ILDKP: Zyrtarët justifikojnë paratë e paligjshme me të ardhura nga emigrimi

May 3, 2016 14:43

ILDKP: Zyrtarët justifikojnë paratë e paligjshme me të ardhura nga emigrimi

Inspektorati i i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka zbërthyer skemën klasike se si politikanët dhe zyrtarët e lartë përpiqen që justifikojnë paratë dhe asetet e jashtëligjshme.

Në 158 rastet që janë dërguar në prokurori gjatë vitit 2015, e subjekteve deklaruese i kanë justifikuar pasuritë e deklaruara apo të zbuluara nga bizneset që dalin me humbje, me dhurata në vlera të mëdha, ose me justifikime për shuma marramendëse monetare të sjella nga emigracioni, shitje e publikime librash, përfitime nga punë me kohë të pjesshme, pohon ILDKP në një raport ët dërguar në Kuvend për veprimtarinë e vitit 2015.

Institucioni ka pohuar se skemat e justifikimit nga politikanët kanë qenë flagrante përsa i përket mosmbulimit të aseteve me burime të ligjshme, fshehjes dhe deklarimeve të rreme.

Institucioni pohon se deklarimet e pasurisë kanë qenë haptazi të pabesueshme, të pambështetura në prova materiale apo shkresore për ILDKP, e të cilat gjithashtu do të ishin lehtësisht të vërtetueshme nëpërmjet hetimeve të thjeshta dhe me një vështirësi minimale edhe nga ana e organit të akuzës, nëse do të ishin kryer.

Disa prej këtyre deklarime e që janë kilzuar penalisht kanë të bëjnë edhe me zyrtarë të lartë, deputetë e ish-deputetë, gjyqtarë e prokurorë, ish-ministra, drejtorë drejtorish, kryetarë bashkie e komune, të cilët janë dërguar për ndjekje penale për pasuri të fshehura e të pajustifikuara nga burime të ligjshme financiare, të cilat kapin në total vlerën prej 30-40 milion euro.

“Për këto shuma ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se janë të ardhura të përfituara nga aktivitete kriminale si korrupsioni, pastrimi i parave, etj. Asnjë prej këtyre shqetësimeve dhe parimeve ligjore bazë, të parashtruara nga ILDKPKI, nuk janë mbajtur në konsideratë nga prokuroria, ose më saktë ato janë anashkaluar qëllimshëm, duke treguar mungesën e profesionalizimit dhe integritetit të prokurorëve në kryerjen e detyrës” thuhet ne deklarimin e Inspektoratit për Kuvendin.

ILDKP vë në dukje se çështjet e zyrtarëve të lartë, me miliona euro pasuri të fshehura e të pajustifikuara me burime të ligjshme financiare, pushohen ose nuk fillohen fare.

May 3, 2016 14:43
Komento

1 Koment

  1. b.kanani May 3, 18:35

    Or mik nqs se do ti mbulosh mbuloje por ne bote nuk punon dote pa letra,nqs ka deklaruar te ardhurat ne shtetin ku ka punuar dakorte hallall i qoft ne te kunder te merret per baze paga baze minus shpenzimet vjetore,kemi nga 20 vjet qe punojm jashte dhe nuk jemi ne gjendje te blejme nje shtepi keta na paskan bere miljona euro,per mendimin tim tu sekustrohe parat se jane leket e popullit shqipetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*