Imami, një nga të akuzuarit tentoi të vriste në fushatë kryebashkiakun e Gramshit

Artur Qoraj December 10, 2013 01:43

Imami, një nga të akuzuarit tentoi të vriste në fushatë kryebashkiakun e Gramshit

Ish-drejtori i Drejtorisë Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Me origjinë nga veriu i vendit, por dalja në skenë e tij daton gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit, periudha e fushatës elektorale. Drejtoria që ai drejtonte kishte përgjegjësinë për shitjet e materialeve të ushtrisë për skrap dhe veprimet e tjera në uzina e reparte.

Në muajin qershor, Shkëlqim Berisha përfshihet në incident elektoral. Shkak ishte vendosja e posterave dhe flamujve për subjektet politike. Si pjesë e shtabit të ish-ministrit Imami për qarkun e Elbasanit, Berisha konfliktohet me kryetarin e Bashkisë Gramsh, Dritan Bici. Pas debatit të fortë, drejtori nxjerr pistoletën për ta qëlluar. Por kryebashkiaku shpëton dhe denoncon ngjarjen publikisht. Berisha i shpëton ndjekjes penale, megjithëse u denoncua.

Pas zgjedhjeve, me largimin nga detyra, propozohet si sekretar në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive, ILKPD, që drejtohet nga Zana Xhuka, ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes në kohën e Imamit. Madje punonjësit e institucionit e denoncuan disa javë më parë se ai i kërcënonte me armë për të mbrojtur Xhukën e denoncuar për veprime të paligjshme në ILKPD.

Artur Qoraj December 10, 2013 01:43
Komento

11 Komente

  1. hrubesh December 10, 03:11

    Kjo Xhuka do kapur per leshi, ..e do rrasur brenda se e ka mbush kupen.

    Reply to this comment
  2. sopiqoti December 10, 08:40

    Ndofta eshte rasti per ti u kethyer ketij problemi.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic December 10, 09:26

    Imami dhe shume te tjere e kan mbushur kupen.Ne se akuza qe behet kaqe sa duke kjo eshte vetem per ta trembur dhe jo per ta denuar, Ai ka shitur tere pasurin e ushtrise dhe nuk dihet ku jane parat.Dje Imami deklaron se ishin genjeshta shitja e armeve bile edhe nga vedet e tjera.
    Nje gje eshte ne se verete shteti i kane hyre hetimit te shkoje deri ne funde, ne se kerkojne te bejne lojra fjalesh si heret e tjera me mire te mos hutohet opinioni me probleme skajore sice eshte ceshtja e rreklameve.!

    Reply to this comment
  4. Bocari December 10, 10:28

    E po paska burra Shqiperia? Une thashe se ishin shuar keta qe qellonin. Po si o su gjet nje keta 23 vjet per Saliun! Ah i shkreti gjak shqiptar, harrova qe ne historikisht gjithmone njeri tjetrin e kemi qelluar por vetem per para.

    Reply to this comment
  5. kasemi December 10, 10:28

    po qe kshu mos e vini ne qeli me Dajtin se qeka nevrik

    Reply to this comment
  6. shpatar December 10, 10:32

    Si do behet me armet qe mbajne pinjollet e Pd .Dihet qe Berisha kur ishte ne maje te plehur armatosi me urdher gjithe kuadrot kryesor te Pd .Deputet,Ministra ,Drejtor.Kryetar celulash e sojne e sorrollopin .Cpritet .Pse nuk carmatoset kjo fare?

    Reply to this comment
  7. F. WITT December 10, 11:48

    Ne Shqiperi mjafton te te tregoje me gisht Ed Rama e te jape urdher prokurorise per arrestim dhe pastaj si me nje “sss… kape”, leshohen disa si ne vitin 1945 kur therrisnin ” Kriminelat ne litar”.

    Reply to this comment
  8. Samiu December 10, 12:28

    C’jane keta zagare si ky berisha? Kur do shuhet raca e ketyre ?

    Reply to this comment
  9. Iliri December 10, 12:30

    Imagjinoni ne cilindo vend Europian,te ndodhin keto lloj historish te verteta,nepunes te larte te Ministrive,nxjerrin koburet dhe kercenojne ata qe kane perballe……nuk ka nevoje per asnje koment….nje “skote” qe duhet zhdukur nga administrata dhe i do dhene drejtesise.Edhe kjo,nese ndodh,ne fakt eshte kontribut modest drejt normalitetit,sepse rruga eshte shume e gjate….ku jemi e ku duam te shkojme..pra me e pakta qe do bere,ky (duket edhe i ri ne moshe) duhet te perballet me ligjin sa me pare.Iliri

    Reply to this comment
  10. Endribeu December 10, 12:42

    Ti hapi letrat prokuroria dhe per xhuken se ka qen zv Ministre e Gerdecit, e cila u shperblye per devotshmeri duke u bere Inspektore e pergjithshme e ILDKP. Kjo zonja e gerdecit ka marr ne pune gjith kriminelet dhe injorantet e PD.

    Reply to this comment
  11. al December 10, 14:53

    po pse nuk eshte denuar me pare per tentative vrasje .nqs eshte bere nje kallezim penal dhe nuk eshte hetuar sic duhet dhe prokuroret e asaj ceshtjeje te mbajne pergjegjesi .shpresojme te kete me shume drejtesi ne kete vend dhe me pak show

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim