IKMT aksion në Vlorë, përplasje me pronarët

June 20, 2016 12:16

IKMT aksion në Vlorë, përplasje me pronarët

Ka rinisur aksioni i IKMT-së në Vlorë, ku do të prishen godinat e mbetura përgjatë Ujit të Ftohtë.Prishja e tyre vjen në kuadër të projektit Lungomare.

Janë tre projekte që do të prishen. Pronarët e tyre kundërshtojnë shembjen pasi objektet i kanë me leje, procese gjyqësore të fituara deri në Strasburg. Ata pretendojnë se ka ndryshuar projekti.

Sëbashku me punonjësit ata po bëjnë rezistencë duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë prishjen.

Kreu i Bashkisë të vij këtu të na përgjigjet. Rama ka ndryshuar projektin e Lungomares, në projektin e parë nuk parashikohej prishja e objekteve”.

Ndërhyrja e IKM po shoqërohet me masa të larta sigurie. Aksioni po mbështetet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët janë përplasur me pronarët e objekteve.

received_10206559662699379

received_10206559662619377

received_10206559662579376

June 20, 2016 12:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*