    Reply to this comment
  5. Flamur September 14, 13:10

    E nderuar “Dita”,
    I nderuar Z. K/Redaktor.
    Ne faqen e pare, ne
    kopertine nje titull sinjifikativ,
    mbreslenes, qe flet:
    “Ikja e nje Labi te Mencur …!?
    Cfare mund te thote me shume,
    Miku, shoku, bashkeluftetari per 30 vite ne te njejten alternativ, per
    Profesorin, Politikanin e Urte,
    Sabi Brokaj?!
    Ne ceremonin e zhvilluar ne Vlore, per dhenien e titullit: ” Qytetar nderi i Vlores”, Labi i mencur, Prof.DR. Sabit Brokaj, ne ligjeraten e tije modeste, perseriti me dritherime, me dhjetra here emrin “Legjend” Vlore.
    Gazeta ime e dashur, “Dita”,
    pesoi nje “termet” te dyte:
    Pas ikjes te intelektualit Polidrik, unikal ne vlera, antar i kolegjumit, Profesor Moikom Zeqo, iken dhe nje bashkepunetor brilant, qe me intervistat e tija zbukuronte gazeten…!?
    “Dita” ime, je lider i shtypit shqipetar sepse mbeshtet koken tek ata qe jan pasuri Kombetare…!?
    Inxhi. Flamur Metaj.
    Vlore

    Reply to this comment
  6. miku September 14, 13:41

    Sa per Sozin e Enverit, Zabiti ishye tamam, se e vendosnin ne makine me jastek te bythet! Per ye vdekurit nuk flitet keq, por e verteta duhet then drejt.Salou dhe Zabiti, ishin pjelle e PPSH dhe asaj i sherbyen deri ne fund ne pozicione te ndryshme ku i caktoje Ramizi.Ne detyra shtetrore Zabit nuk shkelqeu per 6 muaJ MM, ISHTE Ministri me i dobet i Mbrojtjes, deri sa filloje te fuste duar poshte shaleve.Ne PS, me shume ka luajtur rolin e percarsit se sa te luajalitetit.Sa per armet ne Kosove, Zabiti nuk ka cuar as 2 gomere plot te ngarkuar, per kete mund te pyesni F.Klosin dhe Azem heroin e sigurimit.Me gjithe ate ti rrojne femijet dhe te dashuritLecova nje shkrim tjeter qe do e vtisnin, Zabitin, Gramozin e Meron, po kush do i vriste Saliu, po Saliu me keta rrinte, Saliu ishte pjese e Zones pare operative!!!Saliu ketyre ju sherbente benin sikur ziheshin, keta ziheshin kur ndanin parate.

    Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE September 14, 15:09

    Per ate qe ka bere per Shqiperine e per shqiptaret, Sabiti nuk do te harrohet kurre!
    I lehte i qofte dheu i Shqiperise!
    Ngushëllime familjes, te afermve dhe miqve te tij!
    Paste shqiptar qe e kujton! Emer i pavdekshem ne historine e kombit dhe te shtetit shqiptar!
    Lavdi!
    Me respekt shqiptar,

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. bekimi September 14, 17:41

    Dy fjale per komentuesin “shqiptari”

    Me e vogla qe mund te them se je vecse shqip-foles..normalja anishqiptar.

    Ti vetofrohesh si njeri negativ se Shqiptari e ka zakon kur ndrron jete nje njeri thote te pakten NDJESE PASTE…

    Ne fakt I ndjeri Zabit ishte njeri I vecante por nje gabim nuk ja fal
    .
    Pikerisht per 14 shtatorin 1998 qe Ai dhe PS nuk duhet te ishin terhequr nga Arrestimi Berishes kur ambasadoret amerikan-gjerman-italian kercenuan se nese burgosej Berisha do nderpriteshin ndihmat dhe lidhjen me Qeverine e kohes…
    .
    Pra Zabiti dhe shoket e tij duhet te luftonin me keto ambasadore qe shpetuan nje kriminel nga denimi..pra Zabiti & company heshten kur Amerika dhe Europa ishin me nje monster.
    .
    Sidoqofte
    R.I.P

    Reply to this comment
  9. Sejdi Veseli September 14, 19:02

    Edhe unë, si shumica e bashkëkombësve, me dhembje të madhe e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të të pavdekshmit, Dr. Sabit Brokaj.
    Ju lutem familjarëve dhe miqve besnik të Dr.Sabitit, që të me lejojnë si të shumicës së shqiptarëve, pjesëmarrjen në dhembjen e tyre.
    Nuk do ta harroj kurrë pritjen që më bëri në Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, kur isha Përfaqësues politik i LKÇK, jashtë trojeve të okupuara. Ministri Sabit Brokaj, më priti miqësisht dhe më inkurajoj, duke me këshilluar vëllazërisht për legjitimitetin e zhvillimit dhe të vazhdimit të luftës së Famëmadhës UÇK, deri ribashkimin e trojeve shqiptare të ndara padrejtësisht…
    U përkujtoftë përjetësisht ky BIR BESNIK i Atëmëmëdheut të shqiptarëve!

    Reply to this comment
  10. MALLKIM TROPOJE September 14, 19:21

    Per korrektesi;

    Nje komentues me lart (Remo)ben fjale se I ndjeri Brokaj ka operuar nga zemra Saliun qe nuk eshte e vertete.Ne vitin 1988 operohet nga zemra Selimi I vellai Saliut dhe ai sekretar partie I arsimit ne Tropoje ( Dy vellezer dy sekretare partie
    ) Edhe pse Sali Mortjes ju sugjerua ta conin jashte shtetit ai nuk pranoi se “donin ta sheronin me forcat e veta” dhe si perfundim vellai nderroi jete se donin ta perdornin si kavie eksperimentale qe do te thote se nese sherohej do ishte record per ngjitje me lart.
    .Aq I madh ishte ndikimi satanic I Berishes ne bllok sa arriti ti beje ne France shurruflles Argita operacjon plastic qe nuk e bente as nje antar ei Byrose Politike me perjashtim te Mehmetit apo Hysniut..Ja pra cfare vuajtjesh ka patur berishi ne kohen e Enverit ‘poshter”…

    Reply to this comment
  11. demo September 14, 19:55

    Sabit Brokaj e rekomandoi Saliun per antar partie.
    E rekomandoi per sekretar organizate.
    Hyri garant per futjen e Saliut ne Bllok prane Hysni Kapos.
    E ndihmoi ne Luften parimore te Saliut per shporrjen nga klinika Udheheqjes te rivaleve dr.Margarita dhe Milto Kostaqi.
    I hapi rruget e specializimeve ne Paris.
    Edhe per kaq ja vlente ti dergonte nje ngushellim.

    Reply to this comment
  12. Taras Mugosha pri Paridhi September 14, 20:08

    Xhevdeti po!
    Xheladini po !
    Xhelali po !

    Hmmmm.. Po Xhelati ka bohet mer jaho? 😉

    Reply to this comment
    • Fazllicin e ka mik shtepie... September 14, 21:33

      O njeri kater kembesh !
      Ka nderruar jete nje njeri I nderuar dhe mbaje veten bre burre…te pakten sa te varroset..
      .
      Mbasi po e krruan me Tarasin dhe Mugoshen qe te garntoj se jane ne varr dhe nuk levizin po te kujton se soot e keqja e atij vendi I vjen nga dy “ doktorret e Tropojes” nje I viqidolit dhe tjetri I Voa-dolit
      .
      Pse e them kete ?..Sepse “miku” I te ndjerit Zabit pra e kam fjalen per Izet Haxhine qe flet per Mugoshat e Tropojes.pra perse shteti amerikan..shteti shqiptar dhe shtypi i shkruar nuk marrin ne shqyrtim kete deklarate qe eshte akuza me e forte qe pas luftes 2 boterore..
      .
      Pra behet fjale per Izet Haxhine qe akuzon hapur dhe me fakte per lidhjet e UDB ( kuptohet dhe seksioni Cia-s per Ballkanin) me dy tropojanet Elez Biberaj dhe Sali Berisha qe i kane bere atij kombi deme me shume se vete serbi te na kishte pushtuar

      ..
      AKUZA E IZET HAXHISE PER BIBERAJ & BERISHAJN SI KONTIGJENT TE UDB
      .

      . Kur te deklasifikohen dokumentat e mevonshme te CİA per agjenturen serbe ne Shqiperi, te jeni te sigurte se mbi 90 perqind e te arratisurve politike qe kaluan nga Jugosllavia, qendruan aty, dhe me vone u shperndane ne vende te ndryshme te botes, ishin bashkepunetore te UDB s.erbe.
      &
      Edhe ne fillimet e demokracise, shumica e atyre qe na u serviren ne krye te partive politike, ishin agjente te dyfishte te Sigurimit te shtetit te klanit pro serbe dhe UDB serbe.
      &
      Keta persona u seviren edhe nga CIA ne te cilen dominonin klanet proserbe me ne krye Dejvid Philips dhe Kristofor Hill.
      &

      Edhe zgjedhja e amasadorit te pare Amerikan te Rajersonit qe vinte nga Beogradi ishte ne funksion te kesaj agjenture. Lidhjet farefisnore te Sali Berishes me Elez Biberaj nje pinjoll i nje familje qe kishte qendruar me vite ne Mal te Zi pas arratisjes, ishte perpunuar dhe derguar ne Amerike, ben qe i zgjedhuri i agjentures serbe ne krye te PD-s te ishte Berisha.
      &
      Pastaj futja nen kthetrat e agjentures serbe te PD-se ishte aq e dukshme dhe pranishme, sa po te mos ishe pjese e kesaj agjenture apo te mos kishe mbeshtetjen e saj, kurre nuk mund te beje karriere ne PD.
      .E PERSERIS
      Perse shteti amerikan..shteti shqiptar dhe shtypi i shkruar nuk marrin ne shqyrtim kete deklarate qe eshte akuza me e forte per antishqiptare qe pas luftes 2 boterore..

      Reply to this comment
  13. RROFTË HASHIM THAÇI ♥️ September 14, 21:34

    R. I .P dhe NGUSHËLLIME FAMILJARËVE !! NEVERI dhe UREEJTJE pèr PD KRIMIN dhe PD NARCO-TRAFIKUN e KOKAINÈS dhe vaftè né DJALL FARA dhe RRACA e tyre e QELBUR

    Reply to this comment
  14. LARG DUART e ZEZA të KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmeaj nga PARATË dhe MILIONA €URO , të FAKIRË-FUKARENJËVE PA ÇATI mbi KOKË ! September 14, 23:42

    NGUSHÈLLIME Familjarève pèr tè Ndjerin SABIT BROKAJ! BURRÈ i RRALLÈ , TRIM , SUPER INTELIGJENT dhe me INTEGRITET tè RRALLË !! U PREHTÈ nè PAQE dhe u SHOFTÈ FARA dhe RRACA e PD PLEHRÉS dhe gjithè FEKALEVE qè mblidhen tek SELIA KRRIMINALE e SHQUP nè BULEVARDIN ‘ZHAN DARK’ !!!! VDEKJE e PD KRIMIT dhe TERRORISTÉVE qè e mbèshtesin atè KOPE HAJDUTÈSH dhe atè ORGANIZATÈ KRIMINALE , e Kamufluar nè Parti Politike .

    Reply to this comment
  15. edi September 15, 08:59

    Un mendoj qe me pare vdekja duhet ti vije rilindjes qe per krime e vjedhje ja kalojne PD-es,pastaj te gjithe simpatizanteve rilindas qe kerkojne vdekjen e atyre qe perkrahin PD-en.

    Reply to this comment
  16. KOKEPALARI September 15, 16:09

    Ketij rahmetliut i punuan nje rreng : kur kishte mbyllur deren dhe po vizitonte ,,,,,, sekretaren e vet u hap dera e urgjences dhe hyne tre vete.
    Zyra kishte nje dere urgjence ne rastin kur ministrit i rrezikohej jeta te ikte andej por dera nuk hapej kurre normalisht vetem ne rast urgjence.
    Zabiti atehere deklaroi se po e vizitonte por sigurimsat qe
    organizojne te tilla gjera nuk i genjen dot kollaj.Tjeter çeshtje pastaj se kush qendronte pas kesaj.
    Imagjinoni u hap dera qe nuk qe hapur me vite te tera !!
    Dhe Fatosi mbaroi pune me Zabitin.
    BESOJ SE RILINDJA I FAL KETO GABIME TE VOCKLA!!
    AMEN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim