Ikonat e nazizmit mbijetojnë ende në Shqipëri?!

June 9, 2017 16:01

Ikonat e nazizmit mbijetojnë ende në Shqipëri?!

Nga Armand Plaka

Mos u shqetësoni, nuk është ndonjë analizë, e as ndonjë koment që mund të atakojë ngjarjet e politikës së ditës, brenda e jashtë vendit, e ndoshta nuk do e meritonte të përbënte madje edhe asnjë ngacmim për të shkruar qoftë edhe dy radhë në një postim në Facebook, duke e trajtuar si ndonjë “zbulim”, apo “çudi”.

Sigurisht, nëse do të ishte vetëm një flamur i çfarëdoshëm, i çdo lloj kombi, çdo lloj ekipi futbolli, apo partie politike, logoja e të cilit do të flinte më së miri në një ndërtim “alla-shqiptar” që mund të gjendet rëndom kudo në Shqipëri.

Por këtë radhë puna ndryshon. Bëhet fjalë për një flamur që jo thjesht nuk ekziston më, por se thjesht posedimi i tij dhe shfaqja publike, mund të përbënte edhe vepër penale në legjislacionin e shumë vendeve të botës e sidomos të Europës.

Sigurisht se poseduesi i tij, thjesht ka menduar të mbyllë ndonjë vrimë e të mos lerë të hyjë asnjë rreze të pafajshme dielli në dritaren e ngrehinës së tij, në mos të jetë aty për ndonjë arsye tjetër, padyshim me sfond praktik e utilitar. Edhe unë vetë, foton e pata shkrepur para tri-katër viteve, ndërsa kaloja atje rastësisht, duke mos i dhënë ndonjë rëndësi, edhe për shkak të nxitimit dhe mungesës së kohës në dispozicion.

Por tashmë, kur e ripashë në fotoarkivën time, m’u desh t’a rivlerësoja, pasi nuk ndodh që të gjesh diçka të tillë në Shqipëri në formatin e vet origjinal, përveçse në ndonjë stendë muzeale. S’e di a bëra mirë apo keq që thjesht e fotografova e s’u interesova më tej për të, e as di të them se ç’bëhet tani me të, se kujt i përket, kujt i është marrë, nga cili vit e ka origjinën, 1943, apo 1944, por di të them se shkrepja është bërë në vitin 2014, ndërsa shkoja për në Kuz-Baba, si njëri ndër destinacionet turistike që vendosa se duhej të vizitoja, ndërsa shijoja pushimet në Vlorë, Radhimë e Orikum.

Flamuri nazist i fotografuar pranë Kuz Baba-it në Vlorë, në vitin 2014. Armand PLAKA / Të drejtat të rezervuara ©

Nuk e di gjithashtu, nëse i ka bërë përshtypje ndokujt tjetër, para apo pas meje, dhe as nëse është publikuar ndërkaq në internet. Sidoqoftë, mendoj se për të apasionuarit pas historisë, ai përbën një atraksion më vete, megjithëse kam frikë se për miqtë e huaj që kemi në rrjetet sociale, pamja e ndërtimit në fjalë, mund t’a ç’fokusojë vëmendjen që do të duhej të merrte flamuri nazist që vijon të mbijetojë në Shqipëri, edhe pse aspak krenar në pozicionim.

Si vëllain e tij do ta gjeni në fotot bashkangjitur këtij postimi, ku ai shihet i kapur si trofe nga trupat kanadeze në Francë në vitin 1944 për shembull, apo i mbajtur lart gjithë pompozitet në fundvitet ’30 nga nazistët, gjatë një marshimi rutinë që ata zhvillonin asokohe në Gjermani, dhe po ai, i përdorur nga neonazistët gjatë tubimeve të tyre në Gjermani në ditët e sotme.

Por dikur, jo shumë vite më parë, pata parë edhe një parullë që mund t’i zgjonte kujtime shumë të këqija, sidomos një komuniteti të cilin nazistët për pak sa nuk e çuan drejt zhdukjes. Bëhet fjalë për ARBEIT MACHT FREI, ose në shqip: PUNA TË BËN TË LIRË, e cila shihej në hyrje të kampeve famëkeqe naziste të punës dmth të shfarosjes, e të cilën e hasa në hyrje të një kompleksi ndërtimesh (pallatesh).

E bukura është se kur shkova të nesërmen, me mendjen mbledhur se do bëja ca foto të mira e ndoshta edhe ndonjë bisedë për të nxjerrë një reportazh për mediat e huaja me të cilat bashkëpunoja, nuk e gjeta më. Fatkeqësisht nuk posedoj asnjë foto, por këtë fakt e mbaj mend mirë dhe nëse puna e kërkon, mund t’ua tregoj edhe vendin se ku e pata parë, sidoqoftë, këtë radhë, në Tiranë.

Flamuri nazist i mbajtur lart gjithë pompozitet në fundvitet ’30 nga nazistët, gjatë një marshimi rutinë që ata zhvillonin asokohe në Gjermani
Flamuri nazist i përdorur nga neonazistët gjatë tubimeve të tyre në Gjermani në ditët e sotme.
Trupat kanadeze në Francë, në vitin 1944, duke mbajtur si trofe flamurin e kapur nazistëve.
Parulla famëkeqe ARBEIT MACHT FREI, në hyrje të kampit të shfarosjes në Auschwitz, ruajtur e paprekur në Poloninë e ditëve të sotme
June 9, 2017 16:01
Komento

8 Komente

  1. ELIOT June 9, 19:33

    kur disa mbajne flamurin e komunistave ;qe vrane Me shume ;;; vrane miliona ;;;; perse te hezitojne te mbajne flamurin e hitlerit ;;;; ENVERI VRAU VETEM NE KUFIJ 10 MIJE TE RINJ SA VRAU HITLERI NE SHQIPERI 300 KOMUNISTA ….. NDERSA KETO TE RINJ .DONIN DEMOKRACINE DONIN LIBERTENE ..DHE KOMUNIZMI VRAU SI QEN …. FAMILJES SIME ME KEQ I KA BERE ENVERI SE HITLERI …. SE GJERMANET KUR BENIN PAZARIN NE DYQANIN E GJYSHIT .TIM …PAGUANIN …NDERSA KOMUNISTAT MIRE QE SAPAGUAN …POR EDHE JA MORREN ME DHUNE …. KUSH ESHTE ME I NDYRE …..JU TE GJUKONI ….

    Reply to this comment
  2. demo June 9, 21:46

    Studiues je ti,apo nxenes 7 vjecarje,qe sapo sheh nje objekt me shenja historike(flamur ne kete rast) e daton ne kohen kur lindi?Po nje trupe teatri,nje ekip xhirimi,nje passionant i koheve moderne mund ta kete lene aty ate flamur.Po te ishte i vitit 1943 nuk do t`i shquaje dot ngjyrat nga zbardhellimi atmosferes,rrezet e diellit dhe gjurmet e shiut.Ky flamur qe ke fotografuar o Armand nuk i ka 2 jave jete,me ato ngjyra te ndezura.Dy flamure vuri drejtori i shkolles tone ne nje tub hekuri dhe pas 6 muaj ishin leckosur,cngjyrosur,dreqosur nga era,dielli dhe shiu sa qe nuk njiheshin cfare leckash kishin qene.
    Po edhe sikur flamuri te kete qene “inoxidabel”,kujt ja mbante ne Shqiperine e diktatures te ruante nje flamur te tille?Ti o je axhami,o ben vete se nuk ke cfare shkruan.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 10, 11:23

      plotësisht të drejtë!!
      gazekarucia demokartike!!
      sidoqoftë fantazinë e ka më të fortë se llogjikën!!njerëz të tillë e çojnë shoqërinë përpara!!
      greminë!!

      Reply to this comment
    • Autori June 11, 16:59

      O zoteri, kohen nga vjen nuk e datoj, ta kam thene ne shkrim qe nuk e di. Vetem supozoj. Ngjyat, nese ruhet per nje kohe te gjate ne nje sirtar per shembull, pa rene ne kontakt me eren, shiun dhe diellin, i ruan edhe pas 200 vjeteve.pra, pergjate viteve te diktatures as qe behej fjale qe ai robi ta varte ne dritare a kudo qofte dhe duhej ta fshihte te 7 puset, sic e merr dhe vete me mend. Ose sic pohon vete, as qe behet fjale ta kete pasur gjate viteve te diktatures. Pas viteve nentedhjete ben vaki te jete kujtuar ne 2014 – supozoj une, sepse ta kam shkruar qe as nuk e di e as nuk kam pyetur gje te zotin- per ta vendos aty ku e ka vendos, por nuk e perjashtoj ta kete prodhim te viteve te vona, te marre apo blere diku e ta kete vene ne dritare, por nuk me duket as nga ato tipat neonaziste e as te dhene pas historise, keshtu qe mos u nxito te nxjerresh perfundime kur edhe vete si jep dot nje shpjegim. Po per prezencen e parulles prej hekuri per te cilen them se e kam pare ne nje kompleks pallatesh ne Tirane, cfare do thuash? Diku, po te lexosh ne wikipedia, shkruhet se ajo u vodh nje here nga Auschwitzi dhe me pas u rivendos. Por edhe pertej kesaj, ta zeme se eshte prodhuar ne Shqiperi a gjetke e sjelle ne Shqiperi, per te mos aluduar se eshte ajo e Auschwitzit, nuk perben asnje habi per ty? Se une vetem po pohoj e supuzoj, s po te them se kush, kur tamam, si dhe pse, pyetje te cilat me bene ta sjell artikullin qysh ne titull me pikepyetje e sigurisht edhe me pikecuditje. Varet pastaj, nese keto gjera te ngacmojne ose jo, sic mund te kete ndodhur me plot njerez te tjere qe me siguri kane kaluar atypari e s’u ka bere pershtypje as flamuri nazist e as parulla e hekurt, e te njejtave permasa me ate te Auschwitzit ne nje kantier ndertimi ne Tirane. Madje me shume me ben pershtypje fakti se kur shkova ti bej foto, nuk e gjeta me, sepse ne moment nuk kisha as celularin me vete dhe nuk e mendova qe do hiqej te nesermen. Mos prit qe nje njeri i zakonshem ta vrase mendjen per keto gjera e ti bejne pershtypje. E ketu ndoshta qendron edhe ndryshimi mes nesh

      Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku June 9, 23:34

    Qerrata, e ke vene flamurin me photoshop dhe ben sikur e ke fotografuar vetë, po ne fund te fundit nje cope lecke eshte, ka ate vlere qe i jep ai qe e shikon.

    Reply to this comment
    • Autori June 11, 17:02

      Zoetri, nese del ne fb messanger apo whatsapp e ta dergoj foton e bere nga une dhe madje ku jam dhe une vete e pastaj shko shife me cdo expert nese eshte bere me photoshop apo me pa photoshop, a do kesh guxim qe publikisht te kerkosh ndjese e te mos flasesh me si “qerrata”, per te mos thene injorant e dashakeq?

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku June 12, 22:40

        E di si eshte puna ti Autoro, qysh se ka dale fotografia dixhitale e fotoshopi, fotografite nuk pranohen si prova materiale as ne gjyq, me perjashtim te rasteve kur egziston negativi ne film, qe edhe ky i nenshtrohet expertizes. Megjithate thelbi i komentit tim nuk ishte pjesa e pare, dhe ate punen e qerratait e paske marre pak si shume seriozisht, nejse, jo te gjithe e kane njesoj te zhvilluar ndjenjen e humorit.

        Thelbi i komentit tim qendron ne pjesen e dyte. Lexoje pak me vemendje, po deshe sigurisht, dhe per ate me thuaj a ke ndonje mendim. Shendet and no hard feelings.

        Reply to this comment
  4. ne stadin e tanishem, vetem nje grusht njerezish "pajtohen" me mendjet e çanerve June 10, 15:30

    komunizmi eshte sistem i pranuar me ligj edhe sot nga te gjithe shtetet demokratike . nuk di per shtetet talebane, ose fashiste . te barazosh fashizmin me komunizmin, eshte njelloj sikur me hitlerin, qe vrau deri dje, ne dhomat e mbytjes me gaz, femije te pa fajshem, te barazohen prinderit qe sakrifikuan veten, per t’i shpetuar ata femij, ne kete rast gjithe udheheqesit komunist, antifashist te botes, qe nga stalini deri ke enveri, mao, apo… ce guevara !? . por ketu ne shqiperin tone, per t’ dhene tone heroike dhe poetike temes; “e duam shqiperine si europa” therritem “enver hitler”!! jo se i kishim me te vertete inat enverin dhe komunizmin, po thame; hajt pra t’a provojme njehere “ekonomine e tregut te lire, se dhe komunizmit, po i bejne varrin, rrevizionistet dhe kapitalistet e te gjitha ngjyrave, me bllokada te egra, siç po u behen sot ca vendeve jo “demokratike”, duke filluar qe nga rusia, kina, meksika etj…fakti eshte se sot, kjo “demokracia” jone, e “tregut te lire”, rezultoi nje mega kaos vjedhjesh dhe korrupsioni, aq te pa pare, sa siç e pat edhe vete, ne intervisten çani-rama, “zoti” çani, as nuk arrinte t’a kuptonte, as ne teori taksen progresive, qe eshte programi baze i partive te majta . jam i zoti tha, prandaj mare leke shume . po ç’far i zoti je ti ? po me se matet zotesia jot x-s, per te mare rroge y-lon ? po kush tha, se ti ate rroge e mere sipas punes ? ne fakt ti e mer si mercenar i zellshem, per te permbushur qellimet e mendje mafiozit shef, qe nuk llogarit “humbjet” per rrogen qe te jep ty, por milionat qe do fitoi nga programi jot, i kapur nga pushteti “mafioz ekonomik” . athere ku eshte baza morale e se djathtes per te bere te “ndershmin”, kur çdo qeveri, duhet te punoje qe komuniteti, qe drejton duhet te kete pa dallim te drejten e prones, punes dhe barazine par ligjit ?!? kete e vendos taksa progresive, ne nje sistem te drejt te ekonomise se tregut lire . ose sistemi komunist, qe njerezit, ne prone e ne punesim i konsideron te barabarte……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*