Imami kosovar: Mjekrën mund ta heqësh për një euro, me dy euro mund t’i shkurtosh pantallonat

March 12, 2016 21:39

Imami kosovar: Mjekrën mund ta heqësh për një euro, me dy euro mund t’i shkurtosh pantallonat

Mervan Kqiku, imam në xhaminë e Busavatës në Kamenicë dje u bë temë e ditës në portalet kosovare, pas një kronike në të cilin ai trajtohet si imam që promovon islamin tradicional dhe që është kundër ekstremizmit fetar.

Imami 21-vjeçar dëgjohej duke thënë se mjekra dhe pantallonat e shkurtër nuk të bëjnë më shumë mysliman. Madje, ai tha edhe disa fjalë për luftën e Sirisë.

Në një prononcim për portalin Veriu.info, Kqiku thotë se fjalimi i tij 20-minutësh u shkurtua, duke i nxjerrë deklarimet nga konteksti.

Ai tregon se ligjërata është nga libri “Kujdes nga ekstremizmi o djali im!” i autorit Dr. Halid Alij.

“Ligjërata e cila ishte e gjatë 20 minuta është shkurtuar. Unë para se me thënë se ‘Shyqyr Allah që Siria është luftë’ kam thënë se jam kundër çdo lufte dhe se zemra më dhemb, sepse luftën e kemi përjetuar edhe ne. Pra, kjo është arsyeja që unë nuk përkrah asnjë luftë dhe nuk kam përkrahur shkuarjen e shqiptarëve atje.

Kam thënë nëse është për me vdek si shehid, atëherë çliro tokat e tua e jo tokat për të cilat nuk ke përgjegjësi”, thotë imami Kqiku duke sqaruar se bërllok nuk i ka thënë Sirisë, po shqiptarëve që kanë shkuar të luftojnë atje.

Flamuri i Shqipërisë në Xhaminë e Busavatës në Kamenicë

Flamuri i Shqipërisë në Xhaminë e Busavatës në Kamenicë

“Po ashtu, Pejgamberi a.s. ka thënë ‘nëse ju kërkohet të luftoni nga pushtetarët atëherë dilni në luftë.

“Po ashtu kam thënë se muslimanllaku nuk është në mjekër e as në patolla, kjo pasi që Islami duhet të jetë në zemër, sepse mjekrën mundesh me një euro ta heqësh, ndërsa pantallonat me dy euro me i zgjat e me i shkurtu”, shtoi ai.

I dyshuar për terrorizëm, Alehim Maliqi që mendohet se gjendet në Siri e që dyshohet se rekrutonte kosovarët tek ISIS-i, dikur ishte imam i xhamisë së Busavatës në Kamenicë.

Por, imam i ri aty tash është Mervan Kqiku, që ka qasje tjetër të islamit tradicional.

Madje, ai ka vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë.

March 12, 2016 21:39
Komento

7 Komente

  1. l ri March 12, 21:59

    Shumë mirë punë të mbarë djaloshit të ri,në misionin e tij fetar,me Islamin tradicional Shqipëtar

    Reply to this comment
  2. Nazim March 12, 23:04

    Bravo,

    kjo duhet te jete fryma e gjithe imameve si ne Kosove edhe ne Shqiperi!

    Reply to this comment
  3. dhori March 12, 23:04

    Te lumt per pikepamjet. Ke shume te drejte kur ne minare vendos flamurin kombetar. I pari eshte atdheu, pastaj feja.

    Reply to this comment
  4. TLN March 13, 00:00

    O Shqiptare kudo ku ndodheni asnje gje e mire nuk i ka ardhur kombit tone nga feja. Vetem percarje dhe probleme. Hapni syte,veshet dhe bejuni njerez te llogjikshem. Nuk na hyne ne pune perrallat e shpikura mijera vjet me pare ne lindjen e mesme. Nje perralle ka kryq,nje ka gjysem hene e nje ka yllin e Davidit.

    Reply to this comment
  5. Beni March 13, 08:42

    Bre, cfare nxirrni ne gazete…cfare lsjmi bombastik…po turp nuk keni mor…nje fsht i humbur ne nje shtet rrumpalle ku hidhet koktejmolotov ne parlament dhe nje imam leshi te akoma masturbon dhe ka moshen e 21 vjec e la kaluar jeten vetem ne kete fshat….turp per ju qe merrenie fe ne kohen kur dihet te studioni shkenca e te punoni te ndertoni kosoven we bota te mos tallet me me ju

    Reply to this comment
  6. katarakti March 13, 09:47

    E mira do te ishte te mos i japim asnje fare rendesie ketyre dokrrave fetare. Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria. Dhe pike. Boll me çallmat dhe veladonet. Qe nje dite do te na fusin ne lufte fetare. ndersa deri me tani ia kane arritur me sukses qe te na ndajne dhe largojne nga njeri tjetri. Siç thoshte i madhi Pashko Vasa: Njeri latin, tjetri myslim, por jeni vllazen te gjithe mor te mjere… Sa mire beri Enveri qe ua dogji mjekrrat kesaj fare te keqe.

    Reply to this comment
  7. georgeh March 13, 23:18

    Po ky mazllum nuk thote akoma do pellase arabisht maje minares turke. Cfare lidhje ka flamuri shqiptar i lirise me xhamine e peshtire turke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*