Përflitet për 28 tendera dhe 11 milionë dollarë për 22 muaj. Beqaj: Shpifje, kam hequr dorë nga ajo kompani

October 14, 2015 14:08

Përflitet për 28 tendera dhe 11 milionë dollarë për 22 muaj. Beqaj: Shpifje, kam hequr dorë nga ajo kompani

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj hodhi poshtë akuzat në media, sipas të cilave në më pak se 22 muaj një kompani e lidhur me të ka fituar plot 28 tendera publike me një shumë rreth 11 milion dollarë

Në deklaratën e vet, Beqaj tha se kishte hequr dorë nga kompani në vitin 2013 kur kishte marrë mandatin e deputetit.

“Me këtë kompani jam ndarë ligjërisht dhe moralisht në shtator 2013. Është e vërtetë që kam qenë themelues e bashkëaksioner deri në shtator 2013, por kur u votova si ministër kisha hequr dorë nga aksionet e mia. Nuk ia kam falur të afërmve të mi aksionet, po ia kam shitur bashkëthemeluesve të kompanisë dhe nuk kam lidhje më me të”, tha Beqaj.

Ministri u shpreh se reagonte jo për akuzat e opozitës, që i quajti baltosje, por për shqiptarët. Megjithatë, lajmi doli në media përpara se të reagonte opozita.

“Është dorë hakmarrje për politika të drejta nëpër sektorë që prekin interesa private, por unë doja ta bëja sqarimin para publikut. Kompania që akuzohet se paska fituar shumë për shkakun tim, ka pasur vite më të mira në kohën e qeverisjes së PD”, tha ministri.

12

AKUZA: Kompania në hije e ministrit Beqaj. Intech +, 28 tendera dhe 11 milionë dollarë për 22 muaj

Intech +, krijesa e ministrit aktual të Shëndetësisë Ilir Beqaj rezulton një prej më të suksesshmet në partneritetin me qeverinë dhe agjencitë në varësi të saj.

Në më pak se 22 muaj kjo kompani ka fituar plot 28 tendera publike me një shumë rreth 11 milion dollarë. ABC News thotë se suksesi i papritur i kësaj kompanie lidhet me emrin e ministrit të përfolur gjithashtu për tenderimet dhe konçensionet në ministrinë e tij, Ilir Beqaj.

Me ose pa ndikimin e kryeministrit Rama, kompania ku kishte qenë pronar ministri i Shëndetësisë, e cila ka si objekt të aktivitetit të saj shërbime të ndryshme të sistemeve kompjuterike, gjatë vitit 2014 është shpallur fituese e 10 tenderave në shumën e afro 2 milion dollarëve nga institucione si bashkia Durrës, Albcontrol, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ministria e Financave, Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Gjatë vitit 2015, Inthech + ka fituar deri tani plot 18 tendera në shumën e rreth 7 milionë dollarëve, ku institucioneve shtetërore të mësipërme u shtohen edhe OSSHE, Agjencia Kombëtare e Ushqimit, etj.

Në total, për 22 muaj kompania që ishte në emër të ministrit Beqaj, ka marrë rreth 11 milionë dollarë nga 28 tenderat e fituar, në 10 prej të cilave është fituese e vetme, të tjerat në bashkëpunim me kompani të ndryshme.

Midis tyre vihet re se shumat më të mëdha i ka përfituar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për portalin qeveritar “e albania”. Gjithsej rreth 3 milionë dollarë

Ministri aktual i shëndetësisë ka qenë aksioner kryesor i kompanisë Intech +, por në momentin e zgjedhjes deputet, për të qenë formalisht në rregull me ligjin, Ilir Beqaj i ka shitur aksionet e tij tek një person tjetër. Likuidimi është bërë me një kontratë të veçantë që nuk është e publikuar në dokumentacionin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Intech + ia dogji mandatin deputetit Ilir Beqajt në vitin 2011, pasi Gjykata Kushtetuese e quajti shkelje të ligjit faktin që kompania e deputetit socialist kishte përfituar fonde publike nga bashkia e Durrësit.

Pyetjet që ngrihen janë të shumta dhe dyshimet po ashtu për suksesin e kësaj kompanie që u krijua nga ministri Beqaj dhe që ka gjetur terren për përfitime të shpejta dhe të sigurta në kohën e qeverisjes socialiste.

Ministri i Shëndetësisë është një nga më të kritikuarit e qeverisë.

Më herët është kërkuar së paku dy herë dorëheqja e tij. / Dita /

October 14, 2015 14:08
Komento

54 Komente

  1. elio February 25, 21:28

    Ha ha ha ha ha atehere si spiegohet qe kompania ne fjale ka bere biznes me ISSH edhe ne kohen e Nanos kur ti ishe drejtor i ISSH….apo atehere ishe i korruptuar….atehere i spiegohet qe kjo kompani “befas” merr 18 tendera ne 1 vit e gjysme…??? Beqaj ti mundohesh te jesh i zgjuar por mos na kujto budallenj…nuk ke pune me reformen ne shendetesi sepse ti nuk po ben asgje pervecse fasade…

    Reply to this comment
    • kujtesa February 25, 23:15

      Kur kritika behet per interesa personale,atehere shumezohet me 0.Nese do kete afera korruptive,te gjithe jane te lutur te denoncojne dhe atehere ska ku te mbytet ministri.
      Vetem doreheqja e pret si veprim i pare.Te tjerat i di drejtesia pastaj.

      Reply to this comment
      • bora February 26, 15:07

        Ja une po te denoncoj ty o Minister per milionat qe ke futur ne xhep nga tenderat me Vilma Nushin, dhe se e ke dhene shendetesine me koncension, ndersa njerezit nuk kane buke te hane!

        Reply to this comment
        • Plaku i mocem October 14, 18:44

          Di njeri te me thote,si hiqet dore ligjerisht dhe praktikisht nga kompania, dmth si hiqet dore nga prona private-desha te them,vullnetarisht?Une kam degjuar qe per 25 vjet vazhdojne gjyqet per pronen private deri ne Strasburg,ndersa Beqja thot kam hequr dore nga prona private.Le tu a beje me dije, z.Beqja, te gjithe atyre qe po lene leshte neper dyert e gjykatave per te fituar pronen private,se sa e lehte eshte kjo puna e prones, qe te qetsohen ata njerez.Do ishte me te vertet nje rast per gines.Z.Beqja mund te hynte ne rekoredet gines,se si mund te hiqet dore nga prona private per te cilen ke investuar 20 vjet.

          Reply to this comment
          • hajdari October 14, 20:11

            Derisa kesaj kompanie i eci kaq mire qe kur hoqi dore Beqiri, mbase edhe qeverise se rilindjes do t’i ece shansi po te heqe qafe kete minister avdall…

    • . February 26, 07:38

      mjafton te kontrollosh mekanizmin e funksionimit te ketyre gjoja trasferimeve te te drejtave cfaredo natyre pacin ose qofte edhe te vete gjoja shoqerive, per te mos folur per revizionimin e bilanceve, qe te marresh vesh sa cfare ka poshte. po hajde thuaj, kur ju be rresk shitesitr te fiqve posti i kryetarit te bashkise se tiranes e piktorit nevrotik k.ministria, perse te mos te behet edhe ty rresk nje cope torte, se mjeksine e ndrite ne shqiperi

      Reply to this comment
    • Gimi February 26, 14:23

      Beqja pa i marre te gjitha tenderat per miqte e tij komuniste si Vilma Nushi e CO, nuk e le postin. “veze e arte” paska qene mjekesia dhe ai i ka bere mire llogarite. Po edhe LSI po ia ndjen lezetin dhe po e lufton nga pak me Vasilin ne krye, ne menyre qe “topin e arte” ta marre vete Vasili. Ne Shqiperine tone korrupsioni lulezon dhe nuk ka Rame qe ta shkule; madje ky i fundit po te ishte aq i ndergjegjshem e i paster duhej ta kishte ndeshkuar, por mesa duket eshte pale ne proces. Mjere ne shqiptaret qe nuk gjetem derman nga pushtet Berishe-Rame-Meta dhe zagaret e tyre dhe ata qe ishin para tyre.

      Reply to this comment
      • anonim October 14, 18:45

        Z.Beqaj se kush jeni ju, tashme e di 70% e personelit mjekesor ne Shqiperi.
        Ju bej me dije se shume shpejt do paraqiten ne prokurori te gjitha faktet dhe provat e makuterise dhe poshtersise tende.Ku i dihet ndoshta ka edhe ndonje video.

        Reply to this comment
      • mali October 14, 19:21

        po nuk duhet te qahemi si plakat ore po te ngrihemi tu kepusim koken horave ( jo me thike dhe kallash)
        a e kuptoni te ngrihemi.!
        Ate Albin djalin qe ngrihet kunder horave e akuzojne edhe nderkombetaret qe jane sekseret e bizneseve te qelbura ne Shqiperi.

        Reply to this comment
  2. . February 25, 21:29

    PS: Nuk heq dore Be QI ja nga hilacet. I jati nje here i bertiti shoku Enver ne Plenium te PPSH dhe filloi ti merte me grushta (i hante si karramele) ndersa ketij i kane bertit bashkepronaret dhe ka heq dore nga ilacet jo nga eurot.

    Reply to this comment
  3. tani February 25, 21:31

    po ik o i lodhur se ske bythe ti per reforma po mbush trasten ate bej..rilindje leshit..

    Reply to this comment
  4. Info-analitike February 25, 21:51

    E vetmja gje nga e cila e ka te veshtire te heqe dore Beqja eshte hajdutlleku. Akuzat e opozites jane per tenderat e drejtperdrejte dhe per arsyen se perse kjo kompani ka fituar gjithe keto tendera. Beqaj mos te beje budallain sepse nuk bind dot askend qe nje kompani te kete fituar 28 tendera aq me shume kur kemi te bejme me nje kompani ne te cilen ka qene pronar. Cudi si nuk paska pasur asnje konkurrent tjeter qe kjo te kete dale gjithmone fituese! Rama vazhdon te mbylle syte perpara hajduteve, trafikanteve dhe krimineleve qe ka ne veveri e ne mes te deputeteve.

    Reply to this comment
  5. Populli February 25, 22:04

    Ju qe shkruani keshtu, e doni QSUT- ne, hale, WC sic ishte ne kohen e atij qoftelargut, kriminelit. I mbani mend qoftet, rakine e birren qe tregtohej ne ambientet e spitaleve. I mbani mend qebabtoret ne territoret e spitaleve ku beheshin pazaret e mjekeve me njerezit e te semureve, etj. Sot nuk jane me keto dukuri. Padyshim, persosmeri nuk ka, por permiresime te dukeshme ka. Por mjeket tane te paafte e matrapaze duan rrampalle si ne kohen e merhum Sales, ku benin cte donin, vidhnin sa te donin e vritnin ke te donin. Nje korporate hajdutesh e kriminelesh qe jane bere bashke si nje bande per te ruajtur statukuone. Por, populli duhet te ngrihet e te shkaterroje kete cerdhe korrupsioni e vdekjeprurese per njerezit e raskapitur nga sistemi i kalbur i Sali kriminelit.

    Reply to this comment
    • aldo February 25, 23:12

      Te lutem hiqe ate pseudonim ;populli; se me kujton spiunet e qoftelargut qe arrestonin popullin ne emer te popullit. B eqja duhet te jape doreheqjen sepse nuk e duan mjeket as infermieret . Mjaft.

      Reply to this comment
      • LOVE BERISHA February 26, 01:10

        eshte e kunderta ne fakt
        sikur ta donin , ateher gjente vend ajo shprehja
        “operacioni shkoi mire por pacienti vdiq” 😛
        ESHTE NJE SEKTOR KU MBIZOTERONTE ANARSHIA
        sigurisht kane probleme dhe metodat e tij ,por dhe Zoti boten e krijoi ne 6 dite .Qe te pretendojne mjeke e infermiere se jane shenjtor
        eshte njesoj sikur te themi …politikane shembullor 🙂

        Reply to this comment
    • Partia February 26, 05:28

      Kur flet per korporate i ngateron me gjyqesorin mjeket

      Reply to this comment
  6. .............. February 25, 22:05

    Bravo Beqja s’ke pse jep doreheqjen. Vazhdo punen me kembengulje dhe vazhdo reformat ne shendetsi. Edhe kritika do te kete, ai qe punon kritikohet. Gjithe qeverisjen e berishes ky sektor ja morri me gjum. Tani qe kerkon Beqja ta gjalleroje dhe te vendosi standarte kundershtojne. Ec perpara sepse ketu nuk Jane vetem interesat e disa mjekeve, eshte interesi i gjithe popullit.

    Reply to this comment
    • lol February 26, 08:18

      Errare humanum est ,persevere diabolicum est!
      Me kujtohet se gjithe ato qe Kane kembngul keshtu Kane perfunduar me nje résultat edhe ma keq,si Mustafa me Jabllanoviq ne kosove…
      Do vjen koha kur edhe pse jepni doreheqje nuk do mjafton,se edhe shefin e gjithe qeverine do e merrni ne qafe!
      Po vetem Ate here ndoshta do merrni mend e do kuptoni Rolin ‘paqeruatje’ te mjekesise ne pergjithsi,e mire e ke qe,se niveli i mjekesise reflekton vetem nje gje:mireqenjen a jo te popullit:nje populi barkthat ka gjithe semundjet,zotni ,mos e harroni kete!edhe me a pa reforma barkun nuk iu mbush popullit mjeku,sidomos jo sot ne shqiperi,perkundrazi!

      Reply to this comment
  7. yy le February 25, 22:57

    e jo de jo ik e gjej ndonje gomar tjeter si, (le qe harrova i hane shqiptaret te gjitha fundja pers mos ti hane ne gjendjen ku i keni katandisur tash 25 vjet) se kush ka bere dy grame te drejte civile e te drejte tregtare, (jo ne shqiperi) nuk i ha keto brockulla, ku per operacione trashamane qe do ti zbulonte cdo polizi tatimore dini juve sikur jeni spekulante te rafinuar. Ti, Bodja, Ruli, Argita e ca te tjere te sojit tuaj. fundja mire ua beni gomereve shqiptare qe u durojne.

    Reply to this comment
    • Hamitlldupi i sikletosur February 26, 07:40

      Po mire mo LoQeBEqe hajni, ne te besojme qe ke hjek dore,por a te lehtesojne eurot qe ke rrujt ne xhepat e taksapaguesve shqiptare me keto afera korruptive?
      Po IT qe rrujti se fundmi 10 miljon euro nuk ka lidhje me ty? Apo i qit nga nje xhep dhe i fut tek tjetri.

      Pershendetje nha nje HAJDUT ORDINER

      Reply to this comment
  8. ilir hamdiu February 26, 01:45

    O minister
    nuk ke bere faje?
    jep doreheqjen o vlla
    dhe hetohu
    Pse e keni kaq veshtire te lini postet kur nuk keni perfitime prej tyre???

    Reply to this comment
  9. Kris 1 February 26, 04:22

    doreheqja eshte civilizim,kulture dhe dashuri per vendin ,respekt per ata qe te rrethojne dhe vehten.Jepe dorheqjen se je jashte profesionit,jashte nivelit shoqeror dhe vetem dem i ben partise tende qe e do aq shume.Po jane te nevojeshme koncensionet e tua dhe jane me te fryteshme se ato qe dha Saliu me Meten megjithese i dorhequr historia do te te veje prap ne krye te bluzave te bardha.

    Reply to this comment
  10. . February 26, 06:10

    Mjere ajo familje qe eshte e detyruar te trokase tek mjeku dhe tek gjyqtari.

    Reply to this comment
  11. Arben February 26, 06:38

    O DEBIL.

    Reply to this comment
  12. graz February 26, 07:58

    kokrra hajdutit…..

    Reply to this comment
  13. lol February 26, 08:08

    E per heqjen e qebabtoreve edhe WC -te po do me i testuar mjeket? Nuk kam asnje aftesi ne qebabtore,kete pa testime po ta thame,si gjithe koleget!edhe qebabet i jeni changer ju se ne as kemi kohe !

    Reply to this comment
  14. Zoro February 26, 08:30

    .Kjo eshte qeveria e testimeve, taksave, tritolit, grabitjes se bankave dhe e patentes me pike.
    Harruat pasurite kombetare qe do i kthenit popullit:
    -Nafta
    -Kromi;
    -Kocesionet;
    -Doganat;
    -Llotarite kombetare.

    Reply to this comment
  15. Darius February 26, 08:52

    Asnje mos te jape doreheqjen,dhe pse ta japi??
    Se korporata e korrupsionit te mjekesise,gjykateseva,prokuroreve,ushtrise,policise,,dogana,tatime,jane nen kontrollin absolut te Krye Korporates Politike,ku ne vit Levizin MILIARDA EURO XHIRO VJETORE,dhe NEVE kryekorporates na duhen LEKE &PUSHTET,dhe aq na bejne Qurravitjet dhe jargavitjet tuaja neper blogje.
    hajt Tung.

    Reply to this comment
  16. Mark uk February 26, 09:10

    Kurrsesi dorheqje po vazhdo te vjedhesh vetem me lezet sikur keni pas dekleruar kur ishje ne apozit.Mos e lashtZoti ket vend pa servil qe japin edhe komente,qe vlersojn punen e tij,qe ne fakt nuk bie asgjanesy per mire.

    Reply to this comment
  17. Ilirjan February 26, 09:15

    E vleresoj Ministrin Ilir Beqja, eshte rezultativ dhe qe kur ka filluar detyren ka bere punera te dukeshme, qe jo vetem ne Tirane sidomos tek QSUT ndiet dora e puneve por edhe neper qendrat shendetsore ne rrethe. Reagimi i mjekeve dhe infermiereve eshte dukshem tendencioz dhe qe kerkon kthim mbrapa ne rrumpallen qe la Saliu me Ilir Meten. Mjeket dhe infermieret te kishin kurajo dhe te denonconin Dje per QELBESIREN qe pllakosi sherbimin shendetsor qe sherbeu si mjegull per te mbushur xhepat dhe per tu pasuruar prej halle-medhenjve. Rrogat tuaja kane qene dhe jane modeste, si ka mundesi qe Ju me ato rroga blini shtepi, autovetura te shtrenjta dhe beni pushime jasht Shqiperie.
    Megjithate operacionet e rregullimit te problemeve me Juve nuk kane ardhur deri ne kete faze, qe Ju te jepni llogari per diferencen e dukeshme te vleres se shpenzimeve me te ardhurat Tuaja. Thjesht po kerkohet TESTIMI JUAJ, qe ketej te Me TE MIRET te mbajne apo kapin vendet e punes qe meritojne. Kjo i sherben shumices se shqiptareve, sepse pakica e tyre nuk ka nevoje per Juve, shkon dhe kurohet jashte.
    Doni apo nuk doni Ju testimi dhe meritokracia do te vendosen, bile jo vetem nder Jush por ne te gjitha vendet e punes, pa perjashtim. Keshtu i mbyllen rubinetat te paafteve, servileve, interesaxhinjve dhe krimit.

    Reply to this comment
    • lol February 26, 13:59

      Ilirjan :une nje diplôme doktori kam,kam kalluar provime cdo vjet,ma shume se tij bashke me ilir beqjen te gjithe bashke,provime te organizuar nga shteti e te firmosur nga ministria e shtetit!kam ba piket e edukimit te vazhdueshme ,kam lexuar e lexoj cdodite raste e literature per me pa a jam ok apo ka mundesi tjera diagnoze,pra pse ky testim,te vlen ma shume se diplomat e mia edhe experienca e ime,sidomos kur niveli i testimit eshte nje idiot si ajo e kosit! Cfare littérature na ofron ky minister se testimin permireson sherbimin?edhe testime cdo vjet cdo 5 vjet cdo 10 vjet,si thuej ti,se jeni bâ ma specialista se spécialistet,
      Sa per pamjen e qsuk-ut:po te tregoj ‘nuk eshte puna e mjekeve me dale e me shkul kiosket as me dall e me dhane nje boje a me mbjell nje pême,edhe pse e bejme me qef po te kemi fidanet nga ju e po mos te gjuni berlogun ju ,publiku,kamos! Papastertia eshte reflektim i joqytetarise juaj,jo i mjekeve,qofte mbrenda ne wc-te,qofte ne oboret!
      Sa per diferencat ne rroge,shih pak ma nalte edhe filloja pastrimin qe nga ministrat tek parlamentaret,do te perkrahim te gjithe ne punetoret e shendetsise,se ne bile meritojme vetem nga pagjumesia rrogen tone!

      Reply to this comment
  18. February 26, 12:48

    Jooooo prit edhe paaaaak qe te japesh doreheqje sepse akoma nuk e ke bere çorbe derrash te gjithe shendetesine.

    Reply to this comment
  19. Beni February 26, 13:08

    Per cfare reformash flet ti mor Beqe.Reformat e tua jane vetem shperdorime dhe abuzime si asnjehere me pare ne shendetesi.Si puna e atij check up-it ku nje tregtare cigaresh do te perlaje cdo vit miliona euro per nje pune koti,per nje sherbim qe trecereku i shqiptareve ja ka bere me kohe vetvetes.Reforma quan ti qe te shpenzosh miliona euro kot duke dhene me koncension cdo gje,qe nga sterilizimi i kirurgjise e deri tek lavanderia e spitaleve.Ne vend qe te permiresosh menaxhimin dhe administrimin shkon e jep sherbimet me koncension me kosto shumefish nga ajo realja,vetem e vetem ngaqe nje pjese e madhe e ketyre milionave te taksave tona do te rikthehen ne xhepat e tu nga”koncesionaret”.Reforme quan ti te japesh 100 milione leke per dy vjet mirembajtje per nje skaner i cili i ri kushton 300 milion dhe qe me vite te tera mund te mos beje asnje difekt.
    Keto jane reformat e tua,vjedhje e shperdorime gjigande,ne nje kohe qe per rroga me te mira per mjeket e infermjeret,per rikonstruksione klinikash te amortizuara,per pajisje,instrumenta,ilace te nevojshme e cilesore e deri ushqim dhe shtreter normale per spitale,perhere nuk ka para sipas teje.
    Ik ore Beqe,ik se nuk durohesh me.Kjo shendetesi eksperimentoi dikur per minister nje hekuraxhi si Nard Ndoka,por ti ja kalove edhe atij si ikone e te keqes se shendetesise.

    Reply to this comment
  20. Lira February 26, 14:13

    Nese ato qe ka bere dhe ka firmosur Beqaj si Minister jane vertet zbatim i programit te qeverise sic thote ai vete,atehere kjo qeveri le te ike nje ore e me pare nga pushteti.Nese eshte e kunderta, atehere eshte Beqaj qe duhet te ike.

    Reply to this comment
  21. Ilirjan February 26, 14:43

    I nderuar “lol”, nga menyra se si e shkruan shqipen me ke lene pershtypje per te mos besuar per permbajtjen e komentit tuaj, megjithate po ju pergjigjem :
    Une testimin e konsideroj te drejte kur Ai perbrenda tij perfshin edhe pyetje perte cilat Ju jeni i gatshem dhe i bindur per te dhene pergjigje te sakte. Pra puna juaj e diferencuar nepermjet seminareve, specializimeve e kontrolleve, nepermjet leximeve te literatures dhe pervojave te Mjeksise brenda dhe jashte Shqiperie, le te beje diferencimin tuaj duke pasur mundesine qe puna dhe aftesite tuaja te perdoren ne nje % te larte ne nje tjeter vend pune, perfitojme keshtu edhe Ne-pacientet qe megjithese nuk e duam, por nje dite do te marrim titullin : PACIENT.
    Sakrificat e mjekeve ne dobine tone, edhe pas testimit nuk kane per te ndryshuar, ndoshta do te jene me te medha, si te tilla me te drejte Ju Mjeket meritoni Te Ardhura me te larta edhe se administratoret tuaj.

    Reply to this comment
  22. mjeku February 26, 17:13

    z.beqja ka te drejte ka permiresime te dukshme.
    Per te gjithe ju qytetaret qe ndoshta i keni prinderit gjalle dhe kane ardhur per vizita ne spitale apo poliklinika ju kujtoj pyetini si ja kaluan ne drejtim te
    1. a kishin ndryshuar kushtet ne pritje une ju them jo joj jo
    2. a beheshin te gjitha analizat ne shtet une ju them joj jo jo nuk behen te pakten ne vendin tim ku punoj analiza per prostaten, per hormonet e tiroides,per hemoglobinen e glukozuar per diabetin , per disa hormone te vecanta qe ministri i nderuar refero qe ka bere permiresim te dukshem por fatkeqesisht nuk behen ne shtet por vetem ne privat.
    3.a kishin stola per tu ulur deri sa te vjen rradha per te bere viziten une ju them joj jo jo ne kembe presin prinderit tuaj te cilet ju i keni harruar fare.
    4 a i marin falas te gjitha ilacet qe jane ne listen e barnave qe z beqja nuk pushon duke folur jane ilacet falas une ju them joj jo jo per ato ilace qe prindeit tuaj kane pare permiresim me te mire duhet te shtojne leke vete pasi nuk jane njeqind perqind falas.
    5.a kishte uje te ngrohte dhe te ftohte ne spital une ju them jo jo jo per beqen quhet lluks qe tja plotesoje kete qytetareve shqiptare.
    6 a i shin te gjitha ilavet ne spital une ju them joj jo jo
    7 a u lodhen prinderit tuaj duke vajtur kart e poshte per plotesimin e dokumentacionit per nje mjekim te paefektshem pasi beqja nuk i ka bere te mundur me kartela elektronike une i them qe u lodhen sa me ska.
    8. a ta qe jane pa siguruar a kane mare sherbim shendetsor falas une ju them joj jo jo vetem duke paguar faturen e shtetit pra nje fature 15 mije leke. dhe te gjtiha analizat me fature.
    9 a jane te lodhur apo te indinjuar ata te semure me probleme te veshkave qe per te mare nje mjekim duhet te shkojne ne rreth ne tirane ne rreth pastaj ne farmaci te spitalit dhe pastaj perseri duhet te shtoje leke per te mare ate ilac te mire pasi shteti jep nje me te lire dhe me efekt qe prinderve tuaj nuk ju ka pelqyer.
    10. a u lodhen prinderit tuaj duke bere nje rruge te tille mjeku familjes/mjeku specialist i rrethit/konsulte ne QSUTpasi z beqja i ka bere shumicen e barnave meren vetem pasi e ke firmosur ne QSUT/rikthim tek mjeku specialist i rrethit/mjeku i familjes/konfirmim tek FONDI I BARNAVE te rrethit dhe me ne fund marja e ilaceve ne farmaci.Une per vete u lodha duke e shkruajtur.K na kthehen te semuret pas gjithe kesaj rruge qe nuk eshte vetem lodhje por shpenzim lekesh se makina nuk ecen pa nafte ju lutem pyetini prinderit tuaj se cfare thone NA MORI SHPIRTIN MINISTRIA DHE QEVERIA ME KETORREGULLA KOTI.
    PRA DUKE PARE TE GJITHE KETE LODHJE ,SOROLLATJE, PRITJE, KETO SHPENZIME EMOCIONALE DHE EKONOMIKE TE PRINDERVE TUAJ QE PERBALLEN CDO DITE MENDOJ DO TA KUPTONI QE MINISTRI BEQJA KA BERE NJE NDRYSHIM SHUME TE DUKSHEM PER QYTETARET.

    PER MUA I VETMI NDRYSHIM ESHTE MBUSHJA E ARKES SE TE AFERMEVE TE BEQES.
    DURIM POPULLIT DHE DO TE VAZHDOJE TE SHOHI DITE EDHE ME TE MIRA ME ZOTIN BEQJA.
    MINISTER QE DUHET URGJENTISHT TE LARGOHET

    Reply to this comment
  23. ky February 26, 20:46

    aman se po iku Beqja do vije ndonje me i mire?

    Reply to this comment
  24. ky February 26, 20:51

    Nuk jam dakort me info-analitike!!

    Te vetmet institucione shendetesore ku eshte punuar me seriozitet kete kohe ka qene qsut dhe senatoriumi!
    Ka ndryshime vertet.

    Por nevojitet nje rritje sado e vogel e fondeve pasi jane institucione me nevoja komplekse.

    Reply to this comment
    • info-analitike October 14, 19:47

      Cfare fondesh kerkon qe te rriten kur po fluturojne milionat e shtetit ne tenderat e miqve dhe te Info-Tech-ut qe pavaresisht se per sy e faqe rezulton e shitur ortakut te Beqes prape le hije te renda dyshimi per numrin e tenderve te fituar dhe menyren se si i ka fituar.
      QSUT ka ndryshim vertet??? Ndoshta nuk flet per te njejtin QSUT ku i vetmi ndryshim ka qene privatizimi i parkingjeve, i lavanderise se sa per ilace aha as namin nuk ia gjen. Po nuk me besove mua mund te pyesesh mjeket qe punojne aty. Eshte i vetmi minister qe i ka kundra te gjithe mjeket dhe infermieret per metodat idiote qe po perdor ne testim. Provo te lexosh pyetesoret dhe do te kuptosh nivelin e atyre te ministrise qe i kane hartuar.

      Reply to this comment
  25. hhhh October 14, 18:55

    Shiko une e besij beqen kur thote se nuk ka lidhje. Ska mundesi te kete lidhje. Po te kishte lidhje nuk do e kishte zgjedhur populli. Haaaaaahaaaaaaaaaaaa sa na shkrijne keta politikanet tane.

    Reply to this comment
  26. kritiku October 14, 20:36

    Beqia iu hoq mandati i deputetit ne 2011 per hajduteri te tilla dhe edi Rama e beri perseri deputet dhe minister.Pse, nuk e dinte Rama? Jo, mor, jo. E dinte por kryehajduti eshte Edi rama. Nga a dhe Saliu e meta i vijne te keqijat Shqiperisr. Kush e ndan Ramen nga Beqa eshte idot veshgjat.

    Reply to this comment
    • sadete majushi October 14, 21:08

      O z. Kritiku ai i GJATI nuk e heq Beqen, se e ka pasur shok qe ne kohen e basketnbollit. Madje, madje, kur shkuan per te luajtur ne Gjermani (1987) kane fjetur Beqja&Rama ne nje dhome hoteli. Per me shume shikoni raportin e sigurimsit, qe shoqeroi ekipin e basketbollit ne Gjermani. Eshte raport shume interesant!

      Reply to this comment
  27. SuloKapedani October 14, 20:40

    PROVA E VJEDHJES DENONCOHET NE PROKURORI.Hamendesite nuk zgjidhin gje sepse nuk jane fakte.Te shkruash kote dhe te baltosesh pa kriter eshte njelloj sikur flet pordha ,degjon fenda dhe vulos gulçima apo gogsima.

    Reply to this comment
    • info-analitike October 14, 21:02

      Po cfare hamendesish o xha Sulo qe as Beqaj nuk i mohon. Ai perpiqet te fshihet me justifikimin me banal se shoqeria nuk qenkerka me e tija por nuk mohon faktin e tenderave. Ti me sa duket ditke me shume se Beqaj qe flet per hamendesime.

      Reply to this comment
    • elio October 14, 21:04

      ca si ti ose vendosin te mbyllin syte ose jane idiote te lindur…zgjidh e merr…

      Reply to this comment
  28. Kris 1 October 14, 21:08

    Rama ta kete per nder qe te behet reformator si Beqja.

    Reply to this comment
  29. Pal Leni October 15, 01:08

    Kur flasin edhe mjeket shqiptare qe jo mjek por as P astruse nuk mund te punojne, apo jo iol
    E pastaj komentojne

    Reply to this comment
  30. Nude e ke shpue October 15, 01:20

    Po si nuk shate per 8 vjet ata te Pd. Po ju i meritoni ato qe me te gjithe leket qe europa i ka dhene dhe i kane marre sa ishin ne pushtet dhe tani borxhet do i paguani ju qe flisni.
    Po tani nuk jane te zotet te marrin pune se jane te pazotet dhe deri dje punen e merrnin jo per merite po’ Pse miq te zyratareve te demokratikes ” ( i thenshin demokratike) tani duhet te shajne dhe te akuzojne ata qe punojne me djerse.

    Reply to this comment
  31. albanopl October 15, 01:48

    Ministri me i dobet i Shendetesise, madje me i dobet se Nard Ndoka dhe ministri me i dobet i qeverise Rama. Tipik shkodran.

    Reply to this comment
  32. B October 15, 07:51

    Mos e prish gjakun mor Beqe, skuadra te ece,se keto pune i di Rama

    Reply to this comment
  33. Igli October 15, 10:03

    Ky eshte jo vetem hajdut me çizme po edhe idjot …, bile bile edhe baba i vet, i ndjeri Hamdi a Hamid si e thirri Enveri thoshte se te madhin e kishte debil… Debil, debil po leket i njef mire ai. Turp, skandal..harrojini fitoret e metejshme me keto tipa…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim