“Ilaçi që dha një shpresë”, mjeku Albert Troci: Te pacientët kemi vënë re simptoma të tjera të koronavirusit

March 26, 2020 13:36

“Ilaçi që dha një shpresë”, mjeku Albert Troci: Te pacientët kemi vënë re simptoma të tjera të koronavirusit

Në një lidhje më “ABC News” mjeku Albert Troci në Milano u shpreh se COVID-19 është një virus i ri dhe se qytetrët duhet të tregohen të kujdesshëm për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

“Ditët e fundit por shohin një trend negativ. Por sërish është akoma shumë shpejt të arrijmë në përfundim të rezultateve. Një gjë e mirë se kemi edhe raste të personave të shëruar. Po mundohemi të gjejmë kurën më të domosdoshme të çdolloj pacienti”, tha Troci.

Gjithashtu ai sqaroi edhe ilaçet të cilët janë përdorur si alternativë për të ndihmuar sadopak në kurimin e pacientëve me koronavirus.

“Avigani nuk është akoma aktiv dhe është duke u bërë gati për tu vënë në funksion. Terapia që është më e përdorur është “Hidroksilklorokina ose Klorokina” bashkë me antiretroviralet.

Ajo që është përdorur shumë që në fillim është hidrosiklorokina dhe antiviralet. Ilaçi që dha një shpresë ështe “Tolicizumab”, një ilaç që funksionon jo mbi virusin por në dëmin që shkakton inflamacioni dhe mund të jepet vetëm në një kohë të caktuar.

Kemi “Remdesivir” që është antiviral direkt, që është përdorur të SARS COV i 2002 që ka një efekt në uljen e replikimit të virusit. Këtë e kemi në protokoll dhe po e përdorim. Nuk ka një terapi specifike për këtë virus.

Më tej ai theksoi se virusi është i ndryshëm te pacientë të ndryshëm dhe për këtë arsye duhet treguar një kujdes maksimal në trajtimin e tyre.

“Në Itali rastet e fëmijë kalojnë më lehtë se mosha e tretë.

Shpresojmë që ky numër të qëndrojë kështu dhe të mos kemi viktima të fëmijëve.

Virusi është një virus i ri që ne po e njohim pak nga pak.

Duhet të kemi një imunitet 60 % të shoqërisë që ne të arrijmë të dalim lirisht dhe të mos kemi vatra të tjera”, u shpreh Troci.

A ka një shkurtim të kohëzgjatjes të fazës kritike të sëmundjes?

Troca: Në shumicën e pacientëve pas pesë ditësh fillojnë shenjat bazike dhe aty kuptohet se si do të fillojë historiku i sëmundjes. Si shenja të tjera pacientët kanë humbjen e nuhatjes dhe shijes, nuk ka ende studime për këtë, por e kemi vënë re te pacientët tanë. Domethënë që ka një trompizëm të sistemit nervor.

Gjithashtu mjeku Albert Troci ka folur edhe simptomat e shkaktuar nga koronavirusi.

Duhet të kemi parasysh që jemi ne fazën e gripit stinor dhe çdo pacient duhet të trajtohet me kujdes.

Tani rastet që shfaqen si grip kanë më shum probabilitet të shfaqen me COVID-19.

Të infektuarit brenda karantinave spitalore, si janë infektuar?

Troca: Këto raste janë virusi ka një aftësi ngjitëse shumë të madhe. Gjatë punës apo nga stresi i ngarkuar ndodh që nuk e vë re dhe infektohesh.

Kjo është një luftë dhe mjekët duhet patjetër të jenë të mbrojtur. Fatkeqësisht në Itali nuk kam numrin e saktë të kolegëve të infektuar, por linja e parë duhet të jetë e siguruar.

Edhe në spitalin tim ka kolegë që e kanë kaluar dhe janë rikthyer në punë. Çdo koleg që ka një specializim tjetër merret me pacintët COVID-19.

 

o.j/dita

March 26, 2020 13:36
Komento

5 Komente

  1. Beli March 26, 14:47

    Një link ku mund të informoheni mbi të gjitha llojet e trajtimeve medikamentoze të COVID-19.
    https://prointegra.ch/medikamentet-terapeutike-kunder-infeksionit-me-koronavirus-covid-19/

    Reply to this comment
  2. Mjek veteriner March 26, 16:26

    Eshte e disata here qe bashkengjis komentin (mendimin) tim tek disa shkrime, vecanerisht tek kjo gazete , neper ditet e ndryshme qe kane kaluar, por si per cudi askush nga ndonje mjek human nuk po guxon te kundershtoje efektin pozitiv te barnave te shumta , te cilat mund te perdoren sigurisht nen kontrollin e mjekut per te marre efektin e nje TERAPIE SIMPTOMATIKE , ose-ose te komentohen dhe efektet anesore te ketyre barnave .
    *** Mund te shikoni komentin tim me te fundit sot tek gazeta Dita , tek shkrimi :”Vendosni doren ne gjoks dhe numeroni….”
    Te gjitha komentet nga doktoret humane kane vertetesine e tyre , por ju mungon vertetesia (+ dhe -) per barnat , (te grupimeve te ndryshme) , qe mund te perfshihen si Terapi (mjekim) Simptomatik (shenjash) .
    Faleminderit Dr A. Troci nga Milano , i cili e konsideron praktikisht antihistaminikun Tolicizumab si terapi aspecifike , kurse une po flas ngjashem per terapi simptomatike , pra per terapi aspecifike .
    Jam me ju dr. Troci !
    Dr. Troci thote “ka kolege qe e kane kaluar dhe jane rikthyer ne pune” , kjo tregon se sistemi imunitar i njerezve I ka mundesite , por tek individe te vecante duhet ndihma , ndoshta kjo me bllokimin e kullimit te lengut te shtuar mukoz neper te gjitha rruget e frymemarjes . Kjo nepermjet barnave te grupimeve te ndryshme te efektit TERAPI SIMPTOMATIKE .
    E them keshtu sepse ky doktor permend shenja te ngjashme “ne fazen e gripit stinor” , por nuk duhet te harohet edhe shenjat e ngjashme qe une do ti thoja si : ALERGJI STINORE . Mjeket humane e kuptojne se cfare dua te ju them me konkretisht me kete emertim .
    Personalisht une e kam perdorur TERAPINE SIPTOMATIKE ne doza teper minimale per te shmangur bllokimin e ndonje mekanizmi qe sjell krijimin e imunitetit qe deshte i nevojshem , dhe ne nje situate te tille , deri me tani , jam ne gjendje te vazhdoj cdo dite punen .
    Ndjej keqardhje profesionale qe mjeke humane presin te importojne pervoje nga jashte duke mos guxuar te aplikojne dijenite e shkollimit te tyre .
    Per kete dua te them se perballja me vdekjen , e cila eshte tashme rrethe rrotull nesh , duhet gjakftohtesi dhe kurajo profesionale, te cilat i karakterizon profesioni i mjekut .
    Mjeket nuk jane frikacake , por mos prisni importim protokolle sepse nuk ka asnje protokoll specifik , por rikujtoni bagazhin e te gjithe dijeve tuaja dhe aplikoni me bindjen tuaj profesionale per nje Terapi Simptomatike , e cila mendoj se do te favorizonte dukshem Terapine e antibiotikeve .
    =======
    “Varken” , ku jane paciente + mjeke , ky virus po i fut uje . Luftoni si kapidene anije qe te minimizoni kete uje , dhe njekohesisht duke u orjentuar me profesionalizem drejt limanit .
    Mos kurajua per tu perballur me bllokimin apo largimin e ketij uji nga anija eshte ….
    Mendojeni vete se shkollimi ja u ka mesuar njesoj si dhe mua .
    Desheroj qe te degjoj lajme sa me pozitive dhe sukses pas suksesi ne luften tone kunder Covid-19 .
    Va….. Da..
    Ish mjek veteriner

    Reply to this comment
    • pap March 26, 18:40

      Dr., e para, ilaci qe permendni ne komentin tuaj quhet Tocilizumab dhe jo Tolicizumab; e dyta, ai eshte imunosupresor dhe jo antihistaminik. Akoma me qarte, eshte nje lloj antitrupi monoklonal (tre germat e fundit, mab=monoclonal antibody), qe fillimisht eshte aprovuar nga FDA si terapi biologjike per disa semundje ne reumatologji dhe, aktualisht, i eshte dhene drite jeshile per t’u provuar (clinical trial) ne mjekimin e pneumonise nga Covid-19. Pershendetje dhe shpersoj ne mirekuptimin tuaj…..

      Reply to this comment
  3. veteriner March 26, 18:16

    pershendetje,nga nje vet, ceshtja nuk esht aq e leht te trajtohet, po flasim per terapi qe i mungoin protokollet terapeutike ne shtete te konsoliduara demokratike.Mendo cfar do te ndolli pas stuhis sikur mjekt te mjekoin pa protokolle, sa gjygje do te kemi ne vazhdimsi.Te flasesh jasht realitetit esht e leht por ne cdo aspekt duhet te shikosh ligjet qe shoqeroin protokollet, prandaj tek ne kan filluar me firma per te zhmangur pergjegjsit ligjore.Duhet te jemi te gjith ne krah te mjekeve human pasi po perballen me nje veshtersi te paimagjinushme ne nje vend me pak burime financiare e me nje kultur te ulet mjeksore.
    Meqe je veteriner kujto se si u zhdukTBC te lopet) nekohen e xhaxhit.
    Tung

    Reply to this comment
    • Mjek veterinar March 26, 19:56

      Ju falenderoj koleg per komentin tuaj , por edhe une e kam parasysh ceshtjen ne mjekesine humane : protokoll- ligj – nenshkrim per te shmangur pergjegjesine – dhe vdekje me shumice .
      Atehere pergjegjesine per vdekjet do ti mbetet Covid-19 ose indirekt protokolleve te importuara nga Kina , Italia etje , pra sa me larg autoriteteve profesionale te Shqiperise . Keqardhje !
      Pyetja qe lind keshtu eshte se kush autoritet zyrtar , (I jashtem apo i brendshem) , nuk mundeson zbatimin paralel , te njekohshem , ne lidhje me protokollet e perdorimit te Terapise Simptomatike ?
      Nje pergjigje per kete , une mendoj se une e kam marre nga shkrimi i mjeku Arben Gjoni , qe me 15 Mars , 2020 kur ai me modesti dhe kopetence profesionale shkruan: “…jane gati protokollet qe n d i h m o j n e…” , ndersa ky mjek vazhdon : “Une nuk mund te jap asnje … , (pra qe ky mjek te jape ketu tek gazeta ,- shenimi im) , …sepse aplikimi i tyre eshte kompetence e mjekut …” per shkak se do te ndodhte perdorimi jashte kritereve mjekesore .
      Personalisht jam 100% me mjekun A. Gjoni .
      =========
      Kam punuar nja 10 vjet me TBC , por mendoj se nuk ka vend per nje krahesim me Covit-19 , por me Parainfluenza .
      ========
      Thjeshte ketu kemi mundesi te japim komentet , por asgje tjeter me shume .

      Me mirekuptim
      Va. Da .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim