Ilaçet, blejmë më pak por i paguajmë më shtrenjtë

August 10, 2013 11:31

Ilaçet, blejmë më pak por i paguajmë më shtrenjtë

Tregu i medikamenteve ka ulur ritmet e rritjes në dy vitet e fundit duke reflektuar pasojat negative të krizës. Importet zënë mbi 95% të tij dhe dominojnë barnat nga Zvicra. Që nga viti 2010, kur u vendos TVSH prej 10% e barnave, çmimet e tyre janë rritur mesatarisht 7-10% në vit, duke e kaluar barrën te konsumatori, që nga ana e tij ka reaguar duke ulur konsumin.

Kriza po prek dhe një produkt të domosdoshëm për shëndetin e njeriut, siç janë barnat. Shqiptarët po blejnë më pak ilaçe në sasi, ndonëse janë të detyruar që të paguajnë më shumë për to, si rrjedhojë e rritjes së çmimeve gjatë viteve të fundit.

Tregu i produkteve farmaceutike kishte gëzuar rritje dyshifrore në dekadën e fundit deri në vitin 2011, kur ai nisi të ndalet për shkak të efekteve të krizës globale dhe rritjes së çmimeve të barnave.

Sipas të dhënave nga INSTAT-i, në vitin 2012 janë importuar rreth 16.9 miliardë lekë, me një rritje prej afro 6% në raport me një vit më parë.

Por, rritja e importeve në vlerë ka ardhur kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të ilaçeve nga vendosja e TVSH-së prej 10% për barnat në vitin 2010 (më parë ato kishin TVSH zero). Shifrat zyrtare konfirmojnë se në sasi, importet kanë pësuar rënie duke u reduktuar me 4% në raport me vitin 2011. Në total, gjatë vitit të kaluar, janë importuar rreth 3.5 milionë kg ilaçe. / Monitor

 

August 10, 2013 11:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*