Ilir Meta merr pjesë në festën e Baba Fetahut në Kolonjë të Gjirokastrës

May 10, 2015 20:43

Ilir Meta merr pjesë në festën e Baba Fetahut në Kolonjë të Gjirokastrës

Në këtë aktivitet festiv, Kryetari i Kuvendit ishte i shoqëruar nga deputeti i LSI-së së Qarku Gjirokastër,  Vangjel Tavo.

Në fjalën e tij përshëndetëse,  Ilir Meta shprehu vlerësimet për traditat e kësaj zone, duke shtuar se investimi i munguar në infrastrukturën rrugore do të zgjidhet.  Meta theksoi se do të japë të gjithë kontributin e tij, që rruga që lidh krahinën e Kolonjës me akset nacionale do të bëhen sipas standardeve më të mira.

“Kjo është një festë e rëndësishme për të gjithë ju. Është për të ardhur keq që kjo zonë e mrekullueshme të ketë probleme me infrastrukturën, por problemi i rrugës do të marrë zgjidhje shumë shpejt dhe do të jetë një prioritet i yni. Ju e dini që unë e mbaj fjalën e dhënë. Këta fëmijë që janë këtu meritojnë një të ardhme më të mirë, por edhe gjeneratat më të mëdha meritojnë një të ardhme më të mirë dhe të gjithë ata që vijnë në këtë sofër kolonjare herë pas here për të ruajtur traditat absolutisht kërkojnë që kjo zonë të ketë perspektivë, këtu të mos vihet vetëm për sofrën kolonjare, por këtu njerëzit të shikojnë të ardhmen dhe perspektivën”, – tha  Meta.

Kryetari i Kuvendit tha se krahina e Kolonjës ka tradita të shkëlqyera në fushën e blegtorisë dhe se kjo krahinë duhet ta shohë perspektivën e të ardhmes duke shfrytëzuar këto potenciale.

“Ju keni tradita të shkëlqyera sidomos në blegtori dhe ne do t’iu mbështesim që këto tradita të forcohen dhe të gjitha këto aktivitete të kthehen në biznese që të mos garantojnë thjesht mbijetesën e këtij populli të mrekullueshëm por të kthehen në mundësi ë të mira për të rritur mirëqenien. Besoj se do të takohemi sërish me rastin e inaugurimit të rrugës së re”,- theksoi  Meta.

Aktiviteti u shoqërua me këngë e valle nga ansamblet popullore të zonës.

May 10, 2015 20:43
Komento

3 Komente

  1. Pëllumb zaimi May 10, 21:14

    Baba Fetahu ka qënë baba në Teqenë e Backës në Skrapar. Ka qënë parasëgjithash një burrë patriot por dhe shumë i mençur! Edhe sot e kësaj dite skraparllinjtë bëjnë be “për kokën e baba Fetahut”! Tung!

    Reply to this comment
    • ai atje May 11, 16:57

      I nderuar z. Pellumb.
      Pa marre parasysh se per ke bejne be skraparllinjte, koha e ka vertetuar qe nuk u zihet bese.
      Duket pak paradoksale, por do te thoja qe jeni shembelltyre e tropojaneve per sa i perket beses.
      I kam njohur skraparllinjte qe ne kohen qe isha begs, ishin servile, lepires dhe kur merrnin pak fuqi, u shtypnin koken edhe me te aferve.
      Gjithashtu, ne Tirane kemi gati 6 vjet qe kemi kete patriotin tuaj qe ben fantin spathi.
      Ne imagjinaten time, fjala Skrapari perkthehet: “Edhe nga skrapi bejne ar”.
      E ropi Shqiperine “Levizja e Skraparllinjve te Inatosur”, ja nxori fundin, dhe nuk i dihet se kur do te ndalen, ky merhumi i dibranes, baba taku dhe te tjeret qe e pasojne.
      Zoti u dhente ate qe meritojne.

      Reply to this comment
  2. Arben May 11, 04:50

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR MUTIN DHE GJITHE LSI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim