ILDKPKI: 31 Marsi, afati i fundit për deklarimin e pasurisë

March 13, 2016 13:57

ILDKPKI: 31 Marsi, afati i fundit për deklarimin e pasurisë

Brenda datës 31 mars, të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit duhet të dorëzojnë deklaratën e pasurisë dhe ndryshimet që ajo ka pësuar gjatë vitit 2015

Sanksionet:

Për mos dorëzim në afat nga zyrtari dhe personi i lidhur me të aplikohet kundërvajtje administrative nga 50.000 deri 100.000 lekë

Për mos dorëzim në afat të deklarimeve nga autoritetet përgjegjëse të institucioneve publike aplikohet kundërvajtje administrative nga 50.000 deri 100.000 lekë.

Për refuzim nga zyrtari dhe personi i lidhur me të bëhët kallëzim penal dhe bazuar në nenin 257 të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.

Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim denohet me gjobë ose me burgim deri 3 vjet.

Çfarë duhet deklaruar

a) pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to;

b) pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë;

c) sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 (treqindmijë) lekë;

ç) vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim;

d) vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash jashtë sistemit bankar, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj;

dh) detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, të shprehura në lekë ose në valutë të huaj;

e) të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale;

ë) licencat dhe patentat që sjellin të ardhura.

f) dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale. Nuk deklarohen dhurata ose trajtim preferencial kur vlera e tyre është më e vogël se 10 000 (dhjetë mijë) lekë, si dhe kur dy e më shumë dhurata ose trajtime preferenciale, të dhëna nga i njëjti person, së bashku, nuk e kalojnë këtë vlerë, gjatë së njëjtës periudhë deklarimi;

g) angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, përfshirë çdo lloj të ardhure, të krijuar nga kjo veprimtari ose ky angazhim;

gj) interesa privatë të subjektit, që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga marrëdhëniet familjare apo të bashkëjetesës;

h) çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit. / DITA

March 13, 2016 13:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*