IKMT do prishë shtesën e hotelit luksoz të Mark Frrokut

April 23, 2015 09:23

IKMT do prishë shtesën e hotelit luksoz të Mark Frrokut

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë shtesën pa leje të hotelit të Mark Frrokut që ndodhet në rrugën e Durrësit.

ABC News ka mësuar se është vendosur të prishet pjesa ku është zënë trotuari para hotelit, që ndodhet në hyrje të rrugës së Ambasadave.

Burimet thanë se pjesa e shtesës mbi hotel, është legalizuar në shtator të 2013 dhe nuk mund të prishet, edhe pse ishte pa leje. Ky vendim për prishje, sipas të dheneve të IKMT, i është komunikuar pronarëve dhe administratorit të firmës ndërtuese, të cilëve i ka lënë kohë për marrjen e masave të prishjes nga vetë ndërtuesi.

April 23, 2015 09:23
Komento

3 Komente

  1. info analitike April 23, 13:45

    Tani qe Frroku u shpall armik u kujtuan t’i prishin ndertimet pa leje. Shtesat pa leje te Ermonela Felajt nuk preken:
    http://www.lapsi.al/lajme/2014/10/31/ja-nd%C3%ABrtimi-pa-leje-i-ministres-felaj-foto#.VTjnKpMauB0
    Po keshtu edhe shtesat tek pallati i djemve te Valentina Leskaj, ndertuar mbi ish lulishten ne krah te ekspozites nuk preken.
    Lista eshte e gjate por seleksionimi eshte i qarte.

    Reply to this comment
  2. milo April 23, 16:55

    mos i prishni mor qafira.aty ku jane ne trotuar jepjani fukarenjve,se zotnite i kane bo me djerse ne emigracion.

    Reply to this comment
  3. lili April 23, 19:24

    Ajo cka eshte bâ mire duhet te prishet,kjo eshte motoja e re:kjo shtese vetem zbukuron Shtetin aty,sic zbukurojshin Shtetin shume Kate qe u prishen nga qeveria e qe ishin frymemarrja e qytetit !..Kurse monstruozitetet si ne Korçë nuk prishen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*