Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Gjermanisë
Nga Arkiva
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Gjermanisë dhe ish-Kryetarit të Partisë Liberale gjermane FDP, Guido Westerwelle.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi figurën e Westerwelle si një politikan të dedikuar evropianist dhe një mbështetës i integrimit të Shqipërisë.
Meta shprehet se ndarja e tij nga jeta në një moshë të re, është një lajm i trishtë për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.
“Z. Westerwelle ishte një politikan i dedikuar evropianist si dhe një mbështetës i integrimit të Shqipërisë. Me z. Westerwelle kam patur kënaqësinë të bashkëpunojmë për liberalizimin e vizave dhe avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Z. Westerwelle ishte një politikan i parimeve me peshë në Gjermani dhe në Evropë. Ndarja e tij në një moshë kaq të re, është një lajm i trishtë për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër”, theksoi Meta.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento