Imami i mërzitur që zëvendëson Topallin, Alibeaj tërhiqet nga PD
Zëvendësimi i Jozefina Topallit në Shkodër duket se nuk është mirëpritur nga Arben Imami, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij brenda PD-së.
Arben Imami prej dy zgjedhjesh ka qenë edhe drejtues i fushatës zgjedhore në qarkun e Elbasanit. Por rezultatet e dobëta të zgjedhjeve të fundit si dhe dëshira e Bashës për ë mënjanuar sa të jetë e mundur Jozefina Topallin, e kanë bindur kreun e ri të PD-së që të bëjë këtë zhvendosje taktike.
Nga ana tjetër, Jozefina Topalli edhe pse është përjashtuar nga drejtimi I fushatës zgjedhore në këtë qark, deri më tani nuk ka shprehur ndonjë pakënaqësi publike për momentin.
Gjithsesi, Topalli ka shmangur të gjitha aktivitetet e PD-së së organizuar në Shkodër apo dhe në Tiranë.
Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj, sfidanti kryesor i Arben Ristanit për sekretar të përgjithshëm, nuk ka pranuar të punojë në Tepelenë e Memaliaj. ABC thotë se ai është tërhequr fare nga politika aktive në PD. Ai punoi si koordiantor i zgjedhjeve për PD-në e Vlorës, ku drejtues fushate do të jetë sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Arben Ristani.
Pune muti
E hangesh ate pune
jozefinen mund ta etiketojn buc-spiune-lavire-etj po per kete skizofrenin arben imamin ka shume te drejte
Hengshit kokat e njeri tjetrin, sa te poshter jeni qe te gjithe.