Ilir Meta nuk lëviz

BASHKIM MUÇA June 21, 2013 00:41

Ilir Meta nuk lëviz

Shumëkush, prej padijes ose dashakeqsisë, mendon se pas zgjedhjeve Ilir Meta do ti bashkojë votat me Berishën për krijimin e qeverisë së re. Ka një ndryshim thelbësor kur bëhet fjalë për të kuptuar lëvizjen politike të Ilir Metës pas zgjedhjeve të vitit 2009, me lëvizjen, (moslëvizjen) e pritshme pas 23 qershorit. Katër vjet më parë LSI hyri në zgjedhje me koalicionin e saj dhe konkuroi përballë dy koalicioneve të mëdha. Rezultati paszgjedhor i imponoi Ilir Metës një zgjidhje të vështirë. Dhe ai e mori përgjegjësinë. Mirë apo keq, koha do ta tregojë.

Sot jemi në kushte krejt të ndryshme. LSI konkuron në kuadrin e koalicionit të madh Aleanca për Shqipërinë Europiane. Dhe e para gjë që pritet të ndodhë pas zgjedhjeve është pozicionimi i Ilir Metës brenda rezultatit të kësaj aleance. Këtë gjë ai e ka bërë të qartë. Madje duke supozuar edhe të pamundodhshmen: Në opozitë nëse koalicioni i majtë nuk fiton zgjedhjet. Që do të thotë se nuk ka asnjë mëdyshje për një bashkim të mandateve të LSI-së pas zgjedhjeve të 23 qershorit me Sali Berishën.

Ata që nuk e kuptojnë këtë ndryshim esencial janë skeptikët, që mbeten të tillë në strofkullën e tyre pas çdo palë zgjedhjesh. Ka dhe nga ata që përpiqen ta përdorin këtë gjë si një kartë sulmi paraprak ndaj Ilir Metës. Siç ka nga ata që thjeshtë do ta dëshironin këtë lëvizje, natyshëm kontigjent i PD-së, që po e ndjejnë humbjen sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve e që do ta dëshironin Ilir Metën sërish si varkën e tyre të shpëtimit. Por nuk ka më “qofte të daja.”

Ka edhe një arsye shumë të thjeshtë për të mos hamendësuar rreth një lëvizjeje të përkundërt të Ilir Metës. Në fushë janë vetëm dy faktorë politikë relevantë, dy koalicione. Në këto rrethana mund të hamendësohet vetëm për një rast që teorikisht mund të ndodhë: Rezultati 70  – 70 (nuk ka shans të ndodhë praktikisht). Në këtë rast, për të shpëlarë shpirtin e të gjithë skeptikëve, zgjidhja do të vinte sërish prej koalicioneve e jo prej lëvizjesh ordinere nga njëri krah në tjetrin. Por edhe nëse do të kishte lëvizje ordinere, të jeni të sigurtë që ky nuk do të ishte Ilir Meta.

Askush në të majtë nuk ka pse të frikësohet. Unë di ti lexoj mirë lëvizjet e Ilir Metës. Ai do të jetë aty, brenda koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, një prej pikave kryesore të koalicionit, me pretendimet dhe ambicjet e tij që asnjëherë nuk i ka fshehur. Llogaritë politike dhe elektorale pritet të bëhen varësisht nga mbështetja që partitë e majta do të sigurojnë brenda koalicionit.

Koalicioni është kuzhina e vetme politike nga ku do gatuhen të gjitha zgjidhjet e pas 23 qershorit. Nuk jemi të sigurtë për detajet e tyre, pasi nuk kemi në dorë akoma rezultatin e zgjedhjeve, por tani për tani dy gjëra janë të sigurta:

së pari, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane i fiton zgjedhjet dhe së dyti, që Ilir Meta nuk lëviz djathtaz. Nuk është momenti të shpjegojmë arsyet e një pritshmërinë të sigurtë. Na mjafton vetëm ta dimë. Të tjerat në kohën e duhur.

BASHKIM MUÇA June 21, 2013 00:41
Komento

5 Komente

  1. Boca June 21, 09:46

    nje gje e ke thene mire o zoti Muca, koalicioni eshte e vetmja kuzhine ose me mire e vetmja corbe politike qe mund te behet per te zhdukur kete diktature mafjoze. Dhe vetem per kete qellim mund te pranojme cdo corbe qe mund te gatuhet. Por fjalen skeptik zoti Muca e perdor gabim. Te trgohesh i kujdesur dhe te dyshosh kur faktet i ke para syve nuk eshte skepticizem por mencuri. Ilir Meta ka nje jete politike qe vetem pozitive nuk mund te quhet, pavaresisht aftesive qe mund te kete. Krushqia qe beri me Saliun zgjedhjet e kaluara ishte tradheti. E vetmja qe mund te bente per te qartesuar pozicionin e tij do ishte te jepte doreheqjen pas 21 Janarit, por as kete nuk e beri, pra bashkepunoi me tej ne nje qeveri kriminele. Por ne kete varferi politike nuk ke cte hash tjeter vecse corben qe na mbetet. Ne vendin tend do heshtja me mire se ti fryja ketij lloj politikani, se fshati qe duket sdo kallauz.

    Reply to this comment
  2. ben June 21, 10:55

    Bijte e nipat e komunistave te PPSH po presin te iki Berisha. SHBA do ta leri prape aty, qe te mos vini dhe te vidhni ju bashke me hajdutin Meta.

    Reply to this comment
  3. Gramoz June 21, 13:47

    po prape sh b a ne e zure ne goje o idjot receten ta kam leshuar diku gjetke mos harosh menyren e pedorimit

    Reply to this comment
    • beni June 21, 16:03

      Ca te mamase ke qe kruhesh me mua o dobic oficeri komunist ? Berisha e demokratet do ju lene prape pa pune

      Reply to this comment
  4. Gramoz June 21, 13:48

    t receten ta kam leshuar diku gjetke mos harosh menyren e pedorimit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*