Demalia: Mehmet Shehu besnik i Hoxhës, çfarë më rrëfeu Bashkimi në ’92

November 17, 2018 22:08

Demalia: Mehmet Shehu besnik i Hoxhës, çfarë më rrëfeu Bashkimi në ’92

 

Ilir Demalia dhe Bashkim Shehu, ne Tirane ne vitin 1992 (majtas) Silva Turdiu

 

ILIR DEMALIA

Në gazetën “Panorama”, lexova një pjesë nga libri i Vera Bekteshit, së cilës, nuk ia kam lexuar librat dhe nuk mund ta paragjykoj apo të gjykoj në tërësi librat e saj.

                                                                                             Ilir Demalia

Për aq sa lexova pjesën e botuar në gazetën “Panorama”, ka të pavërteta dhe sajesa, që, për ne që kemi jetuar atë kohë dhe kemi ndjekur ngjarjet, tregimit të Bekteshit i kërcasin planet, siç thuhet në kinematografi.

Fëmijët e Sadik Bekteshit, ashtu si dhe të Mehmet Shehut, (jo Skënderi) apo fëmijët e Kiço Ngjelës, djali i Manush Myftiut, Agim Myftiu, djali i Kadri Hazbiut, i ndjeri Agron Hazbiu, të cilin e kam njohur personalisht në atë kohë, nuk ishin dogmatikë dhe gijotinarë të Enver Hoxhës si baballarët e tyre. Ishte e kundërta, këta shikoheshin me simpati nga ata që ishin të prekur nga regjimi dhe nga “rrugaçëria” e Broadway-it. Këta ishin avangardë dhe një rebelim simpatik për rininë e Tiranës së fillimviteve ’70. Kjo ishte logjike, edhe pse këta kishin informacionin shumë më madh dhe “sigurinë”, por mbi të gjitha ishte natyra tyre qytetare që binte ndesh me djemtë e të ardhurve më të vonshëm të regjimit.

                                  Vera Bekteshi

E veçova Skënderin, që nuk ishte si këta, pasi në një bisedë me Bashkimin Shehun në vitin 1992 në shtëpinë time në Tiranë, pasi isha kthyer nga Gjermania, gjatë bisedës, ku po diskutonim gjëra të ndryshme, Bashkimi, ndërmjet të tjerave, më tregon për brutalitetin dhe ashpërsinë e të atit në shtëpi. Sesi ky (Bashkimi) dhe Ladi ruheshin dhe nuk flisnin në sy të Skënderit, pasi Skënderi ishte dogmatik dhe i tregonte gjithçka të atit. Ndërmjet të tjerave më tregoi, se si një herë, Mehmeti e kishte kapur në dhomën e tij duke lexuar “Procesin” e Franc Kafkës, ia kishte grisur librin, duke i bërtitur rëndë me një histeri të frikshme. Apo si Bashkimi e ndryshonte modelin e flokëve kur dilte jashtë dhe si e ndryshonte në shtëpi në sy të prindërve. Në lidhje me Skënderin dhe dogmatizmin e tij kemi dhe një fakt tjetër që e di nga i ndjeri miku im, Jamarbër Marko (Madu), djali i Petro Markos. Kur Madun e larguan nga Vlora si gazetar i porsanisur, shkrimi i parë i tij, u bë shkak për ta larguar nga gazetaria dhe Vlora dhe për ta lënë të papunë në Tiranë. Jamarbër Marko takohej me Skënderin. Ndërmjet të tjerave, Madu i thotë Skënderit një ditë se, “Enveri do të eliminojë Mehmetin…”. E të tjera, e të tjera, ashtu siç fliste Madu. Skënderi ia tregon këtë Fiqretes, e cila lajmëron Sigurimin dhe pastaj, Madu përfundon në arrestim. Sipas Madusë, Skënderi nuk e ka bërë me qëllimin të arrestohet Madu, por ky ishte Skënderi dhe nuk ishin kështu Ladi dhe Bashkimi.

Kjo vërtetohet po të lexohet libri i Petro Markos “Retë e gurët”, ku shkruan:

[…] “Mbas pesë muajsh hetuesi, më 31 dhjetor 1975, u dha vendimi i gjyqit: Gjashtë vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. Në takimin e parë me djalin, përpara se të nisej për në Spaç, takim me dy palë hekurash mes nesh, ai ishte jashtë mase i tronditur, i verdhë, i ënjtur, i deformuar. Ne e pyesnim dhe ai heshtte. Shqiptoi vetëm disa fjalë të pakuptimta për ne: ‘Jam këtu për të dytin’”.

Jam këtu për të dytin, ishte fjala për Mehmet Shehun, për atë që i pati thënë Skënderit.

E bëra këtë parabolë, pasi, nuk mund të kuptoje në atë pjesë të tregimit të Bekteshit, paraqitjen e Mehmet Shehut si njeri për t’u pasur zili në karrierën e tij. Bekteshi shkruan:

“Jo vetëm ne fëmijët që u rritëm në Bllok, kur filluam të mendonim me mendjen tonë (kush e pati atë fat), por edhe shumë të tjerë, e dinim fare mire se e kaluara e Kryeministrit shqiptar ishte për t’u pasur zili: shkolla amerikane e ‘Fulzit’ në Tiranë, më pas akademia ushtarake në Itali, Lufta e Spanjës, eksperienca në Francë, komandant i Brigadës së Parë Sulmuese gjatë Luftës së Dytë…”.

Më poshtë, Bekteshi vazhdon dhe tregon sesi Kryeministri rrinte i ngrysur, pasi ai ndihej superior me të tjerët, por në të vërtetë ishte shumë i qeshur. Kështu na tregon Bekteshi në një rast gjatë një vizite për vdekjen e së ëmës të Kryeministrit më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë dhe GIJOTINARI numër një dhe më besniku më i madh diktatorit Hoxha.

Në luftën e klasave, Mehmet Shehu ishte më xhahili dhe vrastari. Në luftën kundër shfaqjeve të huaja pas Festivalit 11, ai mori gërshërët e doli vetë nëpër Tiranë, duke i prerë flokët e pantallonat në rrugë të rinjve.

Bekteshi shkruan se Shehu, ndryshe nga Hoxha, ishte trim, ai kishte vrarë, por jo pas krahëve?!! Kë do të quajë vrasje burrërore Bekteshi, vrasjet e 20 italianëve të kapur robër në Lushnje? Të 70 të tjerëve në Mallakastër? Vrasjet e pa gjyq në Mirditë, ku pushkatuan 18 vetë në gusht 1949 si hakmarrje terror për vrasjen e Bardhok Bibës pa gjyq? Që groposi së gjalli disa prej tyre? Përse Bekteshi do t’i japë një fytyrë humane dhe burrërore një krimineli ordiner dhe sadisti që ka mbjellë vetëm frikë dhe terror gjatë sundimit tij në pushtet?! Bekteshi, na tregon sesi ajo, së bashku me Spartak Ngjelën dhe Vladimir Shehun, djalin e Kryeministrit, i mbajtën premtimet?!!

Tregon për diçka që unë e kam dëgjuar nga Spartak Ngjela në vitin 1995. Ngjela tregonte se te bisedonin në plazh në vitin 1973 me Ladin kundër regjimit, dhe kjo është e besueshme deri këtu, Ladi, i paska thënë Ngjelës: “I pari do t’i hajë të tërë dhe do të na vijë radha dhe ne. Por poshtërimin e këtyre unë nuk mund ta duroj dhe metoda më e mirë për të vdekur n’paqe, është vetëvrasja me korrent, duke futur dy tela në prize dhe…”

Për ata që njohin nga afër Avokatin dhe për logjikën e situatës dhe kohës kur zhvillohet kjo bisedë, kjo është pak e besueshme. Pse? Në vitin ’73-74, jo vetëm Ladit, por edhe Ngjelës e Verës, as nuk i shkonte mendja se do përfundonin ashtu. Rebelimi tyre ishte një llastim. Kryeministri Mehmet Shehu, në vitin 1974 ishte në zenith të pushtetit dhe priste e vriste si t’i donte qejfi. Kriminel i pamëshirshëm dhe aspak ashtu siç do të na e paraqesë Vera Bekteshi, se ishte trim, po nuk vriste pas shpine.

Ladi ishte APPSH, pra, komunist dhe kryeinxhinier i URT-së dhe nuk kishte pse të mendonte vdekjen në atë kohë, me gjithë “pakënaqësitë apo kundërshtitë”, që mund të kishte me të atin dhe regjimin e tij.

Bekteshi flet edhe për fejesën e Skënder Shehut me Silva Turdiun. Ajo e paraqet si një gjë të kurdisur, për të goditur Kryeministrin Shehu, dhe në anën tjetër si një sfidë e djemve të Shehut dhe vetë Kryeministrit për t’u afruar me klasat e përmbysura apo kundër regjimit. E gjitha kjo nuk ka kuptim. Nuk ka kuptim, sepse Mehmet Shehu, në asnjë moment të jetës tij, siç tregon letra që ka lënë, nuk i ka shkuar mendja të jetë kundër Enver Hoxhës. Në të kundërt, në krimet e përbashkëta, Shehu tejkalonte me zellin e një vasali urdhrat e Enver Hoxhës. Familja Turdiu nuk konsiderohej e persekutuar me statusin e kohës. Qazim Turdiu ishte profesor Matematike në Universitetin e Tiranës dhe njihej si njeri serioz dhe i aftë në lëndën e tij. Silva, studente në Ekonomik dhe volejbolliste e Dinamos. Theksoj: e Dinamos, ku filtrat biografikë shikoheshin me imtësi në Klubin e Ministrisë së Punëve të Brendshme “Dinamo”. Silva Turdiut nuk iu pengua as edhe një herë dalja jashtë shtetit si familje “me biografi të keqe”, derisa ndodhi prishja e fejesës. Paridi, djali i profesorit dhe vëllai i Silvës, ishte student për Inxhinieri Elektronike, një nga degët më të privilegjuara, por jo si privilegj në këtë rast, por si aftësi e një studenti ekselent. Turditë ishin pothuaj të gjithë të shkolluar apo studentë në Universitetin e Tiranës dhe, pothuaj, të gjithë të emëruar në Tiranë me punëra të mira për kohën. Kjo, edhe për shkak të korrektesës dhe aftësisë së tyre. Kështu nuk trajtoheshin familjet e persekutuara. Turditë ishin “jozullumqarë” apo “shqetësues” për regjimin. Në të kundërt, shumë korrektë dhe të përkushtuar në punën e tyre dhe profesionet.

“Vrima”, siç thotë Vera, apo “Cene” siç thoshin tironcit, në biografi, me daja nga nëna, apo burra daje e halle, ishin gjysma e popullsisë. Por me afër se dajën e nënës, Silva Turdi kishte dy xhaxhallarët të arratisur njëri në Kroaci (ish Jugosllavi) dhe tjetri që ishte dhe aktiv kundër regjimit Tiranës, si pjesëtar i Ballit Kombëtar, Ramazan Turdiu në Amerikë. Me “cene biografike” ka pasur edhe anëtarë të Komitetit Qendror, por kjo nuk do të thotë se ishin të persekutuar apo kundër regjimit. Ne të kundërt, këta me cene, ishin me të zellshmit dhe me korrektët me regjimin. Dhe kjo një gjë krejt normale. Me këtë logjikë, i bie që edhe Enver Hoxha ka qenë me biografi të keqe se kishte të pushkatuar nga komunistët burrin e motrës, Bahri Omarin.

Nuk duhen analizuar gjërat nga pozitat e “trimoshit-antikomunist” sot, siç po ndodh rëndom në shoqërinë shqiptare, duke manipuluar e trilluar. Kjo gjë është kthyer në neveri, si një neveri shoqërore e shoqërisë shqiptare për të mos pasur kurajë për t’u ballafaquar me të vërtetën dhe për të nxjerrë mësim nga e keqja kriminale shtetërore që kaloi shoqëria shqiptare për gati gjysmë shekulli dhe vazhdon të sillet në rrethin vicioz të kësaj të keqeje si sundim i establishmetit që i shërbeu me zell diktaturës.

Vera nuk ka sesi të ketë informacione nga brenda Bllokut e internuar ne Berat dhe e izoluar totalisht me gjithë familje, përveçse lajmeve të gazetave zyrtare dhe Radios Tiranës. Ngjarjet me Kryeministrin Shehu ndodhën në mënyrë të rrufeshme. Gjatë Kongresit në nëntor të 1981, (jo 1982) siç është shkruar në gazetë, u kuptua diçka.

Ishte prishur fejesa, jo ashtu siç e përshkruan Bekteshi në pjesën e botuar në gazetë. Bashkim Shehu, sipas librit “Vjeshta e fundit”, por edhe deponimeve të vetë Skënderit në intervista të tij në gazeta dhe TV, pas 1990, Mehmeti, jo që nuk ia ka kundërshtuar prishjen e fejesës Enver Hoxhës pas vizitës së Enverit në shtëpinë e Shehut për “urim”, por fill pas vizitës Enver Hoxhës në shtëpi, ka thirrur Skënderin të bëjë ndarjen. Sipas vetë Skënderit, ky i ka kërkuar të atit të largohet nga shtëpia e të mos prishë fejesën. Por Kryeministri ka qenë kategorik që kjo fejesë ka marrë fund.

Me rëndësi është se në këtë fejesë duhen parë disa marrëdhënie të mëparshme ne lidhje me Skënderin. Pak para 2 apo tre viteve të fejesës, pra, rreth vitit ’77-’79, Skënderin kanë dashur ta fejojnë, siç bëheshin fejesat në Bllok, me mbesën e Nexhmije Hoxhës. Kjo nuk ndodhi, pasi nuk pranoi Skënderi. Me vonë, Skënderi ka thënë: “Po ta dija që do përfundonim kështu, do të kisha pranuar mbesën e Nexhmijes”. Gjatë vitit ’79-’80, Skënderi ishte lidhur me një nga vajzat e bukura të Tiranës në atë kohë, Irena Papa. Kjo vajzë konsiderohej me parametrat e kohës si njeri imoral. Kjo marrëdhënie u bë shqetësuese dhe për familjen Shehu dhe për partinë dhe Sigurimin. Skënderin e larguan nga Irena duke internuar vajzën për sjellje të padenje në shoqëri.

Më pas ndodhi takimi me Silva Turdiun dhe ndodhën ato që ndodhën e që dihen në vija të përgjithshme. Njerëzit që dinë shumë dhe që janë dhe në dosjet hetimore të Feçorr Shehut dhe Skënder Shehut, të cilët kanë deponuar rreth kësaj ngjarjeje në hetuesi dhe gjyq, nuk kanë folur dhe nuk dimë në ekzistojnë këto dosje. Për shembull, Kreshnik Tartari, vetë Turdiu etj.

Bekteshi ka dhe një tjetër pasaktësi si mosnjohje… Ajo shkruan: “Arshi Pipa, profesor letërsie në SHBA, fliste pa da në ‘Zërin e Amerikës’”.

Për të gjithë ata që kanë ndjekur “Zërin e Amerikës” dhe kjo dokumentohet, për vitet që bën fjalë Bekteshi, jo vetëm Arshi Pipa nuk ka qenë aktiv kundër regjimit të Tiranës, por edhe vetë “Zëri Amerikës”, ishte tepër i vakët dhe pa ndonjë impakt në Shqipëri. “Zëri Amerikës” pas vitit ’86 filloi emisione të forta në drejtim të regjimit Tiranës dhe në vitet ’88-’89 pothuaj e dëgjonte rregullisht një pjesë e madhe e popullsisë. Pipa, si filozofi, bindje dhe qëndrim, ishte i majtë. Pipa, ka bashkëjetuar për një kohë të gjatë me një intelektuale kinezo-amerikane maoiste. Këto janë në përgjithësi bindjet dhe formimi intelektual dhe kjo krejt normale, dhe jo kriminale siç trajtojnë “antikomunistët” të majtët, në vendin ku nuk ka as të majtë e as të djathtë, por nga Hudhra e nga Qepa. Temë tjetër kjo.

Pipa filloi të jetë aktiv kundër regjimit të Tiranës me shkrime dhe intervista pas vitit ’81, pas prishjes fejesës dhe vetëvrasjes Mehmet Shehut. Gjatë këtij shkrimi si pjesë e librit të Bekteshit, dhe këtë ma përforcoi dhe një intervistë e saj që më doli gjatë leximit të shkrimit të librit, Bekteshi dhe Ngjela, në inkoshiencë paraqesin nostalgjinë për Bllokun dhe establishmentin “elitar” të tyre që identifikohet me atë jetë. Këta kanë të drejtën e patjetërsueshme, sipas tyre, të sundimit elitar si ngritje e elitave nga krimet familjare.

“Atëherë më dëgjo,- i thashë, – se kur isha në internim, ishim të varfër e s’kishim lekë për libra, por kam shitur gjërat me vlerë për të blerë ato libra. (Librat e Kadaresë) Midis këtyre librave ishte një poezi që thoshte se “Patat fluturojnë në formë V-je. Unë kam pasur miq Kadarenë dhe Elenën dhe m’u duk se ajo poezi ishte shkruar për mua. Thuhej në atë poezi se “diçka e latë te ne diçka e gjetët në re, faleminderit pata për aq sa bëtë për ne”. Nuk ka gjë më lënduese sesa kur mendon se të kanë harruar. Dhe i thashë asaj vajzës se ky është Ismail Kadare dhe lexoje atë dhe mos fol sipas interesave të disave që nuk e duan atë. Nëse Kadare nuk është disident, e gjithë vepra e tij është disidencë”, shprehet Vera Bekteshi në një intervistë në gazetën “Panorama”.

Pasi lexova këtë intervistë, për dreq, pikërisht, kur dy javë më parë u dhanë dy speciale në “Top Channel”, “Demonët e kuq të Ismail Kadaresë” për poezinë “Në mesditë u mblodh byroja” apo siç u quajt rëndom “Pashallarët e kuq”, mendova se Vera, Ngjela, Maks Velo, i cili pasi shkroi një libër, “Një krim letrar”, kur nuk kishte dalë poezia ende, dhe pasi u gjet në arkiva në 2002 dhe u bë gjithë ai debat kombëtar, së paku, për këtë poezi këta tre të persekutuar nga regjimi nuk do ta hapnin më gojën apo do të rreshtonin germa në fletë, në mbrojtje të këtij krimi letrar jo kundër letërsisë, por si krim letrar në shërbim të diktatorit. Diktatori e ndaloi poezinë si një servilizëm i tepruar dhe një ngritje pa kufi e kultit të individit që e ndante atë nga partia.

Këta nuk kanë asnjë refleksion se si dhe pse ndodhi i gjithë ky krim nga paraardhësit e tyre si pjesë e establishmentit kriminal nga ku u ngritën këta si “elitë”. Ajo, për të cilën ata ndjejnë keqardhje dhe që i del nga inkoshienti tyre kur shkruajnë dhe flasin, është humbja e Bllokut dhe statusit elitar nga Blloku. Blloku që gatoi krimet më monstruoze për Shqipërinë dhe shqiptarët në 45 vjet.

Njeriu, letrari, shkrimtari, intelektuali, ndihet i tillë nga raporti dhe besimi moral që ka me të vërtetën dhe me veten. Pra, me ndërgjegjen e tij. Jo nga manipulimi, falsifikimi dhe paraqitja si histori rozë të dramës shqiptare gjatë regjimit më kriminal, për pak autopromocion, me një vanitet deliri e mitomanie. Ku, si pasojë, Bekteshi e Ngjela vuajtën vite burgje e internime dhe prapë dashurohen me dhunuesin. Sindromi i Stokholmit.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe admirimi për shkrimtarin, duke e quajtur veprën e tij disidencë, kur te “Pashallarët e kuq”, por edhe pjesa më e madhe e veprës tij, janë propagandë dhe shërbim ndaj regjimit si buletin partie në letërsi. Te “Pashallarët e kuq” shkrimtari i jep GIJOTINËN në dorë diktatorit, duke i bërë thirrje: Zhduki armiqtë e klasës e të partisë burokratët! E këta që do zhdukeshin, ishin pikërisht Ngjelët, Bekteshët….

Burimi: Panorama

v.l/ Dita

November 17, 2018 22:08
Komento

28 Komente

  1. s.g. November 17, 22:54

    Fotoja e atyre të dyve si e dy hajdutve të Parisit

    Reply to this comment
    • Velodrome (oh la la...) November 18, 08:57

      Krahas pothuajse tërë figurave kryesore të politikës dhe artit shquptar, sigurisht që edhe Mehmet Shehu s’mund të mbetej pas. Duhej dërguar dhe ai patjetër jashtë vendit për “gëlltitje eksperience”.

      Se për çfarë lloj eksperience, syçkat e panoramave, të predispozuar vetëm për lloqe interneti, jo qe s’kanë nga ta dinë, por as që duan ta dinë.

      Po si nuk nxorrën shqiptarët një politikan të vetëm mor aman, që fshatin “Kupolë” ta kenë bërë duke i rënë sa më shkurt monopatit më këmbë, dhe jo përmes linjës ajrore Tiranë-Paris-Tiranë !?

      Reply to this comment
      • Syç-lepurushi i protestës së heshur... November 18, 10:46

        Me kujtimet e tyre të zvenitura, disa “outsider” presin në fakt prej gazetarëve tu sjellin në pjatë qingjin e pjekur, pa e llogaritur se ka dhe ca syça panoramash ky vend, që ne vend të mishit të servirin me plot zell edhe hellin.

        Deri në një fare mase dakort me gjithshka që shkruan o Syç!

        POR, në vendin ku s’ka as të majtë dhe e as të djathtë, por vetëm hudhra dhe qepë, 😉 është humbje kohe të merresh me polemika boshe si jo e lagu Tak torollaku, e jo e spërkati Vera rumullaku. Koha e shkuar varroset dhe nuk zhvarroset më kurrë. Ajo është ndryshe nga kockat. Aq më tepër kur u takojnë tradhëtarëve. Rreth kësaj politike po vërtitet sot shesh-beshi (lexo: politika) e akademistëve të bunkarteve. Apo nga ky vesh bëheni shurdhëmemecër ju “kritikët e ashpër” te ish-regjimit diktatorial?

        Reply to this comment
  2. Martini November 17, 23:05

    Bo bo cna gjeti.Dy shqiptare te shkalluar.dhe budallenj jane bere protagoniste.Sycia dhe Kimi.Nuk me vjen mire per te vleresuaren “Dita” qe u jep vend direkt dhe indirekt ketyre bajgave pa vlere.

    Reply to this comment
  3. pak durim November 17, 23:18

    JU te gjithe keni qene paçavure e shoqerise; shikoni fytyrat e tyre larte. tani na tregoni broçkulla, ca te verteta e ca genjeshtra. Po ç’na duhen neve keto, jeta juaj?!

    Reply to this comment
  4. Syri i Shkodres November 17, 23:22

    Autori mund te kete te drejte! Por jeta nuk mbaroi me 1990! Qendrimi me Zhejin e ben kete njeri te peshtire!

    Reply to this comment
  5. Dy panine nje qofte November 18, 01:59

    Gazeta “Dita” e ka ulur nivelin e saj qe boton shkrime te llapaqenit dhe bythelepiresit “Syce”, pershkrimin me te mire per te e ka dhene aktori i shquar Artan Imamai, ku i drejtohet Suces dge ndermjet te tjerave i thote:
    “Syce, na leket dhe shko na bli nje pakete cigare Partizani”.
    Kush eshte ne fakt ky Ilir Demali……… nje njeri i pa shkolle, vetem me 8 vjecare, ka punuar ne Kinostudio si garderobist ne filma “rekujzitjer”, te tepert e ka pasur edhe kete pune per nivelin e ulet dhe si i pa shkolle.
    Kush eshte ky morr bythe qe u shkonte nga pas duke u bere lajka femijeve te ish Bllokut vetem qe te qendronte me ta pak caste qe ta shikonin te tjeret (ja cfare shoqerie te ngritur ka Sycja me 8 vjecare) se per shoqeri nuk kishte shanse te ishte pjese e tyre.
    Sycja njihet si njeri kar-agjoz dhe si nje tifos i “cmendur” i paekujlibruar i ekipit te futbollit 17 Nentori i Tiranes.
    Ishte llapa-qen dhe askush nuk e afronte se mendonin qe ishte vegel ish sigurimi i shtetit.
    Iliri kishte “shoqeri” dhe i rrinte pas bythe vetem Ben Hajros nje person me kartele mjekesore i semure psiqik.
    Beni rridhte nga nje familje e mire komunistesh babai anetar i KQ te PPSH dhe xhaxhaj i tij Riza Hajro ishte Shefi i Kultures per Tiranen ne Komitetin Ekzekutiv (sot qyhet Bashki).
    Bythelepires (Iliri) i rrinte pas Beni psikopatit me biografi te mire se kishte nje grua te Bukur Marcelen me kacurrela mesuese muzike, por i rruajti bishtin asaj, se Marcelen e tundte e punonte Xhelil Gjoni ish Sekretar Ideologjik per Komitetin e Partise se Tiranes dhe ish Sekretar i KQ dhe Anetar i Byrose Politike te PPSH.
    Ky eshte Sycja i pashkolluar magazinjer rreckash ne Kino Studion “Shqiperie e Re” kur dihet se aty punonin vetem njerez me biografi te shkelqyer si ky muti i shrimit.
    Sycja eshte i pabese dhe imoral, kerkonte te qinte Marcelen, gruan e shokut te “ngushte”.
    Ku i njeh Ilir Demalia te gjithe djemte e anetareve te Byros Politike…… si shoqerohej me ta.
    A thua qe ish sigurimi te lejonte nje djale me prirje “perendimore” te shoqerohej me ajken e femije te politikaneve me te rendesishem te Shqiperise Komuste?
    Keto pune jane me te thella e te mos na dale Ilir Demalia te llapa pas viteve ’90.
    Turp per gazeten qe lejon te botoje shkrimet e nje mashtruesi, perplasjani te verteten ne surrat, magazinjerit te rreckave te Kino Studios, qe na llap sikur eshte i diplomuar ne disa universitete, si ai e Gagacit e me rradhe.

    Reply to this comment
    • Bingooooo... November 18, 11:29

      Për syçin e kishe fjalën? Për sojin e rebelave fallco?

      Nga që ja njoh fjalorin dhe prirjet për t’u dukur gjoja si garip në sy të tjerëve, sigurisht pasi i ka mballosur me eks nja dy dopjo konjak ke holli i 15-katëshit, unë për sa tregove më lart do ta kisha besuar, përfshi dhe vërdallosjen prapa bishtit të Ben Hajros për t’ju ngjitur si mut malok pas këpuce Marcelës.

      Pse do pyesësh ti? Se ato ditët para fortunës së 2 korrikut 1990, ky, i shoqëruar nga i përkëdheluri Ben Hajro, ishte njëri prej atyre, të cilët si kërpudha të dala prej hiçi, nisën të përhapnin nëpër lokale idenë ë një proteste të heshtur “antikomuniste”, edhe pse të flisje kaq hapur në atë kohë duhej ta llogarisje me prangosje në vend. Kaq sa për sot, të tjera herë tjetër…

      E vetmja gjë tek cila unë dyshoj, është aftësia e tij për të shkruar pa përkrahjen e dikujt tjetër shkrime të këtij niveli, për mua, pse ta mohoj, të pëlqyeshëm.

      Reply to this comment
    • Romak November 18, 15:21

      S kam cfare shtoj per ket legen Ilir Demalia qe Zheji po na e promovon si gazetar e analist.
      Pune shkerdhatash.

      Reply to this comment
  6. ARBEN Camaj November 18, 06:33

    nuk kisha per te hequr asnje presje nga shkrimi…

    Reply to this comment
  7. Arben November 18, 08:42

    E njejta Dore qe vrau mehmet shehun, helmoi edhe enver hoxhen, nepermjet tritan kalos qe I administronte helmin e udb-se. Largimi I Tito nga kreu hapi lufte per pushtetin, we ne jugosllavi, shtetin tone meme, Po fitohej nga serbet. Ata donin ne krye te shqiperise njerez teleshmene, si ramizi, Lenka cuko, pali miska etj, me profession karrocier e mjelese lopesh. Ne rast lufte ne kosove, mire apo keq enver dhe mehemeti e ngriinin ushtrine shqipetare ne lufte, ndersa ramizi nuk vriste dot nje mize.
    Keshtu puna kur pranon vasalitetin sllavo-grek, sic jemi edhe sot.

    Reply to this comment
  8. Kasemi November 18, 08:47

    Kur hyne ne bllok edhe Ilir Demalia nje llumist i Tirones qe jo vetem qe nuk e njihte njeri per nga soji por qe as behet fjale per cilessi shoqerore!Demalia ka filluar t zhbiriloje jeten ne bllok duke e futur vehten tek “çhunat e Tirones ” qe kishin shoqeri me çunat e bllokut!Hahhahahahahhahaha ,kaq i fryre ky rrugaç i asaj kohe sa i lejon vehtes edhe te tregoje me imtesi edhe jeten nga afer te “çunave te bllokut”!Ky gazetruc Gjenc Burimi me se fundemi ka rene ne gjurme te burimit duke na treguar me kete interviste se ka gjetur uje,por padashur apo me dashje ai ka zbuluar kanalizimet e ujrave te zeza e er pasoje ka gjetur fekale,nga ato qe serviren sot e qe nje pjese e zbritur nga bjeshket edhe mund te tentoje ti shijoje!Turp per Diten qe e ul piacen ne kete nivel!

    Reply to this comment
  9. qorri November 18, 09:02

    Rrofte komiteti i ri qendror i ppsh-s me ne krye shoqen Demalie e bashkeshortin zhei

    Reply to this comment
  10. specialisti November 18, 09:15

    E kujt i duhen keto shkrime moj DITA.
    Mehmeti u vra ne 1981, Enveri vdiq me 1984, pra para 34 vjetesh. Akoma do te lexojme per ato ? E dini more qe nje 50 vjecar sot, atehere ka qene vetem 13 vjec, e nuk e ka njohur Mehmetin.
    Shkruani per gjera aktuale , qe shqetesojne shoqerine shqipetare ose per gjera te bukura.
    Boll me . Nuk i lexon njeri me interes keto pacavure.
    Nuk na duhen nekrologjira , te njerezve te vdekur, e vleresimi i disave per to. Kush ka pas debulese e respekt per ato, te shkoje e ti vendose lule ne varrin e tyre.
    Te shohim vetem perpara.
    BOLL
    MJAFT
    STOP

    Reply to this comment
  11. Sali shpellari me injorantet e tij November 18, 09:29

    Njerezit me larte e njohin mire sycin,une do te shtoja se edhe nga pamja e jashteme ky ishte nje halldup i veshur me ca kepuc nr 44 qe mezi i terhiqte ,ne dimer me nje pardesy si e fshatarit sali,me floket si tela me nje te folur si i semur psiqik qe shikonte cdo njeri me zili.
    Ky kishte per borxh te rrinte gjithe diten para deres se ATSH te priste djalin e gogo nushit Gezimin (xuqen) per tu dukur se kishte shoqeri me djemt e bllokun.
    Sa per dijeni te gjithe tallnin bythen me sycin.
    Edhe sot politiken e vlerson syci karian cani e ca flamur noka e shume idiote qe po ti krahasosh me ata te para 90 qe ne i shajme,keta lloj tipash te sotem duhet ti peshtysh se na neveriten kete te ashtuquajur demokraci allaberishiane komuniste

    Reply to this comment
  12. intelektuali November 18, 10:02

    Kot e ke zgjat o Demalia me gocen e Sadikut qe nuk di te shohe me larg se Blloku Stalinist i Enverit, lexoji librin e saj qe te habitesh si flet me mallengjime per Nexhmijen dhe xhelatet e familjes se saj. Kur Vera Liberalja organizonte orgjite e saj me parine e Bllokut shpesh thonte: “Le te vije edhe cuni i Kicos qe te na argetoje pak” duke lene te kuptohej se Spartak ngjela ishte nje kllase me e ulet ne hierarkine e Bllokut Komunist,

    prandaj:

    FEMIJET E BLLOKUT KOMUNIST EDHE NE INTERNIM NUK E KUPTUAN SE ISHIN FUNDERINAT E SHOQERISE INTELEKTUALE

    Lere Veren e Sadikut hidhu tek goca e Kadri Hazbiut qe edhe ne internim i dergonte letra dashurie Enverit,

    njashtu:

    Sic i dergoi Mehmeti dhe Kadriu nje leter dashurie perpara se Enveri t’u priste koken:

    AMANT FAMILJEN, RROFTE PARTIA DHE JU SHOKU ENVER!

    Cfare mund te presesh nga keta pinjolle Blloku, pis milet komunistesh qe dolen nga bajgat dhe plehu me grabitje dhe vrasje te intelektualeve te mirefillte properendimore dhe akoma nuk e kane kuptuar se Kohea e Qepes e Bllokut te Enverit ka cofur perfundimisht?

    Reply to this comment
  13. intelektuali November 18, 10:03

    Kot e ke zgjat o Demalia me gocen e Sadikut qe nuk di te shohe me larg se Blloku Stalinist i Enverit, lexoji librin e saj qe te habitesh si flet me mallengjime per Nexhmijen dhe xhelatet e familjes se saj. Kur Vera Liberalja organizonte orgjite e saj me parine e Bllokut shpesh thonte: “Le te vije edhe cuni i Kicos qe te na argetoje pak” duke lene te kuptohej se Spartak Ngjela ishte nje kllase me e ulet ne hierarkine e Bllokut Komunist,

    prandaj:

    FEMIJET E BLLOKUT KOMUNIST EDHE NE INTERNIM NUK E KUPTUAN SE ISHIN FUNDERINAT E SHOQERISE INTELEKTUALE

    Lere Veren e Sadikut hidhu tek goca e Kadri Hazbiut qe edhe ne internim i dergonte letra dashurie Enverit,

    njashtu:

    Sic i dergoi Mehmeti dhe Kadriu nje leter dashurie perpara se Enveri t’u priste koken:

    AMANET FAMILJEN, RROFTE PARTIA DHE JU SHOKU ENVER!

    Cfare mund te presesh nga keta pinjolle Blloku, pis milet komunistesh qe dolen nga bajgat dhe plehu me grabitje dhe vrasje te intelektualeve te mirefillte properendimore dhe akoma nuk e kane kuptuar se Kohea e Qepes e Bllokut te Enverit ka cofur perfundimisht?

    Reply to this comment
  14. intelektuali November 18, 10:04

    Kot e ke zgjat o Demalia me gocen e Sadikut qe nuk di te shohe me larg se Blloku Stalinist i Enverit, lexoji librin e saj qe te habitesh si flet me mallengjime per Nexhmijen dhe xhelatet e familjes se saj. Kur Vera Liberalja organizonte orgjite e saj me parine e Bllokut shpesh thonte: “Le te vije edhe cuni i Kicos qe te na argetoje pak” duke lene te kuptohej se Spartak Ngjela ishte nje kllase me e ulet ne hierarkine e Bllokut Komunist,

    prandaj:

    FEMIJET E BLLOKUT KOMUNIST EDHE NE INTERNIM NUK E KUPTUAN SE ISHIN FUNDERINAT E SHOQERISE INTELEKTUALE

    Lere Veren e Sadikut hidhu tek goca e Kadri Hazbiut qe edhe ne internim i dergonte letra dashurie Enverit,

    njashtu:

    Sic i dergoi Mehmeti dhe Kadriu nje leter dashurie perpara se Enveri t’u priste koken:

    AMANET FAMILJEN, RROFTE PARTIA DHE JU SHOKU ENVER!

    Cfare mund te presesh nga keta pinjolle Blloku, pis milet komunistesh qe dolen nga bajgat dhe plehu me grabitje dhe vrasje te intelektualeve te mirefillte properendimore dhe akoma nuk e kane kuptuar se Koha e Qepes e Bllokut te Enverit ka cofur perfundimisht?

    Reply to this comment
    • syri November 18, 10:47

      Ju lutem botoni komentin! Ju lejoni dhe botoni nje koment disa here? Ky komentues me emrin alias “intelektuali” vetem i tille “intelektual” nuk eshte! E ka botuar tre here komentin e tij! O shqiptare “intelektuale” dhe Ilir Demalia me Genc Burimin! Te vjen keq per mungesen e intelektit dhe mediokritetin tuaj! Pa folur per militantizmin berishian! Mentaliteti i shqiptareve eshte “kam njohur” cunat e Mehmetit,Silven, qe kam respekt apo Avukatin? Keto jane feminore, keto jane alla shqiptarce! Nga keto gjera ka vuajtur kombi yne dhe vazhdon te vuaje! Demalia merr pjese ne 360 grade te ZHejit me llumin shqiptar? Pra Demalia na thote atehere me djemte e bllokut sot me sofistin mercenar Zheji! Historia perserit vetveten!

      Reply to this comment
      • intelektuali November 18, 11:48

        O syri vigjilent i Partise,

        PO C’KE ME INTELEKTUALIN TI MORE MAVRI?

        Ja ta publikoi gazeta DITA komentin tend te bukur si flutur por qe e ke adresuar si replike per intelektualin pa asnje llogjike. Si ta kuptojme mesymjen tende tende me mllef per intelektualin,

        kur:

        BABA LENINI KA THENE SE PERSERITJA ESHTE NENA E DIJES

        Po pse nuk ta ka mesuar Partia e Punes

        O mavri?

        Reply to this comment
      • intelektuali November 18, 11:51

        O syri vigjilent i Partise,

        GJEJE DICITUREN!

        Dhe shiko ndryshimet ne tre shkrimet e intelektualit qe e ka redaktuar komentin e tij

        ndryshe:

        Nuk je as syri i Partise dhe as vigjilenti i Enverit.

        Reply to this comment
        • Aleksander November 18, 20:28

          Ky intelektuali eshte personifikimi i pensionistit me panolina, qe i jane ngjitur Shqiperise si m… pas kepuce .Do te gjeje qetesi ky vend e do te ndihet shume me pak era e ketyre m…trave, pas nja 20 vjetesh ,kur keta gernjare ti kene ngrene krimbat.Flas edhe per keta “intelektualet” e tjere ,komentues apo autore,te risjelljes se atmosferes se viteve te rinise se tyre te lavdishme …te fekalosur .Shqiperia do te jete shuuume me mire kur keta ,megjithe historite kundermuese te tyre ti kete mbuluar harresa.

          Reply to this comment
          • intelektuali November 18, 21:25

            PSE TE NA HANE KRIMBAT KUR TREGOJME TE VERTETEN?

            Ne jemi pensioniste por nuk i jemi ngjitur si MUTI pas kepuce Shqypnise, ne hame buke me pensionet tona, pime kafen tek Tajvani me ndonje perkthim qe na ka dhene shteti dhe Zoti dhe nuk i biem ne qafe askujt, vetem kemi nje huq:

            NUK MUND TE RIME PA TREGUAR TE VERTETEN

            qe:

            Politika jone kombetare e ka mbyllur ne bodrum me 7 dryna dhe perdor vetem variantin e kalemxhnijve te Enverit per propagande komuniste.

            prandaj:

            PSE TE NA HANE KRIMBAT E ENVERIT?

            O BOLE fanatike pa llogjike elementare?

  15. demo November 18, 10:08

    Per Mehmet Shehun ka te drejte,se edhe ne po e fryjme shume ate kriminel,xhelat te enver hoxhes,vetem se shkoi si qeni ne veshte! Disidentet e llastuar te bllokut qe rrotulloheshin si zare rreth ismail kadarese,,se ndjeheshin te pavleresuar,,Ishin koka te medha,filozofe,shkrimtare,elite..Keto 30 vjet e treguan cfare elite kishin qene.Edhe sot fluturojne me pras ne bythe dhe ndjehen te pavleresuar..

    Reply to this comment
  16. KORÇARI November 18, 11:08

    Shkrim kot pakuptim.
    Autori i këtij shkrimi duhet të jetë i sëmurë, ose ka probleme me përqëndrimin.
    DITA , nuk e kuptoj se si mund ti jepet mundësia për të artikulluar një njeriu që siç u pa dhe nga shkrimi ,është i paqëndrueshëm psiqikisht , një njeriu i cili nuk ka nivelin e duhur kulturor dhe arsimor për të shkruajyur PUBLIKISHT ?????
    DITA , JU LUTEM , MOS RRËZONI NIVELIN E GAZETËS DUKE LEJUAR ÇDO PSIKOPAT TË SHKRUAJË GJËRA PA KURRFARË LIDHJE.

    Reply to this comment
  17. dauti November 18, 13:04

    @ Intelektuali…

    Mos u fshih’ o Kostrec, pas nje nickname qe nuk te takon. Ti, nga qe ne rini, nuk bere dot dashuri, tani ne pleqeri masturbohesh cdo dite, kur zgjohesh atje, ne Amerike, se tjeter pune nuk di te besh. Veprat e tua letrare ne Shqiperi as i lexon kush…
    Duket Kadri Hazbiu te ka shkerdhyer mire, deri sa shpif edhe per femijte e tij.
    Spartaku dhe Vera jane aq me lart se ti, sa c’eshte larg Kina nga Shqiperia.
    Mavri, intrigant e llafazan, qe e di vete se si ke qene ne burg, mban aq ere sa ndihesh ne Shqiperi.
    Si nuk pashe as nje komentues qe te shprehet, qofte nje here, dakord me halelleqet qe nxjerr nga goja.
    Komentues te kesaj faqe, kerkojini intelektualit te botoje dosjen e tij, se e di mire se cfare e gjen!

    Reply to this comment
    • Ai qe di ti November 18, 13:53

      I ke rene ne te..keshtu them prej kohesh per kete Hale Kostreci..boll me me masturbim deficient sikur e ka shkerdhyer familjarisht miku i tij me i mire “Enver djali”..

      Reply to this comment
  18. bbb November 18, 20:40

    Foli prap intelektuali/prisni shoke e ka nga halli i ka ngel brenda mandalli/qe ja futi Enver djali.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim