ILDKP kallëzon penalisht gjyqtarin Osman Aliu

September 29, 2014 15:24

ILDKP kallëzon penalisht gjyqtarin Osman Aliu

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të dërgojë pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimin penal për subjektin Osman Aliu me funksion, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë, për veprat penale të “Fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Gjithashtu, ILDKPKI bën të ditur se do të kërkojë nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë për marrjen e masave disiplinore për sjelljen rrugaçërore të gjyqtarit Osman Aliu, sot në ambientet e këtij Institucioni.

Sipas ILDKPKI, Aliu ditën e sotme jo vetëm që refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e plotë por edhe u largua dhunshëm e duke i fyer ata gjatë kryerjes së detyrës.

Në vazhdim të proceseve të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për zyrtarë të niveleve të ndryshme, ILDKPKI, njofton se ka konstatuar fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione të dyshimta etj. nga ana e gjyqtarit Osman Aliu.

Në muajin Mars të këtij viti, Ministri Tahiri i ka dërguar një Letër Presidentit Nishani ku i shprehte shqetësimin e tij se gjyqtari Osman Aliu merret vendime të dyshimta. Ndërkohë që Presidenti Nishani i është përgjigjur kërkesave të Tahirit përmes një editoriali ku kërkonte që të ndalej urgjentisht shantazhimi i gjyqtarëve nga Ministri i Brendshëm.

Rreth një muaj pas kërkesë së Tahirit ka qenë Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i cili ka kërkuar që Këshilli i lartë i Drejtësi të procedonte gjyqtarin Osman Aliu pasi janë gjetur shkelje në vendimet e tij.

September 29, 2014 15:24
Komento

1 Koment

  1. Pëllumb zaimi September 29, 20:21

    Aq shumé kanë vjedhur e janë pasuruar sa ju bëjnë karshillëk strukturave ligjore të shtetit? Kujtojnë se janë të mbipushtetshëm dhe të pagjykueshëm për shkak të pasurisë??? Ka dhe mbrojtje nishançe prandaj bën si gringo? Një ndëshkim ekzemplar duhet t’i kthejë në botën reale? Asnjë mjet tjetër nuk ka efekt? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim