ILEGALËT / Komiteti klandestin mblidhet të dënojë vendosjen e portreteve të morracakëve të kuq…

November 5, 2019 22:44

ILEGALËT / Komiteti klandestin mblidhet të dënojë vendosjen e portreteve të morracakëve të kuq…

DIKU NËPËR RRUGICAT E TIRANËS – Kishte filluar të errej kur në selinë e thjeshtë të Institutit filluan të hynin një nga një, anëtarët e Komitetit “Shqipëria Shqiptarëve Vdekje Tradhtarëve”.

I pari mbërriti Agrufa si përfaqësues i Bllokut Indipendent, pastaj me rradhë Mustaqe Çelua nga Lidhja Katundare, Mark Mustakuqi nga Komiteti i Maleve, Bovilla Gogole si përfaqësuese e Princeshës Rukije etj.

Në fakt, Instituti i Krimeve të Komunizmës ishte themeluar nga vetë të kuqtë në pushtet. Madje për t’u hedhur hi syve luftëtarëve të idealizmës shqiptare, kryekuqalashi i vuri këta të fundit në drejtim duke u dhënë rroga e ylyfe, projekte dhe veprimtari të tjera publike.

Por Komiteti nuk gënjehej kollaj. Ata e dinin se nipi i Spiros dhe biri i Kristaqit, thellë-thellë ishte me ata gjysmëopingat morracakë që zbritën nga mali me pleshtat në rroba sa një harabel, pavarësisht se për kamuflim kishte vënë miliona pasuri dhe shoqërohej vetëm me miliarderë sa për sy e faqe.

Madje kamuflimi kishte shkuar deri aty, sa, për të mashtruar Komitetin si gjasme i djathtë, e kishte këmbyer gjithë buxhetin e shtetit të 30 viteve të ardhshme në pagesa PPP-sh. Por siç dihet shkencërisht, PPP-në nga PPSH-ja vetëm një Sh e ndan.

Ilegalët e maskuar si rrogtarë dhe projektexhinj të shtetit të ndyrë majtist, pasi e ulën reostatin e ndriçimit qëndror nja dy herë, sa të kalonte patrulla e Shqiponjave komuniste, nisën mbledhjen duke folur me zë të ulët.

-Kjo është poshtërsi e madhe, ky është represion i ndyrë, – foli Agrufa mendueshëm, duke tymosur një puro 500 dollarëshe që e kishte siguruar me njëmijë mundime, – të vendosësh në 75 vjetorin e çlirimit nga nazifashistët, portretet e atyre që u vranë nga nazifashistët është çmenduri!

-Ky është provokim, – ndërhyri Çelua i Lidhjes Katundare, – ne duhet të protestojmë fuqishëm. Në vend të festojmë shyqyr që u vranë, se kushedi sa nëna italiane e gjermane do vajtonin bijtë e tyre të pafajshëm, këta maskarenj na tundin fotografitë e tyre nëpër bulevard!

Foli Mark Mustakuqi:

-Unë si pedagog dhe ne si Komitet i Maleve, propozojmë që unë të zgjidhem dekan ose rektor në zgjedhjet e ardhshme universitare, që ta luftojmë të keqen nga brenda!

Por Bovilla Gogole e ndërpreu:

-Zotni Mark, të mos dalim nga tema. Unë them t’i bëjmë presion atij neokomunistit, që të caktojmë si kamp përqëndrimi edhe Korçën, Elbasanin, Ksamilin, plazhin e Qerretit dhe Dhërmiun, dhe t’i marrim projektet për këtë qëllim, që ta dobësojmë financiarisht dhe regjimi i Gjatit rrëzohet vetë pastaj!

-Shumë mirë e mendove, e mbështeti Agrufa, -kështu nuk shtyhet më. Ky është Fashizëm!

Kur dëgjuan këtë fjalë, të pranishmit i kapi një valë nostalgjie dhe u përlotën:

-Ehhh, sikur të ishte fashizëm… – psherëtiu Agrufa, që e kapi gafën e vet – tani do shqepeshim në petulla…

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike. Personat e mësipërm nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Në fakt, nuk kanë pasur kurrë…       

November 5, 2019 22:44
Komento

5 Komente

  1. intelektuali November 6, 09:38

    Gazeta DITA:

    Nuk eshte ashtu dhe njashtu historia qe tregojne gojet e liga shikoni si ka ndodhur ne te vertete nga burime te sigurta:

    Kur kishte filluar të errej kur në selinë e thjeshtë të Institutit filluan të hynin një nga një, anëtarët e Komitetit “Shqipëria Shqiptarëve Vdekje Tradhtarëve”, por i fundit mberrin me cehre te ngrysur Kryetari Omar Bahriu dhe i thote te pranishmeve:

    “Punet e Memedheut po shkojne keq, nipi im Vero Bytha na ka spiunuar te Beogradi dhe Moska, cfare te bejme tani?”

    VERO BYTHEN TA SHPALLIM ARMIK DHE SPIUN TE MOSKES!

    U hodhen perpjete te pranishmit dhe me shume ngulte kembe Agrufa qe e njihte Mosken nga perbrenda, por Omar Bahriu kundershtoi:

    “Une Vero Bythen e kam vellane e gruas, pastaj kam bere kontrate me te: Po te fitojne Luften gjermanet une duhet ta mbroj ate dhe Nexhon qe nga fashiste e Duces eshte bere konkubine e Milladinit, por te fitojne komunistet e Moskes kunati im me mbron mua dhe familjen time.”

    Agrufa nuk duroi dhe ja ktheu:

    “Kjo nuk vlen fare per Vero Bythen se ai per interesat e pushtetit te tij shet jo vetem bythen, por edhe Gjyle Fajdexheshen, vjehrren tende famoze qe beri dashni me Bimbashin dhe solli ne kete Bote te padrejte Veron, prandaj thirri trunit se do te ikesh per “dhjame qeni” nga bamiresia e pakufishme qe ke per kunatin, me beso mua se i njoh komunistet e pabese nga perbrenda.”

    Foli Mark Mustakuqi:

    “Unë si pedagog dhe ne si Komitet i Maleve, propozojmë që unë të zgjidhem dekan ose rektor në zgjedhjet e ardhshme universitare, t’i shpallim lufte pa meshire pederasteve dhe ta demaskojme Enver Bython qe profesori kalemxhi, Millona Paskuale na e qit si HERO ne histografine e tij, që ta luftojmë kështu të keqen nga brenda!”

    Por Bovilla Gogole e ndërpreu:

    “Zotni Mark, të mos dalim nga tema me llogje erotike te panevojshme. Unë them t’i bëjmë presion atij neokomunistit te Pipi Vunoit dhe Kristaq Killerit qe po mbush Tironen me fotografite e vrastareve te Titos, të shpallim si kamp përqëndrimi Tironen e Kuledrave prej Betoni sepse ne rreze te Dajtit e deri siper ne Surrel nga nentoka dalin eshtrat dhe kockat e mijra viktimave te Mehmet Kasapit dhe cubave te tij prej Mallakastre, qe kane 75 vjet qe presin Drejtesi qe te fillojme te germojme dhe t’i evidentojme ne qetesi dhe t’ja tregojme Botes krimet e fshehura te komunizmit ne Shqypni qe Bota te tmerrohet dhe Bosat Miliardere te sensibilizohen, te hapin thesin me para dhe fondet te vershojne lume dhe t’i marrim projektet për këtë qëllim, që ta dobësojmë financiarisht dhe regjimi i Gjatit te Pipit nga Vunoi dhe te Kristaq Killerit, kur te mbetet pa leka rrëzohet vetë pastaj!

    “Shumë mirë e ke menduar zonja Gogolja, e mbështeti Agrufa dhe shtoi “Kështu nuk shtyhet më, por cfare mendon Kryetari Omar Bahriu se fashizmi bolshevik i te Gjatit nuk durohet me.”

    Omar Bahriu nuk duroi gjate dhe e deklaroi:

    “Brockulla, fashizma e gjermonit eshte si hallva, nuk eshte pa breke ne bythe si bolshevizma proletare e Moskes, ja shikoje ku eshte Gjermania dhe ku Rusia, pastaj i Gjati i Pipit dhe i Kristaqit nuk eshte qa budalla dhe ka siguruar prapavijen nga tradhetaret me kanabis dhe kokaine, po pse kot ka emeruar ne poste kyce Taulant Xibraken nga Librazhdi qe i kendonte si bilbil ne rini ne vesh kunatit tim, Vero Bythes?”

    prandaj:

    Kur kishte mberritur terri i nates kur në selinë e thjeshtë të Institutit, anëtarët e Komitetit “Shqipëria Shqiptarëve Vdekje Tradhtarëve ishin futur ne rruge pa krye dhe nuk po e zgjidhnin dot si ta merinin “kalane nga brenda” te Gjatoshit te Pipit nga Vunoi dhe te Kristaq Killerit me financime nga Bosat Miliardiere kur Gjatosi kishte mbushur depot e shtetit me zahire kanabisi kombetar dhe kokaine importi plot e perplot

    “Ta blejme Basho Ulajn me Fushat e tij qe ta marim kalane nga brenda ”

    propozoi Mustaqe Çelua, i cili nuk kishte folur deri atehere,

    “Po te blejme me para dhe te korruptojme Basho Ulajn dhe Fushat e Gjatoshit ky nuk do te fuse dot ne perdorim kanabisin dhe kokainen qe ka grumbulluar ne depot e tij, sepse nuk do te kete si te laje dhe shpelaje parate ne Lavatricen e Lindes dhe Gjatosi nuk do te haje me hallve dhe petulla si ne fashizem.”

    E perfundoi propozimin e tij pragamatiku Mustaqe Celua.

    “Brockulla pa vlere”

    Ja preu ligjerimin Kryetari Omari Bahriu,

    “Po Basho Ulaj ka fallsifikuar amerikonet po pse ne vule te zeze ne pasaporte te na vene SHBA, njashtu sic ja mballosen fakirit Dhalla e Adriatikut kur akuzoi ambasadorin Lu-Lu te Sorres te Gjatoshit si te implikuar ne afera mafioze me Banken Petroliun qe punonte me moton “Beji Naften Zharrezes””

    Agrufa psheretiu me trishtim:

    “Keq me gjermonet, keq me amerikonet ku te kerkojme ndihme?”

    nderkohe:

    Guerilasit e Gjatoshit te Pipit nga Vunoi dhe te Kristaq Killerrit me urdher nga Lali Eri apo Mon Kukaleshi i Gjatoshit dhe propozim nga Gomari i Partise e mbushen gjate nates per sa kohe vazhdonte mbledhja e Institutit te Agrufes Bulevardin e Tirones me fotografite e “Deshmoreve Komuniste” per t’i treguar gishtin e mesit Macronit si per t’i thene Putinit:

    NE BOLSHEVIKET E VERO BYTHOS JEMI AKOMA GJALLE

    Me nje etike te larte dhe perftuar nga burime te sigurta te gojeve te liga,

    Nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 6, 09:55

      robt si gjithnjë sumësapunisur!

      Reply to this comment
    • Ivan i madh November 8, 07:56

      Po ti krimb gjirizi intelektu-hale gati je per tu ushqyer sa here dhjesin njerezit ne hale. Na hiqesh dhe si i ditur dhe di gjithecka sa nje kopil per prinderit e tij dhe shan te tjeret që e therasin pjelle e perdhunuar e fashizmit. Sado që te llapesh ti e felliqura si ti aq me lart ngrihen e lartesohen ata që i cliruan vendin e bene që te ikenin nga syte kembet prinderit tuaj alabake.

      Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi November 6, 10:52

    Ndaj ne fund u mbeti plani: as andej e as kendej, po do bejme sikur grindemi me njeri-tjetrin e do bejme sikur hidhemi ca andej e ca kendej, ja, sic bejne edhe te tjeret rrotull nesh. -Po populli? -u degjua nje ze! -Populli, -erdhi pergjigjia e menjehershme, -per fat populli ka ikur jashte. Ata pak qe kane mbetur ketu na duhet ti mbajme per ti nxjerre sa here ne demostrata, qe demokracia te duket se ekziston. -Urraaa! -oshetine duartrokitjet.

    Reply to this comment
  3. Ivan i madh November 8, 07:57

    Po ti krimb gjirizi intelektu-hale gati je per tu ushqyer sa here dhjesin njerezit ne hale. Na hiqesh dhe si i ditur dhe di gjithecka sa nje kopil per prinderit e tij dhe shan te tjeret që e therasin pjelle e perdhunuar e fashizmit. Sado që te llapesh ti e felliqura si ti aq me lart ngrihen e lartesohen ata që i cliruan vendin e bene që te ikenin nga syte kembet prinderit tuaj alabake.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*