Ilaçe të skaduara, Platforma e Bashkëqeverisjes zbulon farmacinë “pirate”

February 6, 2018 18:53

Ilaçe të skaduara, Platforma e Bashkëqeverisjes zbulon farmacinë “pirate”

Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, vijon të japë rezultate konkrete në zgjidhjen e problematikave që shqetësojnë qytetarët shqiptarë në jetën e përditshme.

Denoncimi i një qytetari i ka dhënë fund abuzimit që kryhej në kurriz të shëndetit të qytetarëve të Tiranës me ilaçet e skaduara.

Pas denoncimit që shtetasi S.M nga Tirana bëri në platformë për shitjen e produkteve farmaceutike të skaduara në farmacinë Kanadeze, brenda 10 ditësh zbarkuan në farmaci inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Në bazë të akt kontrollit të mbajtur nga ana e grupit të inspektimit në raftet e farmacisë u gjetën medikamente dhe intergratorë me skadencë të vitit 2017.

Medikamentet u sekuestruan nga inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësor dhe ndaj shkeljes u morën edhe masa administrative konformë ligjit.

Ky është vetëm një nga shumë rastet që platforma online dhe Agjencia e Bashkëqeverisjes që qëndron pas saj, ka arritur të zgjidhë në fare pak kohë nga dita e marrjes së ankesës. e.k/dita

February 6, 2018 18:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*