Ikni o djem…

August 27, 2019 09:48

Ikni o djem…

I nderuar z.Kryeredaktor

Vrasja e të riut Indrit Çela në mes të metropolit shqiptar është këmbanë alarmi për çdo familje shqiptare.

Është sos për çdo prind dhe të ri shqiptar, dhe jo vetëm sos dosido por një vijë e kuqe e cila e klasifikon Shqiperinë zonë tepër të rrezikshme.

Ikni o djem nga Shqiperia…

Ikni nga sytë kembët mjafton të jeni largë vendit ku vrasesit licensohen çdo ditë, ndërsa viktimat shumohen dhe poshtërohen çnjerëzisht.

Ikni o djem nga ky vend i mallkuar ku jeta vlen më pak se një kondicionier madje më pak se një karikues telefoni!

Ikni o djem nga Shqipëria, nga vendi i absurdeve, ku ata që ikën e shpallën popullin që i majmi, mosmirënjohës, kurse ata që erdhën thonë më të mirë nga ne nuk keni parë.

Ikni o djem nga Shqipëria, ikni larg sa më larg, mjafton t’ju kemi gjallë. Mjafon t’ju dëgjojmë zerin përmes telefonit.

Ikni o djem nga Shqipëria mjafton të mos mbushet vendi më varre e me kurora lulegjaku e dhimbjeje!

Ikni djem nga Shqipëria, ikni sa më larg ndërroni emra e mbiemra, mjafton t’mos ju gjejnë vrasësit gjahtar të licensuar.

Ikni o djem nga Shqipëria ku politika e drejtësia janë tregtarë të jetëve tona!

Ikni o djem nga Shqiperia vendi maktheve makbethjane, vendi i djajve dhe shitanëve.

Ikni o djem nga Shqipëria le të “ankohet” qeveria se s”ka specialistë se punë ka!

Ah medet, sa shumë medet për djaloshin Indrit ia morën jetën në vendin e punës, në lulen e rinisë.

Indriti specialist ishte o qeveri, mirëpo na paskësh edhe vrasës specialistë që shteti i mbron i licenson dhe së fundi largohen pas krimit në drejtim të “paditur”, ndofta në drejtim të porositur!

Ikni o djem nga Shqipëria, bjerini hasha këtij vendi të namun brez pas brezi ku deputetë, ministra, qeveritarë, politikanë janë avokatë të kriminelëve dhe bëjnë jetë sheikësh më paratë e gjakut dhe jetëve tuaja.

Ikni djem dhe u thoni bashkombësve tuaj kudo t’i takoni ta harrojnë Shqiperinë njëherë e përgjithmonë.

Se Shqiperia është… rrezik vdekje!

 

*****

Preng Pjetri, Lezhë. Botuar në Dita, në rubrikën Letër Kryeredaktorit

August 27, 2019 09:48
Komento

12 Komente

  1. Faiku August 27, 10:04

    Nje leter qe duhet lexuar nga ata qe nuk jane idiote

    Reply to this comment
    • Mos pyet se cfare ka bere vendi per ty, por cfare ke bere ti per vendin. August 28, 06:27

      Mos u mundoni te ikni dhe ta gjeni shtruar diku tjeter, por mundohuni ta shtoni aty ku jeni. Edhe ne Shqiperi te mbushet shpirti me lloj-lloj cdemdurirash qe degjon cdo dite, por mos kujtoni se po iket dhe ia hodhet. Me keq do ta kini. Qendroni o njerez, dhe luftoni per nje jete me te mire, per nje Shqiperi me te mire.

      Reply to this comment
      • Faiku qe ta fiku August 28, 13:07

        Ti per vete do kesh ikur ndaj flet kaluar.
        Ose je ndonje i shtetit ne Shqiperi qe ke vjedhur me korrupsion dhe jeton mire.
        Po nuk eshte kaq e lehte or profesor.
        Eja ti na prij t luftojme
        Dhe shkrimin lexoje mire, eshte ironi nuk eshte thirrje per te ikur.
        Po edhe nese do ishte, eshte njerezore dhe e kuptushme po ta shohesh si prind i shqetesuar per jeten e femijes.
        Ke femije ti profesor Konica?

        Reply to this comment
        • Mos pyet se cfare ka bere vendi per ty, por cfare ke bere ti per vendin. August 28, 16:22

          Me siguri qe ndjehesh si p”th i zgjuar kur ne vend qe ti argumentosh gjerat, kalon ne ofendime. Une nuk kam pse te te prij ty apo dike tjeter. Me mjafton te prij familjen time. Edhe ketu ka jam une dje u vra nje femije ne nje shkembim zjarri midis bandash,thjesht se ishte ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar, dhe pardje u vra nje polic. Ti meqe te duket vehtja i zoti dhe i zgjuar, provoje njehere b”then se sa te vlen atje jashte. Pastaj fol. Une flas nga eksperienca ime personale, se emigrimi nuk eshte aspak i thjeshte, perkundrazi. Por keto i them per ata qe kane sy e veshe e duan te degjojne, jo per pallosha si ty qe i dine te gjitha. Ne rregull o profesor?

          Reply to this comment
  2. GT August 27, 10:13

    Pjetër, vetë i zgjedhim

    Reply to this comment
  3. Vrasësit gjahtar të licensuar. August 27, 10:23

    E frikshme situata ne Shqiperi !E frikshme per femijet dhe per prinderit e thjeshte !
    Te vritet Punetrori ne pune nga PUNEDHENESI ! Pse ? Sepse kishte bere nje vrim ne mur gabim !
    Shqiptaret jane cmendur ! Shqiptaret jane ne rrezik nga vetvetja !
    Jane ne rrezik nga nje sistem qe nuk eshte as kapitalist as komunist ! Jane ne rrezik nga themeluesit te Shtetit Demokratik nga politikanet vampira qe ushqehen me viktimat, publikun e tyre !
    Nuk ka bish me te eger se sa shqiptari kur vjen puna tek shqiptari ! Faik Konica e ka thene para 100 vjeteve ” Armiku i shqiptareve eshte vet shqiptari”
    Shkaku eshte tek sistemi Hibrit qe kane ngrit te paret e vendit Politikanet !
    Mungesa e nje sistemi rtregullash dhe ligjesh qe rregullojne mardheniet e nje shoqerie moderne ne prodhim ben te mundur rrezikun qe i kanoset nje shoqerie sic kjo e jona !
    Ne aparence ligjet egzistojne njesoj si ne Perendim ! Por zbatimi i tyre eshte jashte loje !
    Ekonomia dhe politika shqiptare nuk perputhen me njera tjetren!
    Jane ne cakordance !
    Ajo qe perputhet shume mire mire eshte Politika dhe Krimi !
    Jane te lidhura ngushte si kollarja ne fyt e ministrave deputeteve zyrtaeve gjykatesave te cilet jane shkaktaret kryesor te gjendjes se keqe qe ekziston sot ne Shqiperi prej me shume se 30 vjeteve !
    Shqiperia ka kaluar nga nje sistem diktature ne nje sistem Rumpalle liberale kaotike me nje drejtesi te kalbur ne rrenje nga krimi !
    Peshku eshte qelbur nga Koka !

    Reply to this comment
  4. antonio August 27, 21:09

    Me nje kryeminister rrugac,qe te thote “Te q…sha robt,o maskara”,apo “T’i hani mutin gruas time” etj ketu do arrinim!
    Nje popull qe duron kete kryeminister rrugac le te duroje edhe keto pasoja!

    Reply to this comment
  5. katarakti August 27, 22:32

    Kishim nje me te mire perpara qe “ta bente surratin si sholla e kepuces”! Apo qe e dinte se ne cilin motel i flinte motra deputetit! Qe i dukej se pushtetin ia kishte falur ai shtaza me dhi nga Vuçidoli dhe s’e leshonte pa vrare3, 300 apo 3000 veta!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 28, 12:53

      karatakt hudhi një sy,fut mëndjen në punë dhe mos u mbaj tek argjëndi,prefero floririn
      “Ikni o djem nga Shqipëria, nga vendi i absurdeve, ku ata që ikën e shpallën popullin që i majmi, mosmirënjohës, kurse ata që erdhën thonë më të mirë nga ne nuk keni parë.”

      Reply to this comment
  6. shqiptari August 28, 11:00

    Fatkeqsisht ky popull ka vdekur ose eshte ne nje gjendje kome .Sado qe t’ja fusesh nuk merr vesh gje.Gjykatat dhe prokuroria jane bursa e jeteve tona.Kush paguan me shume, rron dhe mbreteron ,te tjeret jane skllever qe luftojne cdo dite per nje cope buke .Nuk e di nese duhet te inkurajojme te rinjte te largohen nga ky vend por edhe po te qendrojne sistemi i shkerdhatokracise 30-vjecare lindi dhe edukoi nje brez dembelesh ,injorantesh dhe imoralesh qe nuk mendojne qe jeta eshte e gjate dhe se cdo gje nje dite lahet.Asnje nga rinia e sotme nuk e din “rregullin e arte” qe thote” te mos i besh tjetrit ate qe nuk don te te bejne”

    Reply to this comment
  7. E èma e Zeqos August 28, 16:29

    Me qè na the IKNI, nuk do bèje keq tè na jepje edhe adresèn ku tè vemi, xhaxha.
    Edhe njè dorè para, pèr qeranè e muajve tè parè, nuk duhet ta kursesh. Si thua?
    Mè e mira fare, do tè ishte sikur tè ngriheshe dhe tè ikje Zotrote vetè.
    Thuaju tè tjerève ikni dhe vetè rri kètu, sikur nuk shkon.
    Atje ku do vesh, nè dhe tè huaj, do tè tè presin me lule dhe fazanè tè pjekur. Atje, ku do vesh Zotrote, nuk ka vrasje, as plagosje apo kanosje. Vetèm èngjèj, qè kèndonjnè nè gjuhèn e mèmès, atè kèngèn e bukur,,,,,,,si m,je bo mi t,morsha t,ligat/qeke bo me tè varè opingat.
    Rrugè e mbarè xhaxha. Do na marrè malli, me siguri.

    Reply to this comment
  8. A te ikte truri ,(qe me sa duket ta paska ber mutin ne kaptin ) O rrace iidotesh ! August 28, 20:44

    Ajo rini aty ka nevojee per Motivim te jetes jo braktisje te vendit,
    ka nevoje per besim jo largim ,
    vetem kush beson ne vetvehte ,ka nji te Ardhme te garantuar .
    Maskarenj .
    Jeni nji tufe hajvanesh qe keni kapur Medien e s’lini mut pa qit jashte atyre kafkave tuaja .
    Ngelet duke i pir bythen politikes ,rrac idiotesh te pashprese .
    Dhe kujt i sherben kjo thirrrje ,qe ka njii Kontektst Politik antishqiptare ?
    Cdo te thote kjo ti kerkosh rinise mos te luftoje ne vemdin e saja ,per te ndryshuar jeten ,
    por abandonoje ate ?
    Thirrje te tilla i bejn vetem ata ,qe i duan te keqen Shqiperise shanlepirsit e kazaneve te corbes politike .

    Nuk ja vlen me u marre me ju njerez primitive ,
    qe vec Ligesise e se keqes ,
    nuk i afroni asgje asaj shoqerie e atij vendi .
    Un s’arrij te kuptoj se si mundet te lejohen te tille shkrime idiotesh ktu ,me kte karakter antishqiptare !!!!!!!!
    Mediat Shqiptare duhet te shperbehen sepse jane shmdruar ne strofulla te djallit antishqiptare ,e grumbulluar gjithe plehrat e atij vendi ,njerzit me idiote e pakarakter .
    Jeni thjeshte plehra …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim