Meta zbulon takimin sekret me Bashën gjatë kohës së çadrës: Është takuar dhe me Ramën

June 8, 2017 21:49

Meta zbulon takimin sekret me Bashën gjatë kohës së çadrës: Është takuar dhe me Ramën

Nga studio e emisionit ‘Opinion’ Ilir Meta rrëfeu për takimin që ka patur me kryedemokratin Basha. Edhe pse ka ndodhur jashtë syrit të publikut, kryeparlamentari rrëfeu se i kishte dhënë garanci dhe mbështetje për disa nga kërkesat që ai kishte.

A kishte Basha një marrëveshje me ju për çadrën?

Basha tani nuk më ka pyetur mua fare për çadrën dhe s’kishte asnjë arsye për të më pyetur mua. Ai çadrën e konspetoi si një serë demokratike për të rritur personalitetin e tij dhe si një miniparalemnt për të qenë prezent në jetën politike. Unë e kam bërë të qartë duhet marrë seriozisht kjo çështje sepse mund të bojkotojnë sepse e dinë që me zgjedhje normale mund të humbasin. Këta nuk kanë çfarë humbasin dhe kemi dalë në një deklaratë më pas për tu hapur për dialog. Situata u acarua. Kemi një moment zëvendësimesh në qeveri. Ishte një moment që unë kam sugjeruar të shfrytëzohej me PD-në për ministrinë e Rendit, meqë ishte në qendër të akuzave. Më pas unë dola me propozimin e qeverisë së besimit. Dhe kjo ishte e ndershme.

Jam takuar me zotin Basha gjatë kohës së çadrës?

Jeni takuar jo publikisht. Jam takuar me dy perosna të tjerë, bashkë me zotin Vasili.

E informuat zotin Rama?

Nuk jam vartës i zotit Rama i askujt tjetër. Unë i kam thënë zotit Basha. Verë kemi pirë edhe atje, por ishte ai demokrat. Unë i kam thënë zotit Basha, ja kam thënë edhe zotit Rama. Edhe ambasadorëve dhe MCallistert kur erdhi. Ja kam thënë edhe në hotel Tirana, kur u takuam. I kam thënë zotit Basha për çështjen e drogës dekriminalzimin ke të drejtë dhe e kemi mbështetur këtë çështje. PD-ja u kujtua për drogën kur humbi Peshkopinë. Për punën e zotit Rama mos prit të dalë LSI-ja në çadër se ishte një variant të dalë. Sepse kjo nuk zgjidh gjë. Po doli LSI-ja në çadër nuk ka vend për ty

E paskeni kërcënuar?

Nuk ishte ky qëllimi. Mos prit nga unë që të vete në Parlament të votoj kundër Ramës. Është kryeministër legjitim. Ai ka përgjegjësi për drogën, po ti ke të drejtë të kërkosh disa garanci, por nuk mund ta teprosh. Këto votime elektronike harroji se këto duan një vit e ca. Unë e mbështes shtyrjen e zgjedhjeve vetëm në korrik sepse në gusht nuk mund të bëhen zgjedhje. Është takuar disa herë edhe me Ramën, fshehurazi publikut. S’ka asgjë të keqe, do takohen ata.

 

June 8, 2017 21:49
Komento

7 Komente

  1. Osum June 9, 03:59

    Si nje pule e legur e me pende te rena, u dukeshe…
    Keshtu ndodh kur bje nga figu ne pellgun e qelbur sepse te hipe, si i thone, mendja mbi koke e s’di ku te futesh, veç ne marezira……
    Vazhdo te klithish si i marre se a koma s’e ke gjetur “koken e kandilit”.
    Shembull me tipik negative per nje burre shteti, pa shkolle te mbaruar, ne kryesi te qeverise, te Parlament e ne President, bashke, si asnje tjeter me nje bagazhe te madha e te renda akuzash te pa zbardhura akoma…..
    fundin e di?
    Ka mbetur pa u zbuluar e pa u qartesuar ne kete bote?…….

    Reply to this comment
  2. @lex June 9, 07:13

    Po ti rolin e kurves ke luajtur perhere.

    Reply to this comment
  3. Ana June 9, 09:29

    boll o pleher!

    Reply to this comment
  4. vlora.vlora June 9, 12:48

    O Legen ngrije koken se je “president” qelbesire

    Reply to this comment
  5. Koke gaveta June 9, 13:07

    Ilir meta
    Koke gaveta
    Zgjidh me shume
    Hallet e veta

    Reply to this comment
  6. arbereshi June 9, 15:03

    Njeriu me i neveritshem me provincialitetin e tij mbas Berishes, Lilua i floririt

    Reply to this comment
  7. Rajmondi June 9, 18:44

    Video Prifti -Meta me cilesi te larte .
    Jan 14, 2011 – Video e plote e pergjimit te Dritan Priftit ndaj Ilir Metes ne zyren e Z.Prifti ne te cilen flitet per afera korruptive ne nivelet me te larta te qeverise Berisha-Meta. …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*