Ilir Beqaj çel fushatën e kontrollit shëndetësor falas

December 20, 2014 12:15

Ilir Beqaj çel fushatën e kontrollit shëndetësor falas

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe drejtues e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor pedaluan sot (20/12/2014) me biçikletat e fushatës ndërgjegjësuese “Si Je?” të kontrollit pa pagesë të shëndetit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të Tiranës.

Për herë të parë prej 24 vitesh, të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjet kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre. Po ashtu, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor.

December 20, 2014 12:15
Komento

2 Komente

  1. Lul December 20, 14:37

    Po more Nard Ndoka, po i fute duart ne uje te nxehet te te djeg….cfare palle paske qene o burre apo te gjitheve u nderzeu Ilir Meta.

    Reply to this comment
  2. ai December 20, 16:43

    po ryshfetin mjekut apo i infermieres kush do e paguaje.apo per keto eshte me mire te mos flitet.shendetesia ne shqiperi eshte turpi me i madh.kur mendon se mjeket te cilet kane nje detyre fisnike,shpetojne jeten,felliqin veten duke bere bisnes ne kurriz te jetes e shendetit te njerezve , te vjen me vjelle .nuk leshohet nje recete pa nje dy mije lekesh.pale shtrimi ne spital,
    duhet nje koordinator per te organizuar ryshfetet qe nga sanitarja qe fshin dhomat deri tek ilacet qe do te blihen ne farmacite jashte spitalit ,sepse spitalet tona nuk kane ilace,
    turp te keni edepseza,jazek ju qofte maskarenj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*