Bën sens t’i kërkojmë një kleriku mysliman të bëhet feminist?

October 5, 2017 17:58

Bën sens t’i kërkojmë një kleriku mysliman të bëhet feminist?

 

Çapajev Gjokutaj

A bën sens t’i kërkojmë një kleriku mysliman të bëhet feminist? Madje edhe të predikojë në xhami ide feministe për emancipimin e gruas?

Këto pyetje më lindën, kur po ndiqja një debat televiziv. Shumica e panelit i bënte gjyq një imami se u kishte thënë grave besimtare që, për të patur një marrëdhënie të qëndrueshme me bashkëshortët, duhet të kujdesen për trupin e për pamjen. Ndryshe, kishte shtuar kleriku, burrit i vete mendja për gra të tjera.

Unë jam me atë pjesë të panelit që thoshte se gruaja mirëmban trupin e stoliset që, në radhë të parë, të ndihet mirë vetë, se është njeri e jo kukull për të kënaqur burrin.

Por dyshoj se kam të drejtë t’i kërkoj klerikut të mendojë si unë. Aq më pak kam të drejtë t’i bërtas si të isha prokuror në gjyqet e 1945-ës.

Imami në fjalë, Elvis Naçi është nga më të moderuarit mes klerikëve myslimanë të hapësirës shqiptare. Kur sheh dhe dëgjon ç’thonë ca imamë provincash për gruan, të ngrihen qimet përpjetë dhe të vijnë zorrët në grykë.

Duke patur parasysh këtë situatë e këto kontraste, na del më mirë, si shoqëri, që të përkrahim dhe të inkurajojmë zërat e moderuar brenda komunitetit mysliman, paçka se mund të mos biem në një mëndje me ta për shumë gjëra.

Duke përkrahur ata, ndihmojmë sado-kudo kthimin e islamit shqiptar në traditën e moderuar e tolerante. Për më tepër, se kjo traditë vazhdon të jetë e rrezikuar nga klerikë wahabistë, që predikojnë qëndrimet e tyre fondamentaliste jo vetëm në provinca, por edhe në mes të Tiranës.

Problemin mund ta kundrosh edhe në një kënd tjetër. Maskilistët, që e shohin gruan si pronë të tyre, i kemi me shumicë. Madje s’i kemi të paktë dhe ata që e therin për një fjalë goje, si të ishte kec.

Idetë e përparuara feministe, mund të hyjnë në kokën e maskilistëve, aq sa hyn gamilja në vrimën e gjilpërës. Por predikimet e imamit për vlerat e gruas në shoqëri e në familje, ashtu si janë, mund të hyjnë më lehtë në kokat e këtyre deli burrave. Dhe t’i molasin e zbusin sadopak. Qar e kemi.

Diskutimi që po bëhet në rrjetet sociale, në gazeta dhe televizione për predikimet e imam Elvisit tërheq vëmendjen edhe për një tjetër problem të mprehtë: debatin publik dhe tolerancën.

Qahemi se disa klerikë me prirje ekstremiste, po mbjellin farën e intolerancës. Nuk më ka rastisur deri më sot që, në ndonjë debat televiziv të ndesh një person publik, qoftë edhe një të vetëm, që artikulon qëndrimin e tij por, pasi dëgjon argumentet e kolegëve, reflekton dhe tërhiqet. I thotë bashkëbiseduesit atje, në emision, përballë publikut: ke të drejtë, e paskisha unë gabim.

Siç e vinte re edhe Ardian Vehbiu, në kësi rastesh, mbisundon mentaliteti: muri luan, burri s’luan. Dhe kjo ndodh jo vetëm kur diskutohet për politikë, se këtu jemi militantë e të patundur nga istikami, por edhe kur diskutohet për modë, moral, sport etj. Dhe janë persona publikë, që kthehen në shembull e model për masën e telespektatorëve.

Ka edhe diçka tjetër, që lidhet me ata që organizojnë dhe moderojnë diskutime të tilla. Të mbledhësh një grup të përzier njerëzish, besimtarë dhe jo besimtarë, dhe t’i nxisësh të diskutojnë: ka apo s’ka të drejtë imami, është apo s’është i vërtetë predikimi tij, do të thotë të gjenerosh në publik skena me llafe e grindje pafund.

Problemet e fesë mund të diskutohen edhe në grupe të përziera, besimtarë dhe jo besimtarë. Por vështirë se grupe të tilla mund të arrijnë gjë e të bëhen konstruktivë duke diskutuar mbi kriterin ‘e vërtetë – e rreme’, as ‘e drejtë – e padrejtë’.

Shumë më konstruktive do të ishte të diskutoheshin mbi kriterin ‘e dobishme – e padobishme’. I shërben shoqërisë, apo më saktë, një pjese të saj, apo nuk ndreq gjë, përkundrazi prish e çorodit.

Po të vendoste kriteri ‘e vërtetë – e rreme’, shkenca do ta kishte vënë poshtë fenë me kohë dhe numri i besimtarëve do vinte në ulje. Por nuk ka ndodhur kështu. Madje dekadat e fundit fondamentalizmat janë bërë më të hasura e më vepruese. Gjallojnë edhe në hapësirën mbarë shqiptare. Ndaj kur diskutohen në publik punë të fesë, ekstremizmi ateist prish punë, si të gjitha ekstremizmat.

 

October 5, 2017 17:58
Komento

29 Komente

  1. Mollosi October 5, 17:54

    A thua si jane imamet tjere kur ky eshte “nga me te moderuarit mes klerikeve myslimanë te hapsires shqiptare”.

    Reply to this comment
  2. ATEISTI October 5, 18:46

    Une jam ateist i bindur dhe dhe i tille kam qene gjithe jeten , por me duyket se autori i artikullit e trajton drejt problemin . Ekstremizmat , nga do qe ti kapesh , nuk jane te mira . Ne krenohemi me tolerancen midis besimeve te ndryshme , por , vitet e fundit , duat te fshehta qe kerkojne destabilizim te vendit , nuk mund te pajtohen me kete stabilitet , qe eshte si thembra e Akilit , ndaj i fryjne zjarrit te konflikteve nderfetare , qe eshte si mine me sahat per cdo popull . Kur ua do puna , kishat dhe xhamite e keqdashesve tane e gjejne mire gjuhen midis tyre ,ashtu si e gjenin kur nuk lejonin alfabetin dhe shkollat shqipe dhe i shkonin ne thike atdhetaret tane me te shquar , pikerisht ne emer te Kuranit dhe te Ungjillit !

    Reply to this comment
    • Njeriu është besimtar dhe pa qenë fanatik! October 6, 08:40

      O Ateist
      Nuk po do të të bëjë njeri besimtar, nëse ti mendon se vjen nga hiçi e do shkosh në hiç!
      Kjo tregon se e ke mendimin të kufizuar, vec ne kufijtë e të perceptuarës.
      Njeriu është besimtar dhe pa qenë fanatik!
      Përderisa shkenca nuk ka është e zonja të na japi përgjigje për të gjitha fenomenet, ka shumë hapsirë të besojmë, se ekziston një fuqi që organizon gjithë këtë gjithësi…
      Kjo botë do ishte dhe pa njeriun dhe prapë ka atë gjeagjeze, qe nuk zgjidhet deri në fund..

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 October 9, 09:59

        Njeriu është besimtar dhe pa qenë fanatik!
        “Përderisa shkenca nuk ka është e zonja të na japi përgjigje për të gjitha fenomenet, ka shumë hapsirë të besojmë, se ekziston një fuqi që organizon gjithë këtë gjithësi…”
        këtë fjali mund ta shkurtoje në:”Përderisa shkenca nuk ka është e zonja të na japi përgjigje për të gjitha fenomenet, ka shumë hapsirë të besojmë,në absurden”pra në të pabesueshmen!!
        edhe unë,si komentuesi me të cilin ke replikuar,jam ateist,por nuk do të thotë se nuk mund të bashkjetoj me një teist!!nëse ti mendon se dikush diku atje ku nuk dihet të ka prodhuar,të rrit dhe vendos për ty deri në “ndërrimin e jetës”,dhe ndjehesh mirë!?atëherë dhe unë ndjehem mirë për ty!!
        problemi fillon kur ti më prek në “besimin”,bindjen time!!kur ti fillon e vendos rregulla se kush është a sështë e vërtetë!!
        shkenca asnjëherë nuk ka pretenduar të”japi përgjigje për të gjitha fenomenet”!ajo vetë thotë se është e pamundur,por kjo nuk do të thotë se është I VËRTETË ABSURDITETI!!
        nuk është e vërtetë një gjë që nuk është provuar ASNJËHERË!!

        Reply to this comment
  3. Everteta October 5, 18:54

    Ky duhet ta lere fare ate detyre sepse te gjithe keta lloj imamesh e bejne ate pune per perfitimet e tyre pa ditur qe po i sherbejne armikut tone 500 vjecar qe na la ketu ku jemi. Ketalloj tipash e bejne Skenderbeun te rrotullohet ne varrin e tij.

    Reply to this comment
    • emer October 5, 22:48

      Imamin e sulmojne dy lloje njerezish, se pari armiqte e popullit te cilet duan te fusin percarjen mes shqiptareve nepermjet percarjes fetare dhe se dyti te vetequajturit “te emancipuar” qe nuk jane ne gjendje te pranojne se cdo njeri ka mendimet dhe qendrimet e tij te cilat respektohen (ketu fillon liria e mendimit). Keta te emancipuar mendojne se vete kuptojne gjithshka drejt dhe kush nuk mendon si ata duhet sulmuar dhe ofenduar. Dhe sic e ka vertetuar historia i mencuri hap rruge dhe “te emancipuarit ulerasin si “fitimtar””

      Reply to this comment
  4. Supernova_V_Darkmatter October 5, 22:02

    DAILY MAIL UK

    Islam is the most common state-endorsed religion, research reveals after it emerged it is set to overcome Christianity as the world’s most popular faith by 2070
    Some 27 governments around the world officially endorse Islam as state religion
    But only 13 countries including the UK have Christianity as their state religion
    Out of 40 governments which favour a religion, some 28 support Christianity
    The Pew Centre previously said Muslims would outnumber Christians by 2070

    Read more: http://www.dailymail.co.uk/news/article-4951210/Islam-common-state-endorsed-religion-research-shows.html#ixzz4ufINvwrC
    Follow us: @MailOnline on Twitter | DailyMail on Facebook

    Reply to this comment
  5. lm October 5, 23:56

    all right

    Reply to this comment
  6. Guri Naimit D. October 6, 05:00

    Me gjithe rrespektin z.Capajev Gjokutaj,..une them:
    – Te kishim dhe te tjere si Iman Evis Naci-ne Tirane.
    Guri Naimit D.(nga Dangellia Naimjane).

    Parimisht me ju z, C. Gjokutaj,kini te drejte,po nuk di a e ndoqe te tre emisionet e dhena nga Tv “Klan”,(mos gaboj se une e pashe ne Kompjuter ketu tej oqeanit) .me ne qender figuren e imam- Evis Naci. Une 82 vj. Jam i pasionuar pas shtypit e per me teper,ne fillimet e jetes se mesuesise,jam marre me kulturen ne fshatrat e thella te Tiranes. ( kur behej lufta -“kunder Zakoneve prapanike dhe mbeturinave fetare” lere si utrajtua…
    Aty kam patur shume mesues,pasi u bera drejtor shkolle me vone(1967)e midis mesuesve kam patur dhe ish nxenes te Medresese Tiranes e Krujes. I kujtoj me nostalgji se ishin ne mesuesit me te mire e te devotshem per punen mesimore edukative,Po permend 2-3-, si Xhemal Balla nje jete drejtor shkolle dhe ispektor aresimi, qe pas 90tes u be nje botuesit e librave- me permbajtie fetare…e pershenes,sot ne Tirane,drejton nje shkolle te mesme sa nje besimtar i rregullt i besimit Mysliman,po shqiptar mbi shqiptaret sa Ibraim Balla, Xhemil e Qamil Ceco e ti.
    E permenda kete se sa ndoqa tre emisionet ne Tv Klan,ketu tej oqeanit me kersheri, me tehoqi vemendien Personazhi kryesor i atij emisioni qe ju shkruani,,Nuk po flas per sa thoni e Ju shtroni pyetien:
    – A i lejohet nje imami mysliman te behet feminist?
    Puna juaj nga nsni kete thenie, me gjithe rrespekti qe ruaj per personalitetin tuaj,
    Ky person,pra Evis Naci,(imam), intervistuar nga Tv Klan, them se u paraqit denjesisht ne ate emision,si nje intelektual i kohes,sa njohes sektit fetar qe perfaqeson,sa mesova nga komentet punon te “xhamia e Tabakeve”,keq me vjen qe nuk e kam njohur une thuajse aty banoj.E di qe ka prane dy nga ata mesuesit e nderuar te viteve 60-85 ne Rethin e Tiranes krah mua dhe Xhemal Balles,Te miret Xhemil Ceco me te vellane Qamil, miq Te ndierin, Ibraim Balla.dhe ky nga ata mesues, deri Kreu ish kreu i Komunitetit Musliman te Tiranes ato vite para 67-tes.
    Te them te drejten,t’i kishim gjithe bashkeatdhetaret si keta,sa kete te mirin po e quaj Imamin Evis Naci.nuk do kishim keto probleme qe kemi me maredheniet nderfetare,tani pas 90tes agravuar,deri ne armiqesi.Mire qe jane pake ekstremista, qe sunojne dasite fetare…
    Sa e ndoqa kete ne te tre emisionet e pershendes dhe i uroj pune te mbare,ate mision qe i ka vene vetes, pa tjeter, me ate amanetin e madhe te Rilindasve:
    Feja e shqiptarit eshte ShQIPTARIA !
    Per shkriminn; ju pergezoj Z;Capajev, vertet CAPAJEV.

    VO. Drejtuesit e sidomos pjesmarresit ne ato emisione linin per tu deshiruar…
    *82 vjecari “Pasues VETERANI”
    Toronto 05-10-2017 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 17:35

      o Guri Naimit D.
      ja ke fut pak si pordhës er lali!me gjithë rrespektin e 82 viteve që ke mbi shpatulla!!
      naçi është vërtetë një hoxhë më i hapur se të tjerët,po në fund të fundit është një fetar si të gjithë!!
      atë rrëmujë në bordellone fevzos e pashë dhe unë!!për të vjellë sa ska ku të shkojë!!
      naçi në predikimin e tij thoshte se ishte për besimatrët që e ndjekin,por në fakt ishte në jutub dhe jo në një çat të veçantë!!pra kur është i aritshëm nga të gjithë do të thotë se nuk është vetëm për një grup të caktuar!
      mëndje shkurtësia e naçit qëndronte në faktin se ai pranonte një shoqëri të çthurur!!pra një shoqëri ku rregullat e kuranit,ai foli për ato që thotë kurani,lejokan një shoqëri të çthurur me femra që shkojnë në mënyrë të jashtëligjëshme me burra ose e kundërtat!mjafton që ato të jenë më të bukura se gruaja e burrit të pakënaqur!!ai nuk foli se a kanë të drejtë gratë të bëjnë të njëjtën gjë nëse nuk janë të kënaqura me burrat!!
      në predikimet e tij toni ishte tmerrësisht kërcënues,edhe më i rëndë kur mendojmë se ai është një nga më të hapurit!!
      me një fjalë,nuk e di përse e mbron!
      pyetjen që shtron gjokutaj–” A i lejohet nje imami mysliman te behet feminist?”,unë do të thosha se është e pamundur përsa kohë e tërë shoqëria është konservatore!!nuk është imami,hoxha, ai që vendos rregullat e shoqërisë!është e kundërta!!pa zhvillimin qytetar të shoqërisë nuk mund të kemi barazim të drejtash!!një një shoqëri konservatore,të prapambetur ligjin e bën FORCA!kush ka fuqinë ka pushtetin!!në rastin tonë fuqinë e ka mashkulli dhe ligjin e bën ai!!ashtu si pushtetin e ka mbreti dhe të gjithë duhet ti binden!!
      e njëjta gjë,të njëjtat predikime janë bërë dhe në fenë kristiane deri një shekull më parë!të jëjtat bëhen dhe në vëndet e amerikës latine,rusi,ose më mirë të themi jashtë europës!!në shoqëritë ku barazia fiton gjithnjë e më shumë peshë,kemi një ndryshim të predikimit!pra ka qënë shoqëria ajo që ka ndërruar gjuhën e predikuesve dhe jo predikuesit shoqërinë!!flas për të mirë!!
      për të keq!?
      nuk ka nevojë të ju sjell fakte!!mjaftojnë ISISjanët dhe të gjithë radikalët e çdo besimi!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 17:43

      guri i naimit pavarsisht moshës së tij,prap nuk e ka kuptuar se ata që përmënd në fillim si ish medresistë,”Shqipëria eshte akoma ne kthetrat e ish-komunisteve, qofshin te majte apo te djathte.” i përmënd më pas si spiunë,dhe më pas si luftëtarë “kundër zakoneve prapanike” dhe sot të rikëthyer në përhapës të besimit fetar,nuk po thotë gjë tjetër veçse “ata janë kameleonë”!!
      pra për të mbijetuar ata janë vetpështyrë!!

      Reply to this comment
  7. Arben October 6, 08:24

    ORE, PO TI NDAC KERKOJA PO DESHE

    AI ESHTE I ZOTI TE KTHEJE PERGJIGJEN

    NE MOMENT, POR PROBLEMI KETU ESHTE

    SE OFENDIMI ESHTE SHENJE E NJEREZVE

    TE VEGJEL DHE KETO “TAKTIZIME”

    QE BEJNE NJEREZ SI PUNA JOTE JANE

    LOJE E LODHUR KUNDRA FESE ISLAME.

    ALLAHU EKBER

    Reply to this comment
    • Njeriu është besimtar dhe pa qenë fanatik! October 6, 08:56

      O Ateist
      Nuk po do të të bëjë njeri besimtar, nëse ti mendon se vjen nga hiçi e do shkosh në hiç!
      Kjo tregon se e ke mendimin të kufizuar, vec ne kufijtë e të perceptuarës.
      Njeriu është besimtar dhe pa qenë fanatik!
      Përderisa shkenca nuk ka është e zonja të na japi përgjigje për të gjitha fenomenet, ka shumë hapsirë të besojmë, se ekziston një fuqi që organizon gjithë këtë gjithësi…
      Kjo botë do ishte dhe pa njeriun dhe prapë ka atë gjeagjeze, qe nuk zgjidhet deri në fund..

      Reply to this comment
      • ATEISTI October 6, 22:11

        E them me keqardhje , por je vertet per tu meshiruar , se ku synon artikulli , cfar kerkon te thote Ateisti dhe sa larg je ti , me ato qe thua ! Ty te mjaftoka vetem alfabeti …!

        Reply to this comment
      • mirel October 7, 15:08

        cthua mo budalla, shkenca nuk po ti jepka pergjigjet ty dhe po ti dhenka ky peshtyma qe quhet Imam

        Reply to this comment
    • Quo Vadis! October 6, 12:38

      Ai nuk kthen pergjigje.
      Ai perserit permendesh po te njejta fraza, pa dhene asnje fakt apo shpjegim.
      Dhe kete e ben ne menyre konstante derisa t’i ngreje nervat tjetrit qe ka perballe.
      Dhe kur ky tjetri nxehet sepse nuk po merr perjigje per pyetjen qe e ka bere disa here, atehere Naci e akuzon per islamofob.
      Une kete e pashe qarte ne emisionin Opnion.
      Dhe si perfundim Naci na del erudit perpara ithtareve te vet dhe te tjeret dalin ofendues.

      Reply to this comment
  8. Mark .U.K October 6, 08:50

    O turkushak po lutu ne shqip ose shko atje ku flitet kjo gjuhe e te pastrohet vendi.

    Reply to this comment
  9. Njeriu është besimtar dhe pa qenë fanatik! October 6, 08:54

    O Ateist
    Nuk po do të të bëjë njeri besimtar, nëse ti mendon se vjen nga hiçi e do shkosh në hiç!
    Kjo tregon se e ke mendimin të kufizuar, vec ne kufijtë e të perceptuarës.
    Njeriu është besimtar dhe pa qenë fanatik!
    Përderisa shkenca nuk ka është e zonja të na japi përgjigje për të gjitha fenomenet, ka shumë hapsirë të besojmë, se ekziston një fuqi që organizon gjithë këtë gjithësi…
    Kjo botë do ishte dhe pa njeriun dhe prapë ka atë gjeagjeze, qe nuk zgjidhet deri në fund..

    Reply to this comment
  10. Shqipëria eshte akoma ne kthetrat e ish-komunisteve, qofshin te majte apo te djathte. October 6, 09:14

    O Guri i Naimit,
    Unë i njoh këta Ballat si spiunët e lagjes, në kohën e diktaturës!
    Ti po na tregon sesi ke luftuar kundër “zakoneve prapanike” Më këto parulla kështu e luftuan sahanlëpirësit e komunizmit, zakonet shqiptare, për edukimin e njeriut te ri socialist..
    Jo, feja ka qene, problemi i shqiptareve, por diktatura komuniste e sahanlëpirësit e tij…
    Perderisa sot jepet çmimi letrar shqiptar me emrin “Kadare”, tregohet sesa eshte perpunuar kjo diktature nga shoqeria shqiptare.
    Do ishte skandal, ne Gjermani, te jepej cmimin me emrin “Göbels”.
    Ne kishim Fishten e shume te tjerë, perse do duhe te kishte cmimi emrin e nje ish deputeti të diktatures?!
    Ne vendet demokratike nuk ndodh kjo!
    Po Shqipëria eshte akoma ne kthetrat ekonomike, te ish-komunisteve..

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 10, 10:40

      guri i naimit pavarsisht moshës së tij,prap nuk e ka kuptuar se ata që përmënd në fillim si ish medresistë,”Shqipëria eshte akoma ne kthetrat e ish-komunisteve, qofshin te majte apo te djathte.” i përmënd më pas si spiunë,dhe më pas si luftëtarë “kundër zakoneve prapanike” dhe sot të rikëthyer në përhapës të besimit fetar,nuk po thotë gjë tjetër veçse “ata janë kameleonë”!!
      pra për të mbijetuar ata janë vetpështyrë!!

      Reply to this comment
  11. nua llesh frrok palok mushak pilli isamsn October 6, 14:28

    armiq e percares jane ata priftat bythqim me ne krye pedofilin angjelo masafra puro ‘shqiptar’.

    Reply to this comment
  12. memorja October 6, 14:38

    Elvis Naci je njish, na ndricove me dijen e thjeshtsine tande Zoti ta shperbleft me tmira, qent e zagart te lehin sa te duan at pune kane shpirtzinjt.

    Reply to this comment
  13. vasili October 6, 14:56

    Drejtimet e ndryshme,,brenda islamizmit,nje nga te cilet eshte dhe ky qe predikon Naci,jane shume shume maska,qe kerkojne te mbulojne themelet mbi te cilen eshte ngritur,kjo ideologji politike-ushtarake,qe ka pasur dhe ka vec si qellim,te pushtoje boten me dhune dhe te asgjesoje apo skllaveroje,ata qe e kundershtojne,apo nuk e pranojne kete ideologji,sic ka bere deri me sot.

    Fjala Islam-don te thote nenshtrim pa kushte;Ti qe i perket kesaj feje,duhet ti nenshtrohesh dhe te zbatosh,pa kushte ato qe thuhen ne kuran,pa tu lejuar te kesh nje mendim tendin.
    Adonis(emri i vertete i tij,Ali Ahmad Said Asbar),poet sirian,i nominuar per vite te tera,per cmimin Nobel,ashtu si dhe sivjet ishte ne emrat e pare,qe parashikoheshin dhe kete vit per ta fituar ate,ne librin e tij: ´´Dhuna dhe islami“,midis te tjerave ai shkruan:
    ´´ Islami,erdhi si nje forme e plote per te luftuar dijen qe ish para tij dhe dijen mbas tij,ku perfshihen filosofia,arti,shkenca etj,
    . …………
    Une nuk njoh ndonje poet apo filosof,vazhdon Adonis,qe mund te kete qene besimtar islam.As Averroes,Avicena apo Rawandi,nuk ishin myslyman.
    . . . …. ….
    Kurani kohen para islamit e quan´´jahiliya´´,koha e paditurise.Para islamit grate ishin te lira dhe mbanin poste te larta´´

    Perfaqesuesja,me eksplicite dhe e eger e kesaj ideologjie ne Shqiperi,ka qene banda e kullave te errta,me targen pd,qe vazhdojne ta mbajne pushtuar kete vend,ku se pari vajten dhe e bashkuan kete vend me arabet dhe anadollaket,u hapen dyert deri dhe terrorizmit te tyre,duke vazhduar te shkaterrojne deri ne rrenje identitetin kulturor te ketij vendi,ne shume raste dhe te pakthyeshme.
    Ajo qe quhet mender tolerance ketu,nuk eshte vecse nje nenshtrim i fese kristiane,apo i asaj partie qe banda ka ´´perballe´´.
    Kryeministri,vazhdon dashurine me baben diktator te Anadollit,Erdogan,duke e lejuar te ripushtoje dhe njehere qendren e Tiranes me super xhamine e tij,sikur ky territor kaq i bukur dhe domethenes per identitetin kombetar, te ishin prone e Anetes dhe Edit..

    Reply to this comment
  14. darvin... October 6, 17:22

    po te lejohet jot eme, te behet dashnore e jaranit thua ti … jo more s’lidhet me mesimet e kuranit kjo . kuranet, duhen çuar ne fabrike letre, per t’u kthyer nga katerma e pa vlefshme, ne bebelina “soft” per femijet . mama jote dhe me te rejat se ajo, po i desh hajdarfalla, te hapin dhe burdello, “sipas ligjit”, po deshen ..

    Reply to this comment
  15. sa ne menyre me moderrne te flasin islamiket, aq me injorant jane . per pasoje, aq dhe me te rrezikshem.... October 6, 17:37

    qenka nje “superova”, siper . keto islamiker me keto nickname dhe argumenta “shkencore” ne mbrojtje te islamit, u duhet mohuar, mesimi i anglishtes, njelloi si soi i vjeter i tyre turqit, ndalonin mesimin e gjuhes shqipe nga, populli shqiptar .

    Reply to this comment
  16. mirel October 7, 15:11

    A bën seks t’i kërkojmë një kleriku mysliman të bëhet feminist?
    haha, kjo duhet te ishte pyetja,,kleriku ka fantazi te forte,,me shami e pa te brendshme,,ashtu Imam?

    Reply to this comment
  17. herilg October 8, 07:59

    Zoti Gjokutaj,
    Kam respekt per penen tuaj, por me vjen shume keq qe edhe ju, dashur pa dashur, jeni futur ne vorbullen e atyre qe po deformojne shqipen.
    Ne shqip ne themi: ‘A ka kuptim….’ dhe jo ‘A ben sens’
    me respekt

    Reply to this comment
  18. Musliman October 13, 09:16

    Muu ja ben Lopa kur ka perpara nje mullar me kashtë !
    Tani ju komentuesit gjeni lopa ja ben mu dmth kashta eshte per mua, apo mu -obobo kush e han gjith kete gje, apo muu do me dhembi barku, apo mu- mut puna me duket se do te me therin, apo MU se kemi nevoje per syze , stilolaps dhe laptop qe te numerojme fijet e kashtes! Une nuk jam veteriner po ju lej juve ateistave , te merrreni me muuute e lopes.

    Elvis Naci eshte nje punonjes i KMSH dhe nuk eshte nje dijetar. Fjala e tij eshte nje keshille xhumaje per ata qe hutohen gjate javes dhe zemrat e tyre njollosen me pika gjynahesh prandaj kane nevoje per namazin e xhumase qe te pastrojne gjynahet e javes. Dijetari i madh Ibn Kajiimi nxenes i IBn tejmijes ky i fundit mund te quhet si Njutoni i Islamit ka analizuar shikimin e njeriut dhe mardheniet sy zemer duke saktesuar qe syte jane lajmetaret e zemres dhe cdo gje qe ata shikojne lajmerojne zemren. Kjo e fundit analizon dhe kur gjen diçka te bukur tenton te dashurohet. Dashuria analizohet nga mendja dhe kur kjo i jep leje zemres atehere kemi situate te qetë simpatie. Ne rast kur mendja thote jo dhe zemra eshte shume e dhene mbas dashurise kemi adhurim pa kushte deri ne idiotesi. Te shohesh gruan tende 100 kile. te mos e pelqesh kjo eshte normale por kur ti shikon grate e tjera qe i ke haram, mendja thote jo zemra thote po kjo eshte anormale! Martesa ka detyrime. Keshtu jemi mesuar ne brezi i viteve 90′ dhe jo nga feja Islame por nga morali i popullit shqiptar. Ju po shani Islamin dhe moralin e Islamit . Elvisi Naci nuk eshte profet por nje hoxhe xhamie qe ka qene tolerante ndaj modifikimeve te synetit te Profetit Muhamed. Toleranca shkoi aq shume saqe e njollosi veten me veshje aspak islame! Zoti e pastrofte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*