ILDKPKI kallëzon në Prokurori Andis Harasanin për fshehje pasurie e kontrata fiktive

May 8, 2015 14:10

ILDKPKI kallëzon në Prokurori Andis Harasanin për fshehje pasurie e kontrata fiktive

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme Andis Harasanin për deklarim të rremë të pasurisë.

Sipas këtij institucioni, pas kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Andis Harasani, për funksionet Drejtor i KESH (2003­2005) dhe Deputet i Kuvendit të Shqiperisë, për periudhën kohore (2005 – 2012), kanë rezultuar deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 USD.

Pas konstatimit të këtyre fakteve, ILDKPKI ka depozituar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a//2 186 dhe 287 të Kodit Penal. Siç thuhet edhe në njoftimin e ILDKPKI, ky institucion i ka kërkuar Prokurorisë që “hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe përpara veprave të tjera penale të kryera nga ky subjekt”.

May 8, 2015 14:10
Komento

8 Komente

  1. lili May 8, 15:12

    Duhet edhe nja du deklarime tjera me ia shtu:vjedhje te pasurise kombtare,demtime te ardhmerise tone me pasoje vdekje njerezet,se u mbyten njerezet per rrymen!

    Reply to this comment
  2. etleva May 8, 15:19

    ne nje emision tv
    shkence ku spikaste gjuetia e peshkaqenevet , tani shikoj se filluan te mbeten ne keto rrjeta peshkaqenet njerez qe jetuan kete cerek shekulli ne nje perandori kusaresh me fajde, koncesione, tendera ministra, drejtore e kuvernatore e mbykqyres te rreme e te majmur Bankash, milonere me veshje te njejte e kollare ngjyra blu,roze,mavi.
    e crendesi ka ngjyra.
    bravo .drejtesia vepro jo vetem si “gjuetine’ me leje, por pa shikuar ngjyren e kollares.

    Reply to this comment
  3. human May 8, 16:11

    Ne fakt ky lojtar burse duhet te paguaj per te gjitha vjedhjet qe i ka ber shtetit per periudhen qe ka qen ne kesh!

    Reply to this comment
  4. popo May 8, 18:08

    Cfare do paguaj ai, ka 2 vjet qe ka ikur ne USA e ka hapur bizneset e tij atje.. mbas pilafit u kujtuat ju???

    Reply to this comment
  5. LORA May 8, 18:20

    E vonuar ILDKPKI ;shqiptaret i kane ditur me kohe mega-kuserimet e nano-kurves andis harasani.
    Rrjedhimisht ,vetem kur te shoh rezultatin e ketij hetimi ,atehere do te gjykoj seriozitetin e tij

    Reply to this comment
  6. Gezimi May 8, 18:25

    Per kete ka qene folur gjithnje si mamuth korrupsioni. Per fat te keq, mendoj se ka dhe te tjere qe kane punuar ne te njejtin sektor si Bojaxhiu qe eshte i krimbur ne para te pajustifikuara. Mjafton ti shikoni vilene tij ne Farke qe te bindeni…..

    Reply to this comment
  7. Jimi May 8, 20:33

    E di si duken keto kallzimet e I.L.D.K.P.D.I-se!? Si ato paralajmerimet e pafund qe bente Kina
    ne kohen e luftes se ftohte, kur i shkelej hapsira nga avjonet kundershtare!
    Kina bej paralajmerime, ata me shum vazhdonin avazin!

    Reply to this comment
  8. goni May 8, 21:38

    i marrshin te keqen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*